Lajm i mirë për përdoruesit e automjeteve Ford

27 Mars 2019, 09:37Lifestyle TEMA

Ford Fiesta është një nga modelet më të shitura në Europë, dhe më e shitura në Britani të Madhe prej të paktën 1 dekade.

Ford ka vendosur që ky model të funksionojë edhe me elektricitet.

Një ditë më parë kompania njoftoi se do të nxjerrë modelet e reja të Ford Fiesta dhe Ford Focus me versionin “hybrid”.

Ato nuk do të jenë plotësisht elektrike, por do të ulin konsumin e karburantit dhe do të kenë më shumë fuqi, thonë prodhuesit. Këto modele të reja do të kenë një motor elektrik që do të ndihmojë për t’i dhënë fuqi automjetit, së bashku me një motor benzine.

Por ndryshe nga një makinë tërësisht hibride, sikurse është Toyota Prius, bateria në modelet Fiesta dhe Focus nuk do të jetë në gjendje që të mbajë e vetme në funksionim motorin, madje as për distanca të shkurtra.

Për këtë arsye, këto makina do të quhen “hibrid i butë”.

Aktualisht, vetëm Ford Mondeo është i vetmi model i kësaj kompanie që ka motor hibrid.

Fiesta e re dhe Focus EcoBoost Hybrid do të prezantohen vitin e ardhshëm.

2 komente në “Lajm i mirë për përdoruesit e automjeteve Ford”

  1. Lali says:

    E pse quhet Lajm i mire?

  2. Filani says:

    …aaaa kjo Fiesta ne shkriu, sidomos kur ndez ate EAC File qe si bohet derman asgjekundi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje