Ish-kryeministri shqiptar në kohën e luftës së Kosovës, Pandeli Majko, ka kujtuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë.
Majko kujton se sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana, i kishte telefonuar dhe ia kishte komunikuar vendimin për ndërmhyrje me shprehjen: “It is done”.
Sot, 20 vjet më parë… me një procedurë aspak të zakontë (me atë të “heshtjes miratuese”) Sekretari i Përgjithshëm Solana dha lejen që forcat ajrore të NATO-s të godasin Forcat e Armatosura të Jugosllavisë së mbetur nën Serbinë e Milloshevicit. Sot është përvjetori zyrtar i atij që u konsiderua konflikti më i rëndë në Europë pas Luftës së Dytë Botërore.
Një kujtim me respekt për ata miq të mirë ndërkombëtarë që i qëndruan pranë interesave të popullit shqiptar!
Për mua, ishte vec një telefonatë me shprehjen “It is done!” dhe pastaj heshtja e ankthit…për të nesërmen e luftës.
Lavdi të rënëve! Heshtja e tyre ka peshën e lirisë”, shkruan ai.(TemA)
Majko,si nuk te vrane ndergjegja qe nuk bere asgje as ti dhe askush tjeter per ti dale ne ndihme popullit shqiptar te Kosoves. Gjithe aj armatim dhe gjithe ata oficer qe kishte shteti shqiptar dhe as edhe nje ndihme (perjashto 2,3 oficer edhe nja 200 vullnetar qe pa asnje urdher erdhen dhe luftuan . Respekt te pafund per ta. Po ishte pak shuuume pak.),per tu angazhuar ne lufte. Kjo duhet te te turperoj se pari ty dhe gjithe strukturat tjera politike dhe ushtarake. Prandaj shpesh thuhet se ti si kryeminister ke bere shume per luften!!! Faktet thone te kunderten. Keshtu qe sa here te perkujtohet nderhyrja e NATO-s ,ti dhe te tjeret si ty duhet te ulni koken e te turperoheni.
Me shume keqardhje,po ky eshte realiteti.