Ed Sheeran rrëfen historinë e fëmijërisë: Të gjithë më tallnin për flokët dhe syzet, jeta më ndryshoi kur fillova të luaja në kitarë

26 Mars 2019, 11:43Lifestyle TEMA

Ai është katër herë fitues i çmimeve Grammy. Por këngëtari ka zbuluar periudhën e vështir kur ra pre e bullizmit në shkollë për shkak të ngjyrës portokalli të flokëve dhe syzeve.

28-vjeçari, i cili së fundmi është martuar me të dashurën e fëmijërisë  Cherry Seaborn, zbuloi se qante çdo ditë pas shkollës, pasi nxënësit e tjerë e tallnin për flokët, syzet dhe për shkak se i mbahej goja.

“Qaja kur kthehesha në shtëpi nga shkolla, e urreja të shkoja në shkollën fillore. Gjërat ndryshuan vetëm kur fillova shkollën e mesme dhe fillova të luaja në kitarë,”– tha Sheeran.

Por pavarësisht pamjes së çuditshme, këngëtari thotë se ishin pikërisht dallimet e tij që e çuan drejt suksesit muzikor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje