SKANDALI/ Zbulohet lobimi i PD në Senat kundër ambasadores së re amerikane Kavalec

27 Mars 2019, 15:15Politika TEMA

Kathleen Ann Kavalec ishte e nominuara e presidentit Donald Trup për ambasadore të SHBA në Tiranë, por ajo nuk e mori miratimin e Senatit për këtë detyrë.

Top Channel ka arritur të faktojë përmes dokumenteve se gjatë kohës së pritjes nga Kavalec për të marrë dritën jeshile në Senat, Partia Demokratike ishte shumë e interesuar për këtë zhvillim. “Sonoran Policy Group”, kompania e re lobuese e PD-së në Uashington gjatë periudhës 8.05.2018 deri më 7.9.2018 është vënë në kontakte intensive me anëtarët e Senatit Amerikan për procesin e përzgjedhjes nga ata të Kathleen Ann Kavalec si ambasadore në Shqipëri.

Gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, përmes një kërkimi në seksionin e deklarimeve të kompanive lobuese në Depertamentin Amerikan të Drejtësisë, gjeti të gjithë korrespondencën e kompanisë lobuese të PD-së, Sonoran Policy Group, që mban datën 1 Mars 2019. Në këtë dokument është pasqyruar puna lobuese e saj në emër të PD-së përsa i përket të nominuarës për ambasadore në Shqipëri dhe çështjeve që lidhen me sigurinë, narko-trafikun dhe terrorizmin.

Lobisti i kësaj kompanie, Christian Bourge, ka dërguar për llogari të PD-së 6 e-mail, ka kryer 2 telefonata dhe 3 takime me anëtarët e Senatit dhe këshilltarët kryesorë të senatorëve nga Komiteti për Politikën e Jashtme, të cilët kishin mbi tavolina dokumentacionin e kandidaturës së ardhur nga Presidenti Trump për ambasadore në vendin tonë.

Christian Bourge i ka telefonuar analistes Molly Lazio dhe është takuar me senatorin Rob Portman, anëtar i Komitetit për Politikën e Jashtme në Senat të përfshirë direkt në procesin e shqyrtimit të kandidaturës së Kathleen Ann Kavalec.

Top Channel e pyeti PD-në çfarë kishte kërkuar të bënte në emër të saj kompania lobuese në lidhje me të nominuarën për ambasadore. Reagimi zyrtar është ky: “Lobimi i Partisë Demokratike ka patur si qëllim çështjet e narkotrafikut, krimit të organizuar dhe kapjes së shtetit, probleme të cilat ishin ngritur me nota shumë serioze në raportin e Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontollit të Narkotrafikut Ndërkombëtar për vitet 2017 dhe 2018. Me senatorët e Komisionit të Jashtëm është diskutuar për ngritjen e këtyre problemeve në seancën dëgjimore me ambasadoren e emëruar dhe nxitjen e saj për të bërë prioritet të punës së saj në Tiranë luftën kundër narkotrafikut, krimit të organizuar dhe korrupsioni”.

“Sonoran Policy Group”, në deklarimin e Departamentit Amerikan të Drejtësisë, në pasqyrën e pagesave për punën e bërë, thotë se nuk marrë asnjë pagesë nga PD për këtë operacion lobimi në Senat.

Emri Kathleen Ann Kavalec, e nominuara e Presidentit Trump për ambasadore në Shqipëri, u rikthye në vëmendjen e medias shqiptare disa ditë më parë, pasi Sarah Carter, gazetare e Fox News, tha se zyrtarja e DASH-it ka komunikuar me ish-agjentin britanik, Christopher Steele, i cili kishte hartuar një dosje me pretendime shkeljesh e komploti ndërmjet fushatës presidenciale të Trumpit dhe Moskës në zgjedhjet e vitit 2016.

Sipas saj, kjo ishte arsyeja përse Senati nuk e shqyrtoi kandidaturën e saj. Kathleen Ann Kavalec është një ndër ekspertet më të mira në Departamentin Amerikan të Shtetit si njohëse e influencës ruse, pasi ka drejtuar në DASH zyrën që mbulonte Rusinë.

Kavalec, që prej 30 vitesh pjesë e diplomacisë amerikane, ka punuar edhe për zëvendëssekretaren e Shtetit, Victoria Nuland, është mbështetëse e ish-Presidentit Barack Obama dhe ish-kandidates demokrate në garën për Shtëpinë e Bardhë, Hillary Clinton, dhe ka bërë për fushatat e secilit prej tyre nga një donacion të vogël prej 250 dollarësh.

Top Channel

6 komente në “SKANDALI/ Zbulohet lobimi i PD në Senat kundër ambasadores së re amerikane Kavalec”

  1. Roberti says:

    Per veç gazetes Tema, e gjithe media Shqipetare eshte blere nga Sali Serbi, Lulushi e Ilir Floriri dhe Monaqa me leket e vjedhura nga populi Shqipetare dhe leket e Rusise, Serbise dhe Greqise qe paguajn anti-Shqipetaret si Sali Serbi per te destabilizuar Shqiperine. Se ne ç’do vend te botes nje pseudo ish opozite si kjo e jona do ishte masakruar nga media dhe populli nuk do i jepte me asnje vote.

  2. Gimi says:

    Kto partite tona jane mafie!!!ka paguar 1milion dollare vetem qe ambasadorja mos te emerohet ne shqiperi…mafie bande politike.ishalla Po ja fusin amerikanet

  3. Gimi says:

    !!!ka paguar 1milion dollare vetem qe ambasadorja mos te emerohet ne shqiperi…mafie bande politike.ishalla Po ja fusin amerikanet

  4. blerta says:

    Shikoni partine fashiste qe e mban veten per demokratike….

  5. Komentuesi says:

    Shikoni sa te poshter jane keta te pd-ke.Duket se zonja Kavalec ka qene nje ambasadore e zonja,e mireprgatitur,dhe Berishes dhe Bashes nuk u ka ardhur mire se ajo do bente drejtesi ne shqiperi,kane derdhur dollarin lum per te lobuar kundra saj qe ajo te mos vinte ne shqiperi.Ishalla,vjen nje dite qe keta ti shikojme ne burg.

  6. mb says:

    Thot eshte bere falas! Nje njeri normal kete nuk e beson. Lobosti punon falas!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje