Nga 17 shkollat e Bulevardi i Ri, te terminali i autobusëve e stacioni i trenit, Veliaj prezanton projektet e mandatit të dytë

29 Mars 2019, 11:07Sociale TEMA
Nga 17 shkollat e Bulevardi i Ri, te terminali i autobusëve e stacioni i

Erion Veliaj siguron se në mandatin e  tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës, do të realizohen një sërë projektesh të rëndësishme të cilat do e transformojnë tërësisht kryeqytetin.

Duke folur në emisionin “Opinion” Veliaj listoi një numër të konsiderueshëm projektesh të cilat janë planifikuar që të realizohen në katër vitet e ardhshme.  Një prej tyre është edhe përfundimi i Bulevardit të ri që projekton Tiranën e 100 viteve të ardhshme.

“Bulevardi i ri sot i ndërtuar nga Grimshaw. Kush do udhëtojë nga ky muaj në Stamboll hapet aeroporti i ri i Stambollit që është më i madhi sot në Europë do shohë të njëjtën kompani që ka bërë bulevardin e ri. Ngeci ai projekt 4 vite. Rama negocioi gjithçka deri tek financimi. U bllokua me një tabelë aty: S’na lë Edi Rama. Si s’të lë Edi Rama? Ti dy vite ishe me Saliun, kë gënjen? 2 vite me Saliun kush të pengoi ty për ta bërë?”, tha Veliaj.

Sa i përket Unazës së Re, Veliaj siguroi pas përfundimit të procedurave, brenda këtij viti, një pjesë e punimeve do të jetë realizuar.

“Unë besoj që brenda këtij viti jo vetëm do jetë bërë një pjesë e punimeve por do jetë normalizuar situata”, tha ai. Por projektet infrastrukturore do të vijojnë edhe me rehabilitimin e sheshit “Nënë Tereza”.

Por ashtu sikurse sheshi “Skënderbej” do të rivitalizohet edhe Bulevardi “Zogu I” për t’u lidhur me Bulevardin e ri. “Rehabilitimi I bulevardit Zogu i Parë-Rikonstruksion i gjithë fasadave me veshje termike, termoizolim. Do ketë rikonceptim më të madh të hapësirave në kryqëzime. Do jetë një zgjatim me të njëjtën cilësi si Sheshi Skënderbej”, nënvizoi Veliaj.

Krahas projektit të Unazës, një tjetër projekt do të jetë edhe transformimi i Piramidës . Kjo godinë e lënë në harresë për 3 dekada, do të jetë një tjetër hapësirë për ata që do të merren me teknologjinë e informacionit. “Piramida e Tiranës është konceptuar që të ruajë efektin e hipje-zbritjes. Një ministacion ku ti mund të kesh një ekspo, një vend-pushimi, të gjitha të lëvizshme.  Në disa vende do ruhen pjesët rrëshqitëse, në disa vende të tjera do jenë me shkallë. Do jetë ekzaktësisht një ballkon  belvedere mbi majën e piramidës. Brenda do ndahet ne klasa të ndryshme, një shkollë alternative për gjithë fëmijët e Tiranës 5-15 vjeç, kryesisht për kurse të teknologjisë së informacionit”, u shpreh ai.

Një tjetër projekt i rëndësishëm do të jetë edhe ndërtimi i terminalit të autobusëve te kthesa e Kazmës që do të bashkohet edhe me stacionin e trenit. “Terminali te kthesa e Kamzës, konceptuar nga Grimshaw. Unë besoj se pjesa e stacionit të autobusëve mbaron për dy vjet. Pjesa e stacionit të trenit është diçka jashtë kompetencës sime, do e ndjekë Belinda dhe ministria e saj”, bëri të ditur Veliaj.

Puna do të vijojë edhe me ndërtimin e 17 shkollave të reja duke i dhënë fund pas 30 vitesh mësimit me dy turne në kryeqytet.

“Fillojmë nga ky muaj 17 shkolla të reja, kryesisht në pikat që quhen periurbane. Të 17-a do ndërtohen nga e para. Bashkia e Tiranës tashmë ka ngritur fonde me atë taksën për arsimin. Për të 17 Bashkia tashmë i ka fondet, ndahen në 4 lote, 5-5/4-3. Shkollat janë shpërndarë kryesisht aty ku kemi çifte e popullsi të re dhe fluksin më të madh të largimeve nga zonat e banimit për të ardhur ku është zona e shkollës”, u shpreh kreu i Bashkisë.

Bashkia e Tiranës ka menduar edhe për të gjithë të apasionuarit pas florës dhe faunës e veçanërisht për më të vegjlit. Kryeqyteti do të ketë edhe një Kopsht Zoologjik Modern.  “Pjesa e kopshtit Zoologjik do ketë hyrje të re. Do bashkohet me kopshtin Botanik dhe aty shpresojmë do ketë mbi 200 të punësuar, pra duam ta trajtojmë edhe si një park të madh argëtimi. Ambiente didaktike. Jemi duke parë mundësinë që një teatër Kukullash të jetë këtu. Parkimi është I gjithi nëntokësor. Besoj do të fillojmë para zgjedhjeve punimet për Kopshtin e ri Zoologjik. Është I ndarë në tre faza. Secila fazë zgjat nga një vit. Brenda mandatit do kemi Kopshtin zoologjik”, deklaroi Veliaj.

8 komente në “Nga 17 shkollat e Bulevardi i Ri, te terminali i autobusëve e stacioni i trenit, Veliaj prezanton projektet e mandatit të dytë”

  1. ertv says:

    Keto jane projekte “waaww” me leter dhe me shume “$$$$$$$$$$$” per pushtetaret por ” obubu” per qytetaret.
    Keto projekte nuk sjellin gje tjeter vecse nje Tirane qe behet gjithnje e me shume e pajetueshme.
    Pra “fuck you” mashtrues Veliaj !

  2. mik says:

    Shqiperia sa po vjen e po duket si nje nuse me ftyre t’bukur por, e veshur me zhele.
    Te gjitha fondet i merr Tirana, qytetet e tjera rrin e lypin, e Velia rrah gjoksin se ndertoj Tiranen, sikur po e nderton me paret e tija.

  3. Ricardo says:

    Mua me bindin plotesisht sepse e tregoi me vepra
    se cfar u be ne mandatin e pare.Nje bravo e madhe
    dhe padiskutim vota !

  4. EcOnash says:

    Po ky ska maru akoma projektet e mandatit te pare filloi me te dytin ahahahahahah

  5. Sinani says:

    Po sheshet e vogla te pallateve brenda unazes a di ti se i ke te qelbura.boll mbolle peme ne park po shiko edhe keto, apo s’ ka para te madhe ketu.

  6. Detari says:

    Shqiperia i vetmi vend ne bot pa tren/tram

  7. Tironci says:

    Bravo Detari! Pse jo tren/tram per Tiranen dhe tere Shqiperine? Po prape me menyra korruptive te “rregullimit” te infrastruktures? Nqs doni te beni dicka per miletin, jo per eveten tuaj, beni tren!

  8. A says:

    Eshte skandal qe kryeqyteti i Shqiperise, Tirane nuk ka mbas 30-te vjeteve SHKERDHATOKRACI nje STACION AUTOBUSASH per udhetime mbrenda dhe jashte vendit dhe perseri Tirana NUK KA STACION TRENI UDHETARESH.
    Te DY keto STACIONE behen afer njeri tjetrit, sa me afer qendres, Sheshit “Skenderbej” ne Tirane si i kane te gjithe kryeqytetet e shteteve rrotull nesh. Gjithçka behet jashte llogjikes dhe ashtu si duhet.
    STACIONI i UDHETAREVE me TREN dhe AUTOBUS duhet te ishte bere tek STACIONI i TRENIT ku ishte ne fund te Belevardit “ZOG i I-re” ne Tirane me te gjitha elementet qe ka nevoje nje stacion per nje sherbim te tille.
    Keshtu eshte kur kemi disa debila ne krye te qeverise dhe bashkise si EDI RAMA dhe ERION VELIA.
    Per nje gje jane te mire keto dy persona vetem per pisllik si karagjoza qe jane duke shkaterruar qytetin.
    Fatkeqesia eshte se kemi drejtues te pushtetit qendror ose lokal qe nuk dine te bejne asgje si SALI BERISHA dhe LUL BASHA, por edhe shkaterrues si EDI RAMA dhe ERION VELIA. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje