FOTOT: Ngjitet nëpër sipërfaqet e akullnajave, zbulon shpella gjigande

27 Mars 2019, 10:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Ngjitet nëpër sipërfaqet e akullnajave, zbulon shpella

Alpinisti nga Kanadaja ka treguar arsyen, se rrezikon jetën duke u ngjitur nëpër sipërfaqet e akullnajave, vetëm për të mbledhur të dhëna për ndryshime drastike që po ndodhin, si pasojë e ngrohjes globale.

Will Gadd është alpinisti 52-vjeçar së fundmi po eksploron disa prej shtresave akullnajore në Greenland.

“Akullnajat po ndryshojnw shumë shpejtë, struktura po u tkurret dhe sipërfaqen nuk e kanë atë që e kishin dikur” ka thënë Gadd.

Befasia më e madhe për të, ka qenë gjatë kohëve të fundit, kur ka parë shpellat gjigande, që janë krijuar brenda trupa të akullt.

Greenland 80 për qind të sipërfaqes e ka të mbuluar me akull, që po ndryshon, kryesisht në kohët e fundit. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje