Mbi 300 shërbime të integruara nga 8 institucione të ndryshme publike, i ofrohen tashmë qytetarëve të qarkut Fier, në zyrë ne shërbimeve të integruara ADISA, e ngritur në Bashkinë Fier.
Kanali televiziv në faqen zyrtare të Kryeministrit Rama, ERTV, është zhvendosur ditën e sotme në mjediset e kësaj zyre, për të folur mbi performancën e zyrave ADISA me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë ADISA, Lorin Ymeri.
Në këtë mjedis modern, janë 23 sportele unike ku qytetarët por edhe bizneset mund të aplikojnë për shërbime që i përfitojnë në një periudhë shumë të shkurtër, duke shmangur burokracitë në zyrat e shtetit.
Ndërsa ka publikuar edhe pamjet nga sportelet e kësaj zyre tejet moderne, Kryeministri Rama shkruan se “nuk jemi jashtë shtetit, por në qendrën e ofrimit të shërbimeve të integruara ADISA në Fier”, duke lënë të kuptohet se kjo është një zyrë e standardeve europiane.
Gjatë intervistës për ERTV, Ymeri sqaroi edhe llojin e shërbimeve që u ofrohen në këtë zyrë, qytetarëve të Fierit.
“Ofrohen shërbimet e 8 institucioneve publike dhe dy shërbime të bashkisë Fier në kuadër të një marrëveshjeje me bashkinë. Konkretisht shërbime që lidhen me procesin e regjistrImit të titujve të pronësisë për tokat bujqësore, proces që prek posaçërisht qarkun e Fierit, i njohur për tokat bujqësore. Shërbime të tjera janë ato të hipotekës, të zyrave të regjistrimit të pronave, e institutit të sigurimeve shoqërore, tatimeve, e shërbimit kombëtar të punësimit, të ALUIZNI-t. Të gjitha mundësohen në 23 sportele me një standard dhe me një mënyrë pritjeje të re”, tha Ymeri.
Sipas tij, ADISA ka mision shmangien e burokracive, duke rritur cilësinë e ofrimit të shërbimeve, ambinteve të denja dhe për të siguruar informacion për qytetarët mbi marrjen e shërbimeve.
“Më parë nuk kishte sistem rradhe, njerëzit sorrollateshin dhe nuk merrnin as informacion të dedikuar për shërbimin që kërkonin. Arsyeja pse u ngrit kjo agjenci është për të transformuar në mënyrë rrenjësore, mënyrën si ofrohen shërbimet publike”, tha Ymeri.
Aktualisht zyrat ADISA ndodhen në 5 bashki, Fier, Tiranë, Kavajë, Gjirokastër, Krujë dhe vetëm në vitin 2018 kanë përfituar në këto sportele plot 265 mijë qytetarë shqiptarë.
PO KRYETARI I BASHKISE C`DO TE THOTE ..?!
Të tilla projekte duhen dhe për privatin. Ku një godinë të përfshij bibliothèque, cinéma, supermarché, opticien, dyqane veshjesh et etj.
Sherbimi per qytetaret eshte nje mashtrim i madh dhe do te behet realitet vetem atehere kur:
1. Cdo problem apo kerkese e qytetareve te marre pergjigje zyrtare dhe brenda afateve ligjore nga institucionet.
2. Cdo qytetar te kete akses per tu futur ne cdo zyre shteti (sidomos ne bashki, prefekture, polici, prokurori, gjykate, tatime, hipoteke, etj) per te takuar personalisht cdo titullar institucioni ne Shqiperi (perfshire ministra, kryetare bashkie, drejtues te policise, prokurorise, etj.) Jo sportele fallco dhe roje private ne zyrat e shtetit.
3. Te ulen ose hiqen fare tarifat e pagesave per te gjitha sherbimet qe shteti u detyrohet qytetareve.
Bravo Fier .
Ec plako…..bravo……
Zoti Edi, nuk ka rendesi forma po permbajtia. Sa efektive jane ne sherbim te qytetarve ? Mjaft me perrallat e neteve te dimrit.
from USA
ËSHTË BËRË PUNË E SHKËLQYER NË PËRQENDRIMIN E ZGJIDHJEVE TË HALLEVE NË NJË ZYRË SIÇ KUNDËR ËSHTË ADISA.
POR KA VEND PËR SHUUUUMË MË TEPËR PUNË PËR INFORMATIZIMIN DHE DIXHITALIZIMIN E DOKUMENTACIONEVE NËPËR INSTITUCIONE SI DHE TË ARSHIVAVE.
NUK ËSHTË ZGJIDHJE VETËM PËRQËNDRIMI I ZYRAVE NË NJË TË VETME POR ARRITJA E ZGJIDHJEVE NË MOS NË KOHË REALE NË KOHË OPTIMALE
POR QË TË APLIKOHET PËR ” X ” PROBLM DHE TË PRESËSH ZGJIDHJEN PAS TRE MUAJSH KJO NUK ËSHTË SHPEJTËSI.
VEÇ KËSAJ ENDE KËRKOHET DOKUMENTACIONEVE QË DUBLOJNË NJËRI-TJETRIN.
DHE KJO NDODH E DHE TEK ADISA E FIERIT.
KUR JA THUA SPECIALISTES SI PROBLEM AJO E PRANON POR NGRE SUPET DUKE TË BËRË TË DITUR SE S’KA Ç’BËN NË VEND QË TË.MBAJË SHËNIM DHE TË MARRË PËRSIPËR ZGJIDHJEN E ANDIKAPIT.
Nuk i kuptoj ca komentues…,keq qe nuk behet asgje e keq qe behet diçka…!
Mbase duhet te vene keta protestuesit te shikojne se me cfare kulture te presin e ti zgjidhin problemet ne ADISA te Fierit. Dhe i sigurt se do thone me te vertete po behet shtet e kjo eshte ajo qe duam.
Te nderuar komentues ,m.q.se Kryeministri eshte mjaftuar me inicialiet e ketij institucioni pa e permendur se ç’fare eshte ju lutem ndokush te me zbertheje se ç’ka do te thote ADISA pasi e kerkoj ne GOOGLE dhe nuk ka asnje sqarim!Ju lutem ç’fare nenkuptojne keto iniciale .Respekt per kryeministrin qe me se fundemi po fute te gjithe sherbimin e nivelit te larte per qytetarin shqipetar me sistemin e sherbimit europian duke bere te mundur zgjidhjen e problemeve te tyre e stop burokracise e dallkauklleqeve te se shkuares!Ja dhe nje motiv me shume se perse duhej Edi Rama ne krye te vendit!
Edo
A po e bo Fierin Firence a ?
Ata shqiptare qe mendojne dhe jane te bindur se shqiperia ka perparuar te shkojne dhe “ta shijojne “shtetin shqiptar!