Në Sidnei të Australisë është zbuluar një tunel i fshehtë. Ai është nën stacionin qendror dhe është i mbyllur për publikun.
Një ish punonjës i transportit i cili punonte në stacion të trenit tha se këto tunele i zbuloi rastësisht kur ishte në punë.
“Hyrja në këtë tunel të veçantë është pranë një pike ngarkimi në një parking nëntokësor prapa një nënstacioni elektrik.
Përdoret kryesisht këto ditë për pastrues dhe mallra, është gjithashtu një shkurtore për shoferët dhe punëtorët e tjerë të trenave. Ka edhe një kasolle të mbyllur me një derë çeliku në këtë tunel, askush nuk lejohet nga dera dhe askush nuk e di se çfarë është atje”, tha ish-punëtori i stacionit të trenave.
Ai postoi një fotografi të tunelit në Reddit, ku shikuesit u intriguan nga kalimi i fshehtë. (TemA)