Ruçi i tërheq "veshin" Bashës dhe Kryemadhit: Me mandatet nuk mund të silleni si fëmijët në dyqanin e lodrave

29 Mars 2019, 16:52Politika TEMA

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, mori pjesë sot në ceremoninë me rastin e 75 vjetorin e betejës së Kalasë së Margëlliçit, e cila u organizua nga Bashkia Patos dhe Organizata e Veteranëve të Patosit, në Lapidarin e Margëlliçit.

Gjatë fjalës që mbajti Ruçi i dërgoi një mesazh opozitës për aktin e tyre të djegies së mandateve.

“Të jesh antifashist dhe europian do të thotë të punosh për demokracinë, të garosh për të fituar dhe jo të sillesh me rregullat e demokracisë dhe fatet e vendit si fëmijët në dyqanin e lodrave. Unë e njoh mirë historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare.  Prej saj kam mësuar se mjaft komandantë të njësive partizane nuk arritën të merrnin detyrën sepse ranë në betejë para se tu vinte njoftimi i emërimit prej korrierit partizan. 

Ata ranë në emër të “mandatit” që i kishin caktuar vetes, si partizanë e çlirimtarë. Revokova këto episode për të kuptuar sa jetik është për demokracinë e Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërrues është braktisja e mandateve të popullit. “– tha Ruçi. 

Fjala e plotë e Ruçit

 “Kjo ditë mban lavdinë e një beteje të fituar dhe dhimbjen për rënien e katër heronjve të popullit e dëshmorëve të saj. Më 29 mars 1944 partizanët e batalionit “Naim Frashëri”, në bashkëveprim me forcat partizane të grupit Mallakastër, zhvilluan epopenë e lavdishme, betejën për marrjen e garnizonit nazist në Kalanë e Margëlliçit. Për fitoren ranë heroikisht në fushën e betejës, drejtuesi i luftimeve, komisari i Brigadës Mustafa Matohiti, zëvëndëskomandanti i Batalionit Meleq Gosnishti; komisari i kompanisë Lefter Talo dhe komisari i batalionit të grupit Mallakastër Dinjo Kalenja. 

Sot është momenti të kujtojmë se partizanët shqiptarë, labë e malësorë, çamë e minoritarë; toskë e gegë, gra e burra, myslimanë e të krishterë, vajza e djem, luftuan dhe dhanë jetën për Shqipërinë, pavarësisht se kush ishin dhe nga vinin. Ata kishin një emër të përbashkët, partizanë, dhe kryen një mision të përbashkët, si çlirimtarë të atdheut të tyre. 

Sot është momenti të kujtojmë se antifashizmi është një vlerë dhe mision universal, i pavjetërueshëm, themeli me solid i demokracisë dhe trashëgimia më e vyer që na kini lenë, ju, nëna e baballarë veteranë. Antifashizmi ka qenë dhe mbetet burim virtytesh në historinë e njerëzimit. Sot është momenti të kujtojmë se kolaboracionizmi është i dënueshëm në çdo kohë dhe i papajtueshëm me demokracinë, lirinë, progresin dhe qytetërimin. 

Asnjë virtyt njerëzor nuk mund të bashkëjetojë me kolaboracionizmin. Të jesh sot antifashist dhe europian, do të thotë të punosh natë e ditë për integrimin europian të Shqipërisë dhe luftën për pushtet ta vesh në shërbim të ndërtimit të shtetit dhe jo anasjelltas; tí përkushtohesh e nështrohesh verdiktit të votuesve dhe të mos braktisësh pozicionin ku të ka vendosur vota e popullit.Të jesh antifashist dhe europian do të thotë të punosh për demokracinë, të garosh për të fituar dhe jo të sillesh me rregullat e demokracisë dhe fatet e vendit si fëmijët në dyqanin e lodrave. Unë e njoh mirë historinë e Luftës Nacional-Çlirimtare. 

Prej saj kam mësuar se mjaft komandantë të njësive partizane nuk arritën të merrnin detyrën sepse ranë në betejë para se tu vinte njoftimi i emërimit prej korrierit partizan. Ata ranë në emër të “mandatit” që i kishin caktuar vetes, si partizanë e çlirimtarë. Revokova këto episode për të kuptuar sa jetik është për demokracinë e Shqipërinë respektimi dhe sa shkatërrues është braktisja e mandateve të popullit. 

Ky është mësimi që vjen nga shqiptarët antifashistë dhe demokratë të vërtetë të çdo kohe.”

6 komente në “Ruçi i tërheq “veshin” Bashës dhe Kryemadhit: Me mandatet nuk mund të silleni si fëmijët në dyqanin e lodrave”

  1. ¿ says:

    Demokracia merr fund kur shikon në sy të tjetrit të vërtetën.

  2. salianji pederast says:

    Ne Durres Edi Rama,midise te tjerave, Lulzim Xhelal Drenica-Kosova,lufton per te marr pushtetin me gomar pa samar dhe pa shale, kete militant Berishian e ndjek nga mbrapa edhe Fallxhorja,kishte thene ne Durres Edi Rama,te lumt Edi me percaktimin me te mire qe i ke thene, sepse ajo eshte nje cope aguridhe dhe e sakte thenja e juaj zoti kryeminister,ajo eshte tamam nje Fallxhore e rruges qe ka dal ne skene dhe po na cane bythen e palloshit dy metrosh dhe Fallxhorja para Edit eshte sa nje breshke para Luanit.

  3. Rezi says:

    Ruqi ka thumbuar Toto Liken qe nuk i shkoi deri ne fund vendimit qe morri te kishte shpetuar edhe vete edhe gjysma e shqiperise pasi gjysma tjeter pret te marre ndonje hap te tille edhe kryebisha Sali!

  4. Gjaermani fundit...fare says:

    Po me kolaboracionistet e Dulles a te Saliut si do i veje halli?

  5. Buda says:

    Fjalim i dobet, si hartim adoleshenti. Kryetari i Kuvendit te Shqiperise duhet te analizonte me mencuri situaten skandaloze te krijuar me lenien e mandateve te ish-deputeteve te PD+LSI; rruget e zgjidhjes se krizes se krijuar dhe perspektiven e punimeve te pushtetit Legjislativ te Shqiperise. Si eshte e mundur qe deputeti qe braktis mandatin, jo pa urdher te armiqve te Shqiperise demokratike e Europiane) te marre edhe tre vjet rrogen e deputetit?! Cfare do te behet me privilegjet e tjera qe kane 140 deputetet e Shqiperise, kur ata nuk duhet te jene me shume se 99 veta? Cfare jane ato honorare qe marrin deputetet per shkak te mbledhjeve neper seksione, kur ajo eshte nje nder detyrat e tyre?! Te kujtosh komandantet partizane dhe deshmoret partizane do te thote te reflektosh dhe te marresh shembull nga thjeshtesia, barazia, sakrificat e tyre per idealin e Lirise dhe Pavaresise se atdheut dhe popullit te roberuar. Cfare idealesh kane deputetet e PD+LSI -se kur me veprimin e tyre shtyhen negociatat e Shqiperise me Europen? Nen shembullin e komandanteve deshmore te Luftes Antifashiste ne Shqiperi Gramoz Ruci duhet te jape shembullin i pari dhe te heqe dore nga privilegjat marramendese qe gezon si deputet dhe Kryetar i Kuvendit te Shqiperise. Pas tij te tjeret…

  6. Komentuesi says:

    Respekt zoti Roçi.Jane shume te verteta ato qe ke thene.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje