Koço Kokëdhima: Kongresi vetëm parfumosi xhenazen e PS. Është parti e vdekur

23 Mars 2019, 18:17Politika TEMA

Koço Kokëdhima thotë se Kongresi i sotëm, vetëm parfumosi xhenazen e PS.

Sipas tij, Partia Socialiste është parti e vdekur.

Rilindja mblodhi Kongresin në Tiranë. E quajti elektoral, sepse gjoja do të përcaktonte kandidatët për kryetarë bashkie, kur edhe çiliminjtë e dinë se kandidatët nuk dalin nga anëtarësia, por nga xhepi i kryetarit.

Por kështu vendosi sulltani i Rilindjes, që sot, në mes të kongresit, bëri edhe një megashow te ‘Nënë Tereza’ për të prezantuar shërbëtorin e tij në krye të bashkisë së Tiranës për një mandat tjetër shkatërrimtar për Tiranën, të mbushur me njerëz të sjellë aty forcërisht dhe të kërcënuar me bukën e gojës. 

Harxhoi mbi gjysëm milioni euro për një tallje publike me Tiranën, në sheshin që mban emrin e humanistes së madhe shqiptare, kur qindra mijëra shqiptarë nuk kanë bukë në tryezat e tyre, të zhytur në skamje dhe mizerje nga mungesa e qeverisjes së përgjegjshme.

PS-ja është një parti autokratike, e kapur dhe e kriminalizuar në çdo nivel të saj, mburojë e oligarkisë dhe mafies së krimit dhe korrupsionit, armike e lirisë dhe sovranitetit të popullit. PS ka vdekur. Misioni i saj dhe i elitës së sotme politike ka mbaruar.

Kongresi i sotëm nuk kontribuoi për asgjë, e thelloi krizën që ka pllakosur parlamentin dhe sistemin politik. Vetëm partia ZGJIDHJA ka alternativë.

Ajo ka propozuar paktin e madh kombëtar gjithëpërfshirës për zgjidhjen e krizës së rëndë të sistemit politik, sistemit zgjedhor dhe institucioneve kushtetuese të Shqipërisë. Kongresi i sotëm i PS vetëm sa e parfumosi kufomën e saj.

E kisha paralajmëruar katër vite më parë shkatërrimin të PS-së nga sekti i Rilindjes, rrëmbimin e të gjitha kompetencave të forumeve dhe anëtarësisë nga një njeri i vetëm. 

Në 2 prill 2017 deklarova se Rama po e çon PS-në në humnerë dhe Shqipërinë në destabilizim, ato fjalë që sot socialistë të vjetër si Arta Dade po i artikulojnë përditë. 

Asokohe kërkova që PS të çlirohej nga Edi Rama dhe të bëhej parti e përgjegjshme, të shtynte për në vjeshtë zgjedhjet parlamentare që ishin parashikuar më 18 qershor dhe të kontribuontr për një kod të ri zgjedhor, kërkesa që janë kaq aktuale sot”, shkruan Kokëdhima.

10 komente në “Koço Kokëdhima: Kongresi vetëm parfumosi xhenazen e PS. Është parti e vdekur”

  1. Koke-dhimi! says:

    Po ti valle cfare je?
    Mos je kufome e varrosur prej 100-vjetesh!

  2. TITI says:

    O NJEREZ TE ULET,VETEM VDEKJE,XHENAZE MBANI NE GOJE.

  3. Opgj says:

    Futeni në burg këtë bajgë.

  4. Ben says:

    Pok ti o kokër komunisti akoma nuk qenke futur në burg. Ti ke vjedhur me shume.se Saliu dhe Iliri se bashku. Ju.keni ngelur në Shqipëri.se nuk mund të futeni dot në Perëndim pa dhënë llogari.

  5. & says:

    Foli edhe plehra e Qeparoit. Kujton se 5 leket qe ka fituar e benne te ditur. Ne balte ka jetuar.

  6. Terbaci says:

    Koco mire jeni.Kush te pyet ty o lummath.Sa vota do te marresh ne zgjedhje.Provoje nji here pastaj jep mendje..Hajdin Sejdia mire ke?Po te kish degjuar ty PS jo e parfumosur por tani do te ishte kalbur ne dhè.

  7. timo says:

    Më je bërë si Lymi i Tutit o Koço.

  8. fieri says:

    Koco boll me dhene mend .Si komitet i rinise se Fierit mire qe PS te largoj se do te kish perfunduar si PD qe i cove intruktorin e rinise Luan Bacin.
    Nuk e di i ke cuar ndonji edhe LSI.? Sukese ne jete.

  9. Bregu says:

    Ajo beri kongres sepse gjallon, perfaqeson 70 perqind te shqiptareve dhe eshte shpresa e saje, ndersa ju qe vegjetoni , sjeni gje tjeter vecse xhenaze. Ti prej kohesh duhet te ishe futur ne ate gropen e hajdin sejdise, sepse paret e tij vodhe, ca kohe te iku dhe mendja por si mashtrues qe je ju ngjite PS-es der sa te nxorren fytyren e ndyre qe ke. Phy , rrace e keqe.

  10. M says:

    O koqo pa na thuaj ike vete zotrote nga ps-je apo te vune hurin .
    Te gjithe ata qe i zhduken nga pushteti si oligark etj..etj nxjerin vrere , te pa berat i bejne te kryera dhe virtutet e tyre mundohen tju angarkojne te tjereve si kocua, blushi, dade (pse su be ambasadore,) ish shoket e Rames qe prisnit te hanin me lopate si lubonja, zheji, bushati , manjani e ne pergjithesi gjithe leshelija dhe sot kerkojne e shkojne si dhelpra mbapa dashit kure do ti bien hallatet ,te behet dhe njehere deti kose vetem per ta , kete pergjigje do tju a jap vota e sovranit , eshte e kote qe harxhoni jarget kaloni ne efidhatosi dhe u priten kembet me dy rotullime rreth kryeministrise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje