VIDEO: Futet në anën e gabuar të autostradës, shoferi shkakton aksident të shumëfishtë

26 Mars 2019, 10:17Lifestyle TEMA

Ky është momenti rrëqethës kur një shofer shkakton një aksident të shumëfishtë, pasi ishte futur në korsinë e gabuar të një autostrade.

Sipas mediave britanike bëhet fjalë për një shofer i cili po ecte në sensin e kundër të rrugës në një autostrade në Perthshire.

Ai fillimisht përplaset për një veturë, duke vazhduar edhe me të tjera.

Siç bëhet e ditur, shoferi i makinës që shkaktoi aksidentin pësoi lëndime të shumta dhe përplasja përfshiu disa automjete. (TemA)

1 komente në “VIDEO: Futet në anën e gabuar të autostradës, shoferi shkakton aksident të shumëfishtë”

  1. Timi says:

    Normal të tjerët ishin gabim dhe jo ky. Nuk e kuptoj akoma si britanikët ngasin në korsine e majtë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje