Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka vizituar parkun fotovoltaik në Topojë të Fierit, ku është informuar nga afër me investimin e realizuar.
Ky park është konsideruar si model i suksesshëm biznesi, pasi në të janë instaluar 5 licenca të cilat prodhojnë në tërësi 10 megavat.
Investitorët kanë bashkuar 5 licensat, duke përdorur të njëjtin sistem monitorimi dhe të njëjtin rrjet shpërndarjeje, e duke ulur kështu në mënyrë të ndjeshme kostot e prodhimit të energjisë.
“Teknologjia që është përdorur këtu është e diversifikuar, një pjesë e teknologjisë është europiane, një pjesë është kryesisht module dhe invertrat janë nga kompanitë numër një në botë”, ka thënë Sadik Llapashtica, kordinatori i projektit, duke shtuar se ky është pari i park fotovoltaik në Shqipëri dhe në Ballkan në këtë nivel dhe në këtë standard.
Duke vlerësuar investimin e bërë, ministrja Balluku e cilësoi parkun fotovoltaik të Topojës në Fier, si një standard dhe një shembull për t’u ndjekur nga të gjithë të interesuarit që duan të investojnë në këtë fushë.
“Parku fotovoltaik është një zhvillim energjetik shumë i rëndësishëm, dhe në një vend si Shqipëria ku ditët me diell ne i kemi bujarisht të ofruara, absolutisht është një fushë që duhet zhvilluar dhe duhet treguar gjithë serioziteti dhe vëmendja e duhur edhe nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, u shpreh Balluku.
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka në fokusin e saj sektorin e energjisë së rinovueshme. Në të këtë kuadër një javë me parë, ministrja Belinda Balluku, ju përgjigj interpelancës së thirrur nga përfaqësuesit e bizneseve që kanë instaluar fotovoltaikë për vetkonsum, kërkuar përmes Platformës së Bashkëqeverisjes. Tema e interpelancës ishte nxjerrja e akteve nënligjore për miratimin e procedurës së lehtësuar për lidhjen në sistemin e shpërndarjes të projekteve të vogla të energjisë së rinovueshme.
Për t’i dhënë zgjidhje shqetësimit të ngritur nga prodhuesit fotovoltaik për vetkonsum, ministrja Balluku ka ngritur një grup të përbashkët pune me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, OSHEE dhe grupet e interesit, për t’i dhënë zgjidhje sa më parë kësaj problematike të mbartur.
Foli dhe kjo bundra. Hyremi i harremit te gjatosh palloshit. Vajti te marre gjoben buallica.
Per te ndihmuae sadopak gazeten TEMA dhe komentuesit e saj, po jap disa te dhena tekniko-ekonomike qe i kam nxjerre me llogaritje, bazuar ne njohurite e mija ne kete fushe, me te dhena qe i kam pranuar per rastin e ElektroCentralitDiellor te Topojes (Solar PV-10 MW ne pik):
-a) Per fuqine max ne pik prej 10 MW, nevojiten rreth 20 hektare toke;
-b) Vlera e pergjitheshme e investimit duhet te kete kushtuar rreth 19 milione $ (dollare amerikane);
-c) Prodhimi vjetor i energjise elektrike per shitje mund te jete rreth 13 milione kWh/vit ( tension !0 kV);
-d) Kosto=Cmimi i blerjes se energjise elektrike duhet te jete jo me pak se 254 $/MWh, (33 leke/kWh), ne menyre qe kosto e investimit e siguruar nga Bankat me kredi te lehte (4%/vit, per 15 vjet) te shlyhet brenda afatit 15 vjecar;
-e) Nga ky projekt zevendesohet nevoja per te djegur ne nje TEC konvencional rreth 3000 ton/vit nafte, duke eliminuar shkarkimet e gazeve me efekt sere ne masen 9400 ton/vit.
Me pak fjale projekt nuk eshte i leverdisshem, mbasi kerkon subvencion shteteror teper te madh prej 23 leke/kWh.
Ne rast se do te kisha te dhenat faktike nga aplikimi i studimit qe i ka paraprire ketij projekti, do te isha me i sakte ne vleresimet, por gjithsesi ne ate fushe bregdetare mund te zhvilloheshin projekte shume me ekonomike dhe miqesore me ambjentin. Qeveria dhe bisnesi duhet te kene kujdes me energjine diellore, dhe me mire te perqendrohen ne Bujqesi&Blektori komplekse, me perdorimin e mbetjeve si biomase per energji.
Per te ndihmuae sadopak gazeten TEMA dhe komentuesit e saj, po jap disa te dhena tekniko-ekonomike qe i kam nxjerre me llogaritje, bazuar ne njohurite e mija ne kete fushe, me te dhena qe i kam pranuar per rastin e ElektroCentralitDiellor te Topojes (Solar PV-10 MW ne pik):
-a) Per fuqine max ne pik prej 10 MW, nevojiten rreth 20 hektare toke;
-b) Vlera e pergjitheshme e investimit duhet te kete kushtuar rreth 19 milione $ (dollare amerikane);
-c) Prodhimi vjetor i energjise elektrike per shitje mund te jete rreth 13 milione kWh/vit=13 000 MWh/vit (AC, me tension !0 kV);
-d) Kosto=Cmimi i blerjes se energjise elektrike duhet te jete jo me pak se 254 $/MWh, (33 leke/kWh), ne menyre qe kosto e investimit e siguruar nga Bankat me kredi te lehte (4%/vit, per 15 vjet) te shlyhet brenda afatit 15 vjecar;
-e) Nga ky projekt zevendesohet nevoja per te djegur ne nje TEC konvencional (si ish-Blloku Cek i Fierit) rreth 3000 ton/vit nafte, duke eliminuar shkarkimet e gazeve me efekt sere ne masen 9400 ton/vit.
Me pak fjale projekti nuk eshte i leverdisshem, mbasi kerkon subvencion shteteror teper te madh prej 33 – 10= 23 leke/kWh.

Me pak fjale projekti nuk eshte i leverdisshem, mbasi kerkon subvencion shteteror teper te madh prej 23 leke/kWh, pra 34 milion $/vit per 15 vjet resht.
Ne rast se do te kisha te dhenat faktike nga aplikimi i studimit qe i ka paraprire ketij projekti, do te isha me i sakte ne vleresimet, por gjithsesi ne ate fushe bregdetare mund te zhvilloheshin projekte shume me ekonomike dhe miqesore me ambjentin. Qeveria dhe bisnesi duhet te kene kujdes me energjine diellore, dhe me mire te perqendrohen ne Bujqesi&Blektori komplekse, me perdorimin e mbetjeve si biomase per energji.
ME TE MIRA JANE PRODHUSIT E ENERGJISE ME ANE TE ERES,,,,,KETA ME FOTOVOLTAIK JANE TE MIRE,, TE PASTER,,,POR KANE NJE TE METE QE ZENE TOKAT,,,PRA ZENE TOKAT E BUKES,,,,,E NE NUK KEMI SHUME TOKA…./