Sulmet nga opozita, OSBE vlerëson policinë për rolin në zgjedhje: Kemi besim për paanshmërinë tuaj

26 Mars 2019, 09:47Politika TEMA

Ambasadori i OSBE-së në Shqipëri Bernd Borchardt ka vlerësuar rolin e policisë së shtetit në zgjedhjet e 2017.

Gjatë aktivitetit ‘Roli i Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor’ ai theksoi se puna e efektivëve në procesin zgjedhor të 2017 ishte e kënaqshme.

“Në zgjedhjet e 2017 puna e Policisë së Shtetit ishte e kënaqshme.

Kam besim se policia do të jetë e paanëshme.

Prezenca e OSBE do të vijojë që të jetë një partner strategjik” – deklaroi ambasadori i OSBE-së.

Kujtojmë se Bernd Borchardt pas thirrjeve për PD-në dhe LSI-në që të futen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, është sulmuar nga opozita.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje