Prangoset mësuesja 31 vjeçare në Itali, kryente marrëdhënie seksuale me nxënësin 13 vjeçar

27 Mars 2019, 11:50Lifestyle TEMA

Mësuesja seks me nxënësin 13-vjeç, kanë edhe një fëmijë 5 muajsh

Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një mësuese 31 vjeçare në Prato.

Mësuesja akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës minoren 13 vjeçar, me të cilin ka dhe një djalë 5 muajsh.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik italian, pas rrëfimit e denoncimit që minoreni,  tashmë 15 vjeç, dhe familja e tij bënë në policinë e Pratos.

Mësuesja është e martuar dhe ka një djalë  tjetër, 11 vjeç, me bashkëshortin e saj.

Analizat e ADN kanë vërtetuar atësinë e minorenit të fëmijës së dytë, 5 muajsh.

Mike e familjes së minorenit, 31 vjeçare punonte si infermiere në një strukturë spitalore, por si njohëse e mirë e disa gjuhëve të huaja ishte ofruar t’i jepte leksione private të gjuhës angleze.

Gjatë marrjes në pyetje mësuesja nuk ka mohuar asgjë dhe hetimet e policisë italiane kanë vërtetuar se aktet seksuale kanë nisur qysh kur djali ishte 13 vjeç, fakt që ka çuar në ndryshimin e akuzës nga akte seksuale me një minoren në dhunë seksuale ndaj një minoreni.

Ngjarja është zbardhur nga prindërit e tij, të preokupuar për djalin e tyre që prej disa javësh ishte nën një tronditje të fortë psikologjike.

Ai i ka rrëfyer gjithçka ka ndodhur dhe kërcënimin e vazhdueshëm  të 31 vjeçares, e cila kërkonte ta kishte çdo ditë pranë vetes.

Tronditjen më të madhe adoleshenti e ka marrë pasi mësuesja i ka treguar se fëmija e dytë ishte i tij.

Autoritetet italiane kanë vënë nën hetim dhe bashkëshortin e saj, i cili ka pranuar se ishte në dijeni të marrëdhënies jashtë martesore dhe se fëmija i dytë nuk ishte i tij. Madje bashkëshorti ka shoqëruar 31 vjeçaren gjatë gjithë fazës së marrjes në pyetje në Prokurori.

Aktualisht mësuesja ndodhet në arrest shtëpiak në pritje të procesit gjyqësor. Autoritetet italiane shprehen të rezervuar se kanë mjaft prova ndaj akuzës së ngritur të dhunës seksuale ndaj një minoreni.

3 komente në “Prangoset mësuesja 31 vjeçare në Itali, kryente marrëdhënie seksuale me nxënësin 13 vjeçar”

  1. Miu says:

    Mirë që kurë tëha pi* *i do e kruash po betha pse tu krujt?

  2. Lulzim Basha Matematicien says:

    Minoreni 32 vjecar ahhahahahhahahaha

  3. ksaj i thon ,
    diskriminim i te drejtave njerezore .
    gjykates perverse qe perfitojne nga te tilla lidhje ,
    per ti perdorur per vete femrat ,duke i ven nen presionin e ligjit .
    kam pas nji kushiririn tim vit t’pare gjimnaz u dashurua marrezishte profesorja
    e anglishtes me ate , e sapo ardhur nga universiteti ,qe ishte me e bukura ne gjimnaze
    dhe nuk kishte dite mos te benin seks ,derisa i kapi i fejumi profesores qe ishte kalec
    ne shkoder .
    por pse i ndahej dot kushua im asaj femre asaj msuese sexi qe i dhuroj gjon mot’bukur ne jete atij ?
    pasha zotin ai nuk jetonte dot me ate femer ,u cmen fare derisa ajo u nda nga sigurimsi
    ca llafos ti e ktu,u anku djali thot
    mashtrime .
    prandaj o bo kjo Bote kaq e poshter ,se zemermirat i mbyllin mrena ,
    si lejojn te ken kontakte me jeten e t’na dhurojn amore

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje