Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla ka bërë një bilanc të zhvillimeve në Kongres.
Teksa ka dalë në një konferencë për media, ai shpreh se do të vijojë më tej puna për të çuar përpara reformën zgjedhore.
Balla garantoi se PS do të punojë për procesin e integrimit Europian ku theksoi se shqiptarët do të dinë të zgjedhin.
“Opozita ka krijuar një ngërc artificial. Na lind detyra të përfaqësojmë masën e të gjithë shqiptarëve që duan një të ardhme më të mirë. Ka ardhur koha të bëjmë një bilanc të angazhimeve. Rritje të eksporteve, turizmit dhe punësimit.Refuzoj politikën destruktive dhe gjuhën e urrejtjes. Shqipëria është një vend me vokacion europiane dhe rruga e vetme mbetet Europa. Në prag të zgjedhjeve lokale të tjera sfida na presin.
PS-ja është e vendosur për të cuar përpara reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE-së duke e bazuar në tre shtylla, depolitizimi, sigurimi i votës dhe aplikimi i teknologjisë për votim dhe numërim elektronik. Djegia e mandateve është një akt i pashembullt. PS-ja i bën thirrje qeverisë dhe Kuvendit të avancojnë axhendën europiane. Dialogu mbetet e vetmja zgjidhje në favor të vendit. Kongresi vendosi piketat për përgatitjet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e 2021″, tha Balla.
Ndërkohë, deputeti socialist thumboi edhe presidentin Ilir Meta duke thënë se pas fjalës së kryeministrit Edi Rama duhet të jetë qetësuar. (TemA)
Vaj me dete qe mbeti PS ne doren tate,,,
pse nuk propozon ti labi ndonje me te mire se ky? A eshte i mire apo i keq ky e di partia e tij qe e ka zgjdhur ne ate post.
pse nuk propozon ti labi ndonje me te mire se ky? A eshte i mire apo i keq ky e di partia e tij qe e ka zgjdhur ne ate post.Komenti u be sapo u lexua opinioni.