Pse e duan amerikanët zgjidhjen e ‘problemit kosovar’ dhe pse pritet të ndodhë sivjet

28 Mars 2019, 18:52Rajoni TEMA

Nga Boshko Jakshiç

Ambicjet amerikane nuk shkojnë më tej sesa ajo që Serbia të antarësohet në aleancën ushtarake veri-atlantike, por është e qartë se me zgjidhjen e problemit kosovar, në një shkallë të madhe, do të bllokohej kanali i ndikimit rus. Amerikanët po ua marrin europianëve stafetën e garës për zgjidhjen e konfliktit mes Beogradit dhe Prishtinës, ndërsa aktorët e konfliktit shkëmbejnë zjarr retorik të shoqëruar me kërcënime provokative.

A mos është kjo një përgatitje e opinionit publik serb dhe kosovar, apo paralajmërim i dështimit të formulës paqësore të cilën, gjykuar sipas të gjitha gjasave, po përgatitet në Uashington? Mundësia e parë duket më e realizueshme. E dyta mbart rreziqe të paimagjinueshme.

A është e mundur pra, që marrëveshja të arrihet që këtë vit, siç kanë lajmëruar amerikanët në vitin 2017, kur u angazhuan për zgjidhjen e tensionimeve politike në Shqipëri dhe premtuan se konflikti mes Athinës dhe Shkupit do të zgjidhet në vitin 2018, ndërsa ai mes Beogradit dhe Prishtinës në vitin 2019?

Dy nga tri paralajmërimet e mësipërme u realizuan, ndërkohë që në procesin paqësor kosovar janë futur me forcë elementë të një optimizmi deri tani joekzistent. Pohohet përshtypja se amerikanëve u ka ardhur në majë të hundës nga shterpësia e burokratëve brukselas, dhe paaftësia e tyre e qartë për të neutralizuar pikat nevralgjike të rajonit.

Emotivët politikë ndoshta e kanë të qartë se aksioni i Uashingtonit nuk është i motivuar nga dashuria për Serbinë apo Kosovën, por është pjesë e shqyrtimeve më të gjera gjeotrategjike në kohët para dhe pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Spiritus movens-i i angazhimit të administratës së Donald Trampit është detektimi i ndikimt në rritje të Rusisë në Ballkanin Perëndimor, zonë me të cilën paraardhësi i tij nuk u muar, duke ua lënë në dorë europianëve, dhe ata me mosveprimet e tyre i mundësuan Kremlinit që, me pak investime të sendërtojë një ndikim të madh jo proporcional.

Sikurse qëndrojnë gjërat, Malit të Zi i’u përshpejtua antarësimi në NATO, ndërsa përsëritja e këtij procesi është duke ndodhur tani në Maqedoninë e Veriut. Ambicjet amerikane nuk shtrihen deri atje sa të bëjnë që Serbia të antarësohet në aleancën ushtarake veri-atlantike, por është e qartë se me zgjidhjen e problemit kosovar, në një masë të madhe, gjithsesi do të bllokohet kanali i ndikimit rus.

Sa reale janë shanset që pas dhjetëvjeçarëve të tërë që hedh shkelma, Serbia të çlirohet nga zinxhirëe Kosovës (autori përdor termin serbisht: bukagije– që janë zinxhirët me gjyle që u lidheshin në këmbë tëburgosurve në kohët e vjetra. shën. i përkthyesit), që t’i japë vetes hapësirë për integrimin europian, që të bëhet aktive për investimet e huaja? Më shumë se kurrë, megjithëse nuk duket kështu.

Për më tepër, atmosfera është pothuajse si ajo para luftës. Seanca urgjente e Këshillit për Sigurinë Kombëtare. “Pritet momenti për sulm kundër serbëve në Veri të Kosovës”, gjë që është tejet larg realitetit, megjithëse ka edhe asish që mendojnë se vetëm konflikti i armatosur me intensitet të ulët mund t’ia hapë derën zgjidhjes politike.

Se diçka po ndodh “matanë malit”, përveç retorikave ndezëse, e pohon veçanërisht maksimalizmi i të dyja palëve. Prishtina me Platformën e saj kërkon njohje të ndërsjelltë, gjë që Beogradi, pa debat parlamentar dhe kurrfarë platforme, e refuzon me vendosmëri dhe e kushtëzon rinovimin e dialogut me heqjen e tarfifës doganore.

Vuçiçi mbetet i angazhuar për bisedime-gjë e cila në kohët radikale (autori e ka fjalën për kohën kur Vuçiçi ishte antar i Partisë radikale) pati krijuar rimishërimin e tij politik të ri, por rrethanat e papërshtatshme e detyrojnë të veprojë ngurtësisht. “Sikter me atë letër, bandë e Prishtinës”, thërret Vuçiçi me rastin e Platformës së Prishtinës, për të cilën ai thotë se përbën një vendim për ndërprerjen e dialogut. E gjitha kjo, gjithsesi nuk do të thotë se dialog nuk do të ketë. Fjalët e pamatura diplomatikisht kanë funksion të fuqishëm marketingu që presidentin ta tregojnë si ndjekës patriotik më shumë sesa disa Vlladikë të Kishës Ortodokse serbe te cilet  vazhdojnë ta quajnë “tradhëtar të atdheut”. Përgatitet amortizimi i pritshëm i kritikave të atyre të fortëve në lindjen e të cilëve ai vetë ka marrë pjesë.

Me një predispozicion të tillë negativ janë përballur edhe në Prishtinë. Me hijen e fillimit të punës së Gjykatës ndërkombëtare duket se retë më të errëta janë grumbulluar mbi qiellin politik të Prishitnës. Godasin bubullimat e nacionalizmit: nga vendimi për shndërrimin e forcave të sigurisë së Kosovës në ushtri të rregullt, nëpërmjet vendosjes inatçore të doganave ndaj mallrave serbe, e deri te platforma për bisedime.

Kryeministri Ramush Haradinaj paraqitet si mbrojtës i fortë i rendit dhe kufijve, përhap iluzionin patriotik se është i gatshëm që, për shkak të ushtrisë të prishet me NATO-n, ndërsa për shkak të taksave me amerikanët. Kush e beson një diçka të tillë, është analfabet politik.

Janë duke u zhvilluar manovra politike, ndërsa Uashingtoni u lë hapësirë aktorëve që, nëse duan, mund të bisedojnë edhe për korrektimin e kufijve- ide të cilën Berlini e ka hedhur poshtë në mënyrën më të zëshme. Gjermanët, jo se amerikanët mund t’i nxjerrin jashtë loje, por nuk janë në pozitë që të jenë haptazi kundër një zgjidhje të shkruar sipas një skenari amerikan- nëse për zgjidhjen bien dakord në Beograd dhe në Prishtinë. Do të ishte e rrezikshme sikur problemi kosovar të mbesë peng i animoziteteve personale mes Trampit dhe Merkelit, apo rivalitetit mes Uashingtonit dhe Moskës.

Trampi, i cili ka vënë nënshkrimin në letrat drejtuar Vuçiçit dhe Thaçit, ndoshta di shumë më tepër se fakti se Serbia dhe Kosova gjenden në Europë, por qëndrimi i tij prej biznesmeni në politikë paralajmëron se puna duhet kryer. Këtë vit.

Themeli i zgjidhjes amerikane është njohja e ndërsjelltë. Mendoj se Uashingtoni nuk ka për të kërkuar nga Beogradi njohje formale të pavarësisë kosovare, por gjithsesi ngritje të traut për antarësim të Kosovës në OKB, UNESKO dhe Interpol.

Vuçiçi thotë se, e ka dhjetë herë më të vështirë sesa Dobrica Qosiçi dhe Zoran Xhinxhiçi. (Dobrica Qosiçi, me rekomandimin e Millosheviçit, ishte i pari dhe e përsëriti pas tij Xhinxhiçi, idenë e ndarjes së Kosovës). Ndoshta me këtë ka parasysh edhe situatën në të cilën Xhinxhiçi, në momentin e fundit ua ndërpreu gjermanëve marrëveshjen për Smederevën (Kombinati Matelurgjik) për t’ua dhënë amerikanëve. Vuçiçit do t’i shkonte për shtat mbështetja e opozitës liberale, e po atyre që inicuan procesin e bisedimeve, por kurrsesi nuk po e merr. Rivalët e tij do të duhet ta kuptojnë se zgjidhja e problemit kosovar do t’i hapë rrugë debateve për cilësinë e politikës serbe, dhe se vetëm atëherë mund të gjejnë aleatë në Perëndim pa të cilët këtu ndryshim të regjimit nuk ka. I pëlqen ndokujt kjo ose jo.

12 komente në “Pse e duan amerikanët zgjidhjen e ‘problemit kosovar’ dhe pse pritet të ndodhë sivjet”

  1. ¿ says:

    Ka ngelur vetëm antarsimi në OKB i Rep. Kosovës.

  2. Lisi says:

    Nga artikujt e të huajve kemi lexuar lloj- lloj zhgaravinash , por , ky i sotmi është ndryshe – meriton respekt !

    1. Kapit Tupalla says:

      Shkaravinë është edhe kjo, sepse krejt qëllimi është që të na bind se Serbia nuk do e pranon pavarësinë e plotë të Republiks së Kosovës, por të pajtohet me formulën e dy Gjermanive !

  3. 17nentori says:

    Koha punon per Kosoven. Dikur nuk deshen te negocionin, sonte nuk njofin realitetin e pavaresise, neser do luten te negociojne dhe sdo tu mbetet asgje.
    Do perfundojne si Greket, dhe do tu mbetet per negociuar vetem emri psh Kosove e Veriut apo jo se cdo gje tjeter do te jete bere … fakt.

  4. albaniafirst says:

    Kosova eshte krahine shqipare dhe si e tille nuk ka rruge tjeter pervec bashkimit me Shqiperine. Kush mendon ndryshe, nuk eshte patriot. Bashkimin kombetar na e kane lene amanet baballaret e kombit tone dhe brezat qe do vijne do na mallkojne perjete ne se nuk luftojme per qellimin final.

  5. Dardan says:

    Urojme qe kryeministrit kosovar, Ramush Hajdarit t’i kete thirrur mendjes dhe t’i lere te lira komunat serbe ne veri… dhe Kosoves t’i hapet rruga per t’u bashkuar me trungun ame-Shqiperine.

  6. Filip says:

    Dakord 100% albaniafirst, fati e deshi ti takoje brezit tone detyra e bashkimit kombetar.Dhe per te realizuar me sukses amanetin e te pareve tane duhet ta fillojme me pastrimin e pengesave qe kemi brenda trritoreve respektive shqiptare ne Shqiperi Kosove Maqedoni etj.Ne Shqiperi ne e dime kush jane pengesat dhe armiqte e bashkimit kombetar.Ata jane banda e Salih Bisturise agjentit te vjeter te Udb-se,Bashes dhe Metes.Prandaj eshte detyre e cdo shqiptari atdhetar te injoroje cirrjet dhe klithmat e tyre te percudnuara dhe detyre e atyre shqiptareve te mashtruar e perseris te mashtruar te shohi qarte e ta shperndajne mjegullen e tradhtise qe i rrethon dhe ti braktisin ne panikun qe i ka mbeshjelle keta tradhtare perballe drejtesise se re qe po ngrihet.

  7. Pellazgos says:

    Kosovo eshte krahine turke zoti albanianfirst,ashtu sic eshte amerika krahine Anglese qe ne kohen e”majmuneve” kolonialiste edhe Ionia krahine turke ne Asine e vogel.
    Edhe Magna Grecia e Arkimedit krahine Italiane.

    1. Eri says:

      Ik o pirdhu o pillpillgoz grek po Greqia ca eshte apo krahine e pidhit satom.Ik or bythzi andej nga Lindja e Mesme se qelbet Arvanitine-Arberine.

  8. Dash says:

    Ik ore ,budalla mbete…

  9. Romak says:

    hamendje qe shiten si analiza.
    gjithkush ka te drejte te shkruaje cfare te doje, disa si ky me siper fiton dhe honorarin perkates nga hamendjet qe publikon

  10. Free says:

    taksa 100 % eshte e stilit Trump dhe eshte diktuar nga US. Ne fillim perkeqson situaten dhe pastaj ben deal , heq taksen dhe merr ate qe do. Nese jo ta gzojne taksen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje