Gazeta zyrtare e Vatikanit “zhduk” Kryemadhin, LSI quhet e Presidentit Meta. Jemi në prag “rotacioni” brenda familjes në këtë parti?!

24 Mars 2019, 13:24Politika TEMA

Në artikull janë dhënë detaje nga panorama politike, duke nisur që përplasjet mes kampeve politike, akuzat dhe kundërakuzat, djegia e mandateve e deri tek zgjedhjet.

Por, ajo çfarë të bën përshtypje në artikull, është se si kryetar i LSI-së, përmendet Ilir Meta.

“Javët e fundit, opozita e përfaqësuar nga lideri liberal Lulzim Basha dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, ka kundërshtuar fuqishëm qeverinë.

Por gjithashtu po proteston edhe Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI), partia e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

Në javët e fundit PD dhe LSI kanë arritur në pikën që deputetët e tyre të lënë mandatet në shenjë proteste. Megjithatë, braktisja e parlamentit u kritikua nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara.

Qeveria përfaqësohet nga kryeministri socialist Edi Rama. Partitë e opozitës dhe protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij dhe thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Akuzat kundër qeverisë së Ramës lidhen me afërsinë e tij me organizatat kriminale dhe biznesmenët”, thuhet  në shkrim.

Cilësimi i LSI si parti e Presidentit Ilir Meta dhe mospërmendja e Monika Kryemadhit si kryetare e kësaj partie, mos paralajmëron “rotacion” brenda familjes?!

Meta disa ditë më para nga Pogradeci paralajmëroi se është gati të japë dorëheqjen si President madje paralajmëroi gatishmërinë për ti dhënë fund dhe jetës në shërbim të zgjidhjes së krizës politike.

 

3 komente në “Gazeta zyrtare e Vatikanit “zhduk” Kryemadhin, LSI quhet e Presidentit Meta. Jemi në prag “rotacioni” brenda familjes në këtë parti?!”

  1. Eagles says:

    Nuk e mora vesh cfare beri me ate vendimin e tij ngela duke pare per kete lajm te Gezuar
    Parlamenti u pastrua tani Presidenca

  2. Vatra says:

    ÇIFTI I KRYEHAJDUTAVE ILIR FLORIRI DHE MONAQA QE KANE VJEDHUR ME SA JANE MUNDUR POPULLIN SHQIPETARE, E KANE VRARE, DHE E KANE PLAÇKITUR K’TE POPULL ME TOKA DHE PASURI NE MILIARDA EURO. DHE TASHTI DALIN NE MEDIA ME LULUSHIN DHE SALI SERBIN DHE DUAN TE GENJEJNE POPULLIN SHQIPETARE E TI THONE SE I KANE DUART E PASTRA. E KUSH ESHTE AI IDIOT QE I BESON K’TO KRYEHAJUTA. JO KURRE. K’TO QELBSIRA, QELBESIRA DO MBETEN.

  3. Haha says:

    Me bastarde……nuk gjen…….ne bote…keta duhen varur…..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje