Parlamenti Europian voton pro, për t’i dhënë fund ndryshimit të orës

26 Mars 2019, 19:30Sociale TEMA

Parlamenti Europian ka mbështetur propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të detyrueshëm të orës të dielën e fundit të tetorit dhe të marsit.

Propozimi i votuar nga europarlamentarët i jep të drejtën çdo shteti anëtar të BE-së që, duke filluar nga viti 2021, të zgjedhë nëse do të mbajë orën dimërore apo orën verore.

Sipas një direktive të Bashkimit Europian, të dielën e fundit të muajit mars ndryshohet ora për të kaluar në orarin veror, kurse të dielën e fundit të Tetorit në orarin dimëror.

Ishte Komisioni Europian që vitin e kaluar bëri propozimin për t’i dhënë fund ndryshimit të orës, në bazë të rezultateve të një sondazhi. 84% e të anketurave u shprehën pro heqjes së ndryshimit të orës, shumica e të cilëve ishin gjermanë.

Deputetët europianë dhe KE theksojnë se shtetet e BE duhet të bashkërendojnë zgjedhjet e tyre se cilën orë do të mbajnë, për të minimizuar humbjet ekonomike të tregtisë që mund të shkaktohen nga sistemet e ndryshme të kohës.

Gjithashtu, disa studime shkencore sugjeruan se ndryshimet e orës dy herë në vit kanë pasoja negative në shëndetin e njerëzve.

1 komente në “Parlamenti Europian voton pro, për t’i dhënë fund ndryshimit të orës”

  1. rexha 10 says:

    QE EUROPA TE JETOJE SHUME GJATE ,DUHET QE TE HEQI EDHE EMERIMET E RRUGEVE,E KANE NDIGJUAR TE GJITHE QE EUROPARLAMENTARET NUKE BEJNE GJE TJETER ,VETEM SE VIJNE VERDALLE NEPER BRUKSEL DHE PYESIN NJERI TJETRIN SE KU DO TE MBLIDHEMI SOTE,NE STRAZBURGE,APO LUKSEMBURGEDHE . KESHTU KALOJNE MUAJ GJERSA TE BIEN DAKORTE . CA JA FUSIN GJUMIT RRUGES.
    TANI EUROPA PO MIRATONE EDHE LIGJIN QE TE MOSE OFENDOHEN KAFSHET.
    pra me pake fjale eoropa eshte ne halle te madhe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje