DEBATI: Largimi i 20 diplomatëve, Rudina Hajdari “përplaset” me Cakaj në Komisionin e Integrimit

27 Mars 2019, 15:51Politika TEMA

Mbledhja e sotme në Komisionin e Integrimit është shoqëruar me debate me deputetes së PD-së Rudina Hajdari dhe ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj 

Gjatë debatit Hajdari u ndal te vendimi i bërë publik dje nga ministri Cakaj për shkarkimin dhe transferimin e të paktën 20 diplomatëve. 

Cakaj nga ana tjetër, nuk ngurroi ta korrigjonte se bëhet fjalë për shkarkime dhe transferime ndryshe nga çfarë citoi ajo gjatë Komisionit. 

DEBATI:

Rudina Hajdari: Kam një koment ndoshta edhe dy pyetje.  Do doja që kolegët e mi mos të më ndërprisnin se do ju duket jashtë rendit të ditës. Keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk përmbushin fushën ligjore keni vendosur t’i shkarkoni. 

Në bazë ligjore ne kemi të drejtë informim për transparencë. Për dy gjëra sepse duke i cënuar lirinë i cënon shërbimin diplomatik. Nëse ju do luftoni klientizmin mund të na thoni pse nuk kenin dhënë një arsye për 20 punonjësit. 

Përmes një deklarate ju jeni shprehur se keni vendosur të shkarkoni rreth 20 punonjës. Ju thoni se për shkak se këta punonjës nuk plotësojnë kushtet, ju keni vendosur t’i shkarkoni. 

Dhe këtë vendim ju nuk e keni publikuar, në bazë ligjore ju kërkoj arsyen pse ju i keni shkarkuar këto punonjës, në bazë ligjire ju duhet të tregoni arsyen, se ju cënoni individualitetin, privatësinë e tyre dhe integrimin. 

Ish-ministri Bushati ishte shprehur se po lëmë një trup diplomatik ambicioz dhe që në mënyrë dinjitozë punon për Shqipërinë. Meqë ju thoni se po luftoni nepotizmin, pse nuk na keni dhënë arsye për shkarkimin e këtyre diplomatëve? Apo mos ndoshta është vetëm deklarata e radhës? Mund të na shpjegoni pse këta punonjës janë shkarkuar duke pasur parasysh deklartën e ish-ministrit. 

Gent Cakaj: E para citimi i deklaratës sime nuk ishte saktë për faktin që kam vendosur të shkarkoj 20 punonjës. Unë kam thënë se me një pjesë të punonjësve është bërë shkëputja e marrëdhënies së punës dhe një pjesë do bëhet transferimi. Por nuk janë bërë 20 shkarkime nga puna. Pikërisht ju duhet të jeni të lumtur që vazhdon reforma në shërbimin diplomatike. Në diplomacinë tonë në botë ka një disbalancë ndërmjet numrit dhe rezultatit. 

Deklarata e Bushatit është kryesisht legjitime. Shqipëria qëndron në kuotën më të lartë të shërbimit diplomatik që ka pasur ndonjëherë. Unë jam këtu për t’u përgjigjur edhe jashtë rendit të ditës. 

Një pjesë e tyre nuk mund të qëndrojnë 7 vite në sisteme diplomatike pa asnjë transferimi. Ata që vijnë prapa meje do i korigjojnë gabimet e mia. Mos ki frike për çdo emër që është larguar nga puna dhe është bërë transferta do bëhet publike. Unë pres valë të tjera ndryshime nëse performanca nuk është në nivelin e  duhur.  (TemA) 

4 komente në “DEBATI: Largimi i 20 diplomatëve, Rudina Hajdari “përplaset” me Cakaj në Komisionin e Integrimit”

  1. albaniac says:

    ore dallkauker a e dini qe eshte Uncle Sam mbrapa kti Cakajt????
    Kot lodheni me pse si qysh

    Hajt krris bythen se kur nuk dini te qeverisni lere tjetrin tju mesoje si behet

    Kosovari Cakaj eshte tjesht puppet

    Say NO to russian spies.

  2. hmm says:

    po kjo si ju pergjigj pastaj, apo mbeti si guake dhe pranoi sqarimin. Se kjo s’eshte perplasje por diskutim. Me te pergatutur here tjeter kur doni te sulmoni dike!!

  3. XheJ eN Bi says:

    Rudina ka shumë nivel të ulët ,një pyetje që përmblidhet në dy rrjeshta ,e ka zgjatur dhe përsëritur shumë herë.

  4. BRSS says:

    PO ÇA LESH DEPUTETE ESHTE KJO ,KJO TE MESOI TE FLASI SEFLET SI È DEHUR DHE PASTAJ TE SHKOJ QE TI LAJ BYTHEN MAMAJA DAVA KALAMAU

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje