Hashim Thaçi: UÇK dhe NATO detyruan kapitullimin e Millosheviçit

23 Mars 2019, 22:05Politika TEMA
Hashim Thaçi: UÇK dhe NATO detyruan kapitullimin e

Adem Jashari me Hashim Thaçin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-së, është shprehur se marsi i vitit 1999 ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi.

Ndër të tjera përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Milloshevicit.

Pas dështimit të përpjekjeve diplomatike për ta detyruar Serbinë që t’i ndërpriste ofensivat brutale dhe masakrat mbi popullsinë civile në Kosovë, ish-sekretari i NATO-s, Javier Solana, më 23 mars 1999 kishte urdhëruar fillimin e sulmeve të NATO-s kundër forcave serbe. 

Edhe sot kur i kujtojmë këto ditë, dy dekada pas, e kemi të freskët gëzimin e madh që përjetuam në ato momente tejet të vështira për popullin tonë. Kjo ishte pikënisje e ndalimit të gjenocidit dhe rikthim i shpresës sonë për liri e pavarësi. 

UÇK-ja në tokë dhe NATO-ja në ajër, në luftën e përbashkët për paqe, e detyruan kapitullimin e regjimit të Millosheviçit. Intervenimi i NATO-s, i cili ndaloi spastrimin etnik, na obligon edhe më shumë që me përkushtim të shtuar institucional dhe politik t’i ruajmë dhe t’i garantojmë të drejtat e të gjitha komuniteteve që jetojnë në vendin tonë. 

Republika e Kosovës është dhe do të jetë përherë atdhe i përbashkët i të gjithë qytetarëve të saj”, shkruan Thaçi.

3 komente në “Hashim Thaçi: UÇK dhe NATO detyruan kapitullimin e Millosheviçit”

  1. Bekim Peja says:

    UÇK-ja dhe NATO njëra me sulme gjuaj dhe ik ndërsa tjetra sulm nga mija metra nxitet qetnikt të vrasin mbi 13 mijë civil dhe dy herë me shum dhunime prej tyre edhe shumë fëmijë.
    Nuk jeni për mburrje as UÇK-ja as NATO, vrasjet e gjenocidin që përjetuan popullata nuk mund ta imagjinon truri i njeriut.
    Lufta e Kosovës ashtu si demonstratat e 1981 ishin plan i Serbisë, dihet se aty kishte edhe shumë atdhetar por plani ishte serb. Serbia nxiti luftën për ta shpërngulur popullatën shqiptare dhe pastaj të hyn në bisedime, por lufta në Bosnjë ndikoj që fuqit e mëdha ta ndryshojnë gjërat.
    Dhe në fund Kosovën e çliruan grat fëmijët e civilët e masakruar e asnjehere UÇK ja (kam qen vet ushtar i UÇK në Dukagjin).
    Kosovës duhet ti nderpris menjëherë pensionet e ish ushtarëve dhe ato pare ti jep për familjet e civilëve të vrar e të dhunuar sepse ata janë që paguan haraçin e liris.

  2. Bekim Peja says:

    UÇK-ja dhe NATO njëra me sulme gjuaj dhe ik ndërsa tjetra sulm nga mija metra nxitet qetnikt të vrasin mbi 13 mijë civil dhe dy herë me shum dhunime prej tyre edhe shumë fëmijë.
    Nuk jeni për mburrje as UÇK-ja as NATO, vrasjet e gjenocidin që përjetuan popullata nuk mund ta imagjinon truri i njeriut.
    Lufta e Kosovës ashtu si demonstratat e 1981 ishin plan i Serbisë, dihet se aty kishte edhe shumë atdhetar por plani ishte serb. Serbia nxiti luftën për ta shpërngulur popullatën shqiptare dhe pastaj të hyn në bisedime, por lufta në Bosnjë ndikoj që fuqit e mëdha ta ndryshojnë gjërat.
    Dhe në fund Kosovën e çliruan grat fëmijët e civilët e masakruar e asnjehere UÇK ja (kam qen vet ushtar i UÇK në Dukagjin).
    Kosovës duhet ti nderpris menjëherë pensionet e ish ushtarëve dhe ato pare ti jep për familjet e civilëve të vrar e të dhunuar sepse ata janë që paguan haraçin e liris dhe pik.

  3. Mero Plaku says:

    Pse censuroni komentet?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje