Në mbledhjen e sotme te Qeverise, është vendosur shkarkimi i drejtoreve të dy institucioneve të rendësishme në vend, atë të Doganave dhe Tatimeve.
Të dyja drejtoreshat aktuale shkojnë në punë si zëvendësministre tek Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
Belinda Ikonomi, do të zëvendësohet tek doganat nga Arlind Gjokutaj.
Ndërsa Vasilika Vjerro, do të zëvendësohet nga Enton Duro, drejtor në ministrinë e Financave.
Kush është kreu i ri i DOGANAVE
Arlind Gjokuta, drejrori i ri i Doganave, më datë 02.03.2017 ishte emëruar Drejtor i Përgjithshëm i DPPPP.
Gjokuta ka lindur në Gjirokastër në vitin 1981. Është i martuar dhe ka dy fëmijë.
Ai ka kryer studimet për administrim biznesi në Universitetin Bocconi në Milano, si dhe ka përfunduar studimet master për Financë dhe Menaxhim Risku nga Universiteti Bicocca në Milano. Është anëtar i Trupës së Nivelit të Lartë Drejtues (TND) që nga muaji janar 2016.
Gjokuta ka përvojë në çështjet fiskale, operacionet monetare, analizat ekonomike dhe në menaxhimin e riskut. Ai ka ushtruar disa detyra të rëndësishme si Koordinator i Posaçëm për ekonominë, pranë Këshillit të Ministrave, dhe ekspert i çështjeve fiskale dhe monetare në Bankën e Shqipërisë.
Gjithashtu, është angazhuar si lektor i jashtëm në Universitetin e Tiranës dhe në disa Universitete private. Është certifikuar si Trainer of Trainer në fushën e Antikorrupsionit dhe mirëqeverisjes nga OSBE, Shkolla Italiane e Administratës Publike dhe ASPA.
Gjatë karrierës së tij profesionale, ka marr pjesë në trajnime dhe seminare në institucione të rëndësishme ndërkombëtare financiare si FMN, Banka Botërore, Banka e Anglisë, Banka e Holandës, Banka e Italisë, Center of Excellence in Finance etj.
Gjokuta është autor dhe bashkëautor i disa punimeve kërkimore, kryesisht në analizën e politikës fiskale dhe të qëndrueshmërisë të borxhit publik. Ai zotëron shumë mirë gjuhët angleze dhe italiane. (TemA)
Vasilika Vjero, ish Drejtore e tatimeve
Belinda Ikonomi, ish Drejtoreshe e Doganave
Arlind Gjokuta
Kjo quhet rokadë seksesh
Gjokutaj super i pregatitur dhe super djale. Emerim plotesisht i merituar.
O debila gazetare!
Kur nga Drejtor Doganash apo Tatimesh behesh zv.Minister, nuk eshte shkarkim, por promovim ne detyre.
ore c`fare kane mesuar keta te urruar ne keto universitete , se na plaset ..! Diplloma te marra nga te gjitha shtetet e botes dhe nga mente ” “fyl”..! Ne Europe si dhe ne vendet e tjera te “civilizuara , universiteti eshte pothuajse ne shkallen e shkolles se detyrueshme . pra dua te them se jane te pakte ata qe nuk kane nje dipllome . Diplloma nuk te ndihmon te drejtosh , te organizosh , te njohesh problemet , veshtiresite . Keto kane te bejne me zellin per pune te ndereshme , me deshiren qe te perparroje vendi , “me racen “, pra kulturen fisnore , te cilen nuk po e shohim tek qeverite Sali , Nano , Meta, Rama etj , ku nje pjestar i familjes eshte hajdut ne e shtet me pozite , e tjetri ne burg jashte shtetit per droge etj . krime ..! Kjo nuk eshte “race ” dhe bile nuk e kuptoj nga ka mbire ..! GJithashtu aktivizimi i elementit femer ne pozita “kyce” , ku je ne kontakt te drejperdrejte me mafien , eshte aventure ..! Seksi femer eshte llogjikisht dhe shkencerisht jo e pershtateshme per keto pune dhe sidomos ne kushtet e e vendit tone , ku krimi qeveris . Nuk e kuptoj kete lloj llogjike..!
Kjo Vasiliqia e Tatimeve e kulloti mire keto 3-4 vjet. 20% te rimbursimit te tvsh-se e merrnin paradhenie nga biznesi inspektoret. po te pakten gjysmen besoj ja conin kesaj keshtu qe ne total jo keq. do e ket kaluar nj 2 meleon evro
Lerini llafet me shkollimet.Vendi eshte ne krizen me te thelle morale.Peshqit e medhenj te tre gjitha aneve kane ceduar ne moral.