Hetimi për lobimin e Bashës në SHBA, Muç Nano: Duhet të marrim vesh nga kanë dalë këto 650 mijë dollarë

26 Mars 2019, 21:13Politika TEMA

Analisti dhe njëherësh moderatori i emisionit Provokacija, Mustafa Nano ka përgëzuar mbrëmjen e sotme hetimin e nisur nga Prokuroria, për lobimin e PD në Amerikë.

Në monologun e emisionit të tij, Nano u shpreh se duhet të hetohet që të dalë ku kanë shkuar këto 650 mijë dollarë të përdorura për lobim, ndërsa ka ngritur një pyetje: Pse duhet të ttirrej Lulzim Basha i pari?

Prokuroria ka thirrur Lulzim Bashën për disa pagesa të çuditshme të bëra gjatë zgjedhjeve të fundit, të cilat nuk figurojnë në listën e shpenzimeve të bëra gjatë fushatës nga kjo parti.

Bëhet fjalë për 650 mijë dollarë të përdorura për lobim.

Dhe prokuroria ka bërë shumë mirë që e ka thirrur Bashën.

Kjo punë duhet sqaruar dhe hetuar.

Ne duhet të marrim vesh se nga kanë dalë këto 650 mijë dollarë, në dorën e kujt kanë shkuar, dhe për ç’qëllim i janë dhënë atij që i janë dhënë.

Prandaj, përsëris, bravo prokuroria. Ju lumtë!

Mirëpo, një pyetje lind: Bashën gjetën këta për të thirrur të parin?

Në rrethanat që ca njerëz të tjerë mbajnë prej 6 vitesh nën kontroll qesen e parave publike dhe i kanë shpenzuar këto para në mënyrën më abuzive të mundshme, pritej nga prokurorët të thërrisnin një prej ministrave të qeverisë, apo vetë kryeministrin.

Dhe në këtë rast fjalën “abuzive” nuk është se e lëshoj kuturu.

Jo, abuzimi është i provuar.

Më i fundit është ai i investimit te Unaza e Re, ku abuzimi doli sheshit.

Dhe nuk është ndaluar askush nga prokuroria.

Madje, as që kemi ndonjë informacion se çfarë bëhet me hetimin e kësaj bëme korruptive spektakolare”, është shprehur Muç Nano.

4 komente në “Hetimi për lobimin e Bashës në SHBA, Muç Nano: Duhet të marrim vesh nga kanë dalë këto 650 mijë dollarë”

  1. Www says:

    Ky katunari i shkretë (e gjithë kadrinjtë e tjerë) as nuk merr mundimin që të investigojë, siç do bënte çdo gazetar në botë. Është një nga rastet, kur mund të mahesh mend në historinë e gazetarisë shqiptare (të paktën), në se do arrish të zbardhësh me fakte një histori të tillë. Kujt kadriu t’i thuash, se.

  2. US says:

    Arbër Çekaj (Kuliçi), ka folur.
    PD ka bërë jo vetëm trafik ndërkombëtar, por edhe lavatriçen e pareve të drogës.
    Prit edhe pak se do shohësh se sa kërma do varin veten në hale!
    I pari është pjeshka i babit, Shkëlzeni. Për t’i dhënë edhe një leksion Bagles së madhe që e ka pjellë, para se të mbylli sytë.

  3. sali says:

    Ik E muci ,Te ka mberthyer dhe ty Teorija Berishiste,Te gjithe hajdute e te gjithe maskarenj, Pse apo ta mbash mire me te dy palet

  4. ppa says:

    O Muco Kadriu, dakort me analizen qe ben per Bashen; po c’lidhje ka ceshtja e Bashes me ” abuzimin e pretenduar ne ceshtjen unaza” dmth me qeverine apo kryeministrin; bej nje analize tjeter per kete te fundit ; apo do te tregohesh kot me kot i barazlarguar, sepse koleget e kazanit do te thone – c’ke me Bashen ? Kesaj i thone hane Corovode shane Peqin; dhe ti shfaqesh idiot (te pelqen shume kjo fjale) duke i konsideruar ata qe, ndoshta le lexojne, si idiota. Je bere , vertet i pahonepsshem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje