Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratave të kryeminirit Edi Rama se do të fitojë bashkitë e djathta.
Me tone të ashpra, Voltana i thotë Ramës se vendi nuk mund të bëhet me batuata, ndërkohë që pretendon se qeveria nuk ka dhënë asnjë investim për Shkodrën.
“Vendi nuk bëhet me batuta. Shkodra nuk mund të bëhet si Vlora me 20 të zhdukur, 13 ndër të cilët janë zhdukur në vitin 2018.
Shkodra ka qenë gjithmonë nën presionin e qeverisë, e cila ka dhënë 0 investime për Shkodrën”, shprehet kryebashkiakja.
Shkodrant jan Gra e Burra inteligent, nuk i besojn ma Lulashit e PD, e kan pa ca bani Lulashi me Topallin, pra ne sgjedhjet e arrdhshme nuk votojm per PD . Rroft Shkodra pa PD. LSI nuk eksiston ne Shkoder, voten kena me ja dhan vetem PS.
Bravo aleks, edhe miqte e mi shkodrane thone te njejten gje.
Po sikur qeveria ti këtë dhënë fonde, çfarë do thotë voltana që i vodha unë?