Nga Alfred Peza
Pamjet e jashtëzakonshme të manifestimit politik në sallën e Kongresit dhe atij elektoral në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, nga ana e Partisë Socialiste, në rastin më të mirë bënë që të heshtë ajo pjesë e mediave kritike që bazohet ende tek disa parime profesionale. Por, kjo nuk do të thotë se mediat militante dhe ato partike pranë PD dhe LSI, të mos flisnin. Përkundrazi.
Në përpjekje për të bërë pis me çdo çmim, një nga vitrinat me vezulluese që një parti politike ka arritur ti tregojë ndonjëherë opinionit në këto 30 vitet e fundit në Shqipëri, u vu në lëvizje si kurrë më parë, i gjithë mekanizmi propogandistik i kundërshtarëve. E bukura e gjithë kësaj historie, është se kori i propogandës së opozitës sonë, ka nisur të ketë deri edhe arrogancën që rreket ti detyrojë gjithë të tjerët që nuk mendojnë si ata, të shohin në çarçafin e bardhë atë pikën e zezë që arrijnë ta dallojnë veç sytë e mendjes së tyre!
Në një përpjekje dëshpërimisht titanike, nisi menjëherë prodhimi në seri i “fake news”-së, thashethemeve, intrigave nga më të ulëtat, e deri tek shpifjet më vulgare, trashanike e qesharake. Për të mbërritur në fund, tek mitet e rreme të ngritura mbi fantazi, mbi folklorizmin primitiv, ushqyer me të dhëna konfuze, dëshira personale dhe legjenda urbane, për ta paraqitur PS dhe Edi Ramën, përmes një mllefi të vërbuar pangushëllimisht, veç ashtu siç nuk janë.
E kjo qasje e paprecedentë propogandistike, duke qenë se mali i gënjeshtrës në Shqipëri e ka kaluar tashmë edhe Everestin, në vend që ta dëmtojë mazhorancën, po dëmton gjithnjë e më shumë opozitën vetë. Arësyet për këtë janë të panumërta, por mjafton që të ofroj dy prej tyre:
E para, në epokën e internetit, rrjeteve sociale dhe mediave online, askush nuk mund të gënjehet dot përserisa gjithkush e mban provën për të kundërtën, 24 orë në 24, me vete. Gjithkush ka mundësi që të vërifikojë nëpërmjet telefonave celularë dhe aksesit në internet, pamjet, provat, faktet, burimet dhe të bindet vetë për të vërtetën apo të pavërtetën e gjithçkaje që futet në fushën e interesave të tyre.
E dyta, pas 30 vjetësh dalje nga izolimi “koreanoverior” i Shqipërisë, nga fitorja e madhe e lirisë së lëvizjes së individit, ideve dhe mallrave qytetarët shqiptarë nuk janë më ato të viteve të para të demokracisë që nuk kishin se si ti kuptonin shumë nga lojërat politike të elitës së Tiranës. Sot është budalla në politikë, kushdo që mendon se shqiptarët janë budallenj dhe se ata do ta hajnë çdo lloj sapuni propogandistik, për djathin që kërkon tua servirë opozita.
Partia Socialiste, mazhoranca e saj brenda dhe jashtë Parlametit, drejtuesit politikë në pushtetin qëndror e atë lokal dhe vetë Edi Rama, kanë patur dhe mund të kenë gabimet e tyre. Kjo është e pashmangshme për këdo që punon dhe jo më për një trupë politike që ka 6 vjet që e qeveris vendin. Mjafton që ti kërkosh, ti gjurmosh, ti qëmtosh, ti shoshisësh dhe të mersh me realizëm e profesionalizëm me to.
E sigurtë është që pas kësaj, opozita jonë dhe propaganda e saj nuk do të kenë më nevojë që të meren me çështje, fakte, prova, akuza, ngjarje, shpifje, interiga, fake news-e dhe gjëra të paqena të cilat ndoshta mund të duken sikur të japin disa pikë në fillim. Por me kalimin e kohës, me sqarimin e tyre, e gjitha shndërrohet në një “boomerang” duke i bërë forcat politike, liderët dhe opozitën në tërësi, gjithnjë e më të pabesueshme. Madje, deri në atë pikë sa edhe atëherë kur ajo mund të ofrojë fakte dhe prova të vërteta, të mos i besojë më askush!
PS ndryshe nga PD, LSI e aleatët e tyre nuk e ka në AND-në e saj dhunën, moralin e forcës, qasjen antishtet dhe goditjet poshtë brezit të kundërshtarëve politikë. Kjo qasje shpeshherë për standardet e xhunglës politike ballkanike, meret si dobësi. Meret si e metë e madhe dhe si një kulturë démodé. Por në një Shqipëri ku po zhvillohet lufta finale mes kulturës politike të muskujve të krahut dhe atyre të mendjes, mes qasjes neotomane dhe asaj perendimore Partia Socialiste ndryshe nga opozita, përfaqëson “Fuqinë e Butë”. Ketu buron dhe qendron forca e vertete, fuqia e madhe dhe reale e kesaj partie.
Një fuqi e cila është përqafuar nga të gjitha partitë politike moderne, në shtetet me demokraci funksionale, që kanë aftësinë në planin e brendshëm për ti dhënë formë veprimeve dhe preferencave të të tjerëve, përmes joshjes pozitiviste, nëpërmjet bindjes dhe jo përmes forcës, dhunës dhe luftës së pisët. Ndërsa në planin ndërkombëtar, “Fuqia e Butë” përfaqëson aftësinë e një vendi për të rritur gjithmonë e më tepër peshën e vet nëpërmjet aleancave ndërkombëtare, duke formësuar preferencat e të tjerëve, nëpërmjet reciprocitetit, joshjes bashkëpunuese dhe tërheqjes së ndërsjelltë.
Të gjitha këto kanë bërë që opozita shqiptare, ta humbasë betejën e saj publike, qoftë në planin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar. Dikush duhet ti thotë lidërve të opozitës sonë, se rruga e zgjedhur për ta fituar pushtetin në tavolinë, mund të duket shumë e shkurtër në pamje të parë. Por, si në atë thënien e njohur popullore shqiptare, kjo rrugë e shkurtër po kuptohet çdo ditë e më tepër, se do ta nxjerrë gjatë, madje edhe më gjatë sesa mendohet sot, opozitën tonë!
z. peza ngaterron opoziten me nje bande hajdutesh dhe kriminelesh , per ke opozite e ke fjalen opozita nuk ekziston ne shqiperi dhe ata pak qe ishin i terheq sala per hunde
Z.Peza Nuk e kam idene se cfare partie politike mbeshtet dhe ben “tifozllek” gjithsesi nga shkrimi juaj nuk lihet asnje pike pike dyshimi. NQS je gazetar apo analisr duhet te shkeputesh nge partia personale. Ky eshte nje problem i juaj. Nuk mund te mos reagoja dhe te shkruaja pak rrjeshta komenti pas atyre rrjeshtave te tua ne te cilen thuhet qe “Partia socialiste dhe Edi Rama kane patur gabimet e tyre por…….”.
Paraprakisht po ju them qe personalisht nuk me jep frymezim asnje parti politike ne Shqiperi dhe nuk do te kisha votuar asnjeren prej tyre sikur te jetoja atje. Arsyeja e vetme eshte qe asnje parti politike atje nuk ka ne zemer dhe ideal te miren e shqiptareve. Jane atje se kane vetem interesa personale dhe e kane kuptuar qe mjeti me i mire per tu pasuruar eshte futja ne politken. PS-PD-LSI etj e kane kthyer poltiken ne artin e genjeshtres. Duke u kthyer tek gabimet e PS dhe te Edi Rames. Te pakta te duken skandalet te Edi rames dhe te PS qe ai perfaqson “denjesisht”. Po te permend vetem te fundit “Unaza 48 milion euro per 2 km dhen tender nje shoqerie falso/virtuale per te ndare pastaj torten”. Droga dhe krimi qe jo vetem nuk kane rene por jane shtuar,etj etj etj. Berisha e shkatroi drejtesine ndersa Edi Rama e la ashtu sic ishte pa bere me te voglen reforme. Natyrisht sepse keshtu i intereson etj etj.
Problemi themelor eshte kush ta marre pushtetin, LSI,PD,berisha,basha ????? mos e dhente zoti me keq akoma. E them me sinqeritet te plote qe fajin e kane dhe shqiptaret qe vazhdojne akome te votojne keto tri banda/klane PD-PS-LSI. Kjo akoma nuk me eshte e qarte perse shqiptaret vazhdojne akoma te genjehen akoma nga keto parti ? ky eshte nje mister……….
Eshte anetar i PS dhe punon me kohe te plote si sekretar i marredhenieve me publikun ne PS ndersa part time ben gazetarin
Eshte anetar i PS dhe punon me kohe te plote si sekretar i marredhenieve me publikun ne PS ndersa part time ben gazetarin.
ore mik , populli do buke te haje , do uje te pijeshem , do energji te rregullt elektrike , do ambiente clodhese , argetuese , qe ne izolimin “koreato verior ” nuk mungonin ..! Nuk dua ti permend te gjithe pasi i kam permendur shume here ne komentet e mija , me te drejten e ligjeshme demokratike per te shprehur mendimin e lire , pasi ne kushtet e “anarshise” shqiptare , ai mungon . Ne keto kushte degjohet vetem zeri i disa “strumbullareve ” partiake qe nuk e marin vesh dhe vete c`fare thone ..! Ta hapesh vendin me metoden sikurse vepruat ju , duke shkaterruar c`do gje qe u ngrit me djerse , me gjak . dhe te detyrosh popullin te emigroje , pasi mbeti pa buke , eshte marrezi , por askush nuk diskuton per shkaktaret , per sabotatoret . Nuk ka integrim per nje vend qe punesim ka te “qendruarin ne kafene , te barituren maleve per nje jete me te mire etj , sikurse ju “bini sazeve” ju qe mbushni xhepat me parate e popullit fukara . Shprehjet banale “korrigjohen ” ne baze te ligjit , krimi denohet ne baze te ligjit , por jo krime qe te lene pershtypjen se nga dikush me rrendesi drejtohen , sikurse ai i fundit ne Elbasan ndaj nje avokati me emer , e ne diten qe P.S.- ja ben ” kongres “..! …Opozita i duhet vendit per fufte mendimi ekonomik , per ndeshje mendimesh , jo per karrike te pa justifikueshme , por njekohesisht nuk duhet opozite me te degjeneruar morale , me drogaxhinj , me njeres qe nuk jane ne gjendje te ngrehin familjet e tyre e jo me te drejtojne shtet .Nga fshati nuk e kethen koken askush , ta ketheje te pakten ne nivelin para “Ramizjan “..! Sa banore ju kane mbetur , e dini ..?! Vendi nga 800.000 banore para clirimit , arriti ne 4miljon e 200 mije , pra shpetoj kombi ..! Perse e lakmon ate Europe ku s`ke mundesi te ndertosh industrine ? Perse i do pasurite minerale kur nuk i shfrytezon dot ? Perse nuk i denon ata qe vi shkaterruan , perse nuk i heton ata qe i shkaterruan ? Mos jane brenda dhe “aleatet “..?!Nuk ka Parti Socialiste ne kapitalizem , por monopolizem ne duart e disa tipave qe zoterrojne boten , pra skllaveri moderne per popujt e mulepsur nga propaganda” demokraci ” , kur ajo nuk duket asgjekundi , kur populli s`ka asgje ne dore , kur ne nje ane kemi drejtuesa shteti , ne funksione te rendesishme , kjo per vendin tone , e ne anen tjeter pjestare te familjeve te tyre ne burgjet e Europes , per veprimtari kriminale , etj etj ..! .. Vazhdoni ” bjerruni sazeve ” me melodine 30 vjezare por ta dini , nuk do vazhdoni gjate ..!
Bravo! Shkrim i shkelqyer.Urime zoti Preza.Ps-te do ecin e sigurt perpara se ka popullin mbeshtetje.Opozota e Berishes,Bashes,Metes dhe Monikes ka zene kanalin dhe ne kanal e prrua ka per te perfunduar.
“EMIGRANT”! Na thuaj ke te votojme? PD e votojne zaptuesit e pronave, e votojne njerzit, liria e te cileve, liria nuk ju mbaron atje ku fillon liria e tjetrit, e votojne njerzit jo paqesore. Nuk e di, mendon edhe ti se njerez si Sali Lusha, Flamur Noka, Sali Berisha, Gazmend Bardhi, e plot te tjere, jane njerzit e duhur per te bere qe regjimi i kaluar komunist, te duket vertet nje regjim antinjeri? Po per LSI a ja vlen te votosh? Mendon ti se Ilir Meta me te shoqen, Petrit Vasili, K Mehmetaj, dhe sa e sa te tjerene kete parti, Shqiperine e quajne nje vend pune, ku puna e vetme qe mund te besh, eshte te besh sikur punon dhe pasuria te vjen vete pa “ndotur duart. Njerez te kesaj kategorie qe permendem, ka edhe PS, por me nje ndryshim: njerzit ne krye te saj jane te vetedijshem per punen e madhe qe duhet bere per te ecur vendi perpara. Vetem nje shembell: asnje figure e kesaj partie nuk meret me familjet e kundershtareve. Edi Rames, asnjehere kundershtaret nuk i kane shqiptuar emrin, pa i permendur emrin e babait, a thua se i ati, ka qene i pushkatuar per krime kunder njeriut. Ne kete koment te shkurter nuk arrij dot te te thom gjithe argumentat e duhur per te te thene se nje parti apo bashkim partish duhet votuar pa tjeter. Eshte ne trurin e gjithesecilit, te votoje ate parti apo bashkim partish, qe deshiron. Do Zoti e i jep mendjen e duhur.
ORE PEZA QE KUR FLET DUKESH SIKUR KE SALLATORIN NEBYTH O HAJDUTE MUTI QE DEL E NA ÇAN TRAPIN SHKO JEP LLOGARI SE SI I KE BER 1MILJON € O BYTHQIR
Alfred Peza eshte i punesuar tek Partia Socialiste. Ai eshte SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME SHOQËRINË CIVILE DHE MEDIAT. Keshtu qe mos prisni shkrime te paanshme. Propaganda eshte ajo qe ai paguhet per te bere. Populli qe jeton ne Shqiperi e di shume mire si jane ato pune se e ka mbi kurriz. Keto artikuj jane me shume per ato qe jetojne jashte vendit.
Analize e mencur…..BRAVO