"Bëmë baba të të ngjaj", djali i Schumacher në gjurmët e të atit: Debuton në F2, gati testi me Ferrarin

30 Mars 2019, 13:39Lifestyle TEMA
"Bëmë baba të të ngjaj", djali i Schumacher

Mick Schumacher po ndjek gjurmët e babait të tij, Michael. Pas debutimit në garat e F2 në Bahrein, ku e mbylli garën i teti, ai po përgatitet për testin e parë në Formula 1 me Ferrarin .

Këtë fundjavë, Mick Schumacher debutoi në F2 në Bahrain, por ky nuk është lajmi i madh në karrierën e djalit të legjendarit, Michael Schumacher.

Ai do të testohet të martën në një makinë të Formula 1, pikërisht me “kokëkuqen”, ku fama e të atit arriti kulmin.

Mick Schumacher u shpall kampion në Formula 3 para se të kalonte në Formula 2, e tashmë do të bëjë hapin e tij të madh, në gjurmët e babait të tij legjendar, Michael Schumacher.

Të shumtë janë ata që po presin me padurim të shohin për herë të parë djalin e idhullit të tyre nën njëvendëshen e kuqe.

“Jam më shumë se i emocionuar dhe do të doja të falënderoja Ferrarin dhe Alfa Romeon për dhënien e kësaj mundësi”, tha Mick, të premten.

1 komente në ““Bëmë baba të të ngjaj”, djali i Schumacher në gjurmët e të atit: Debuton në F2, gati testi me Ferrarin”

  1. Fati says:

    KU luan qari te ter ne gjurmet e te jatit shkojn , panvarsisht se mund ti ngjajn nones , nuk esht djali shumakerit i pari , ktu kemi raste pa fund , ku fmit ndjekin gjurmet e babes , panvarsisht se rastet tona nuk kan lidhje me djalin e shumakerit por qellimi esht i njejt psh; djali hajdarit ndjek gjurmet e hajdarit kerkon te bej si ai , djali olldashisht ne gjurmet e te jatit , djali fariut ne gjurmet e fariut , rriciklohen halet ktu tek ne , naj kan shpifur baballaret , kerkojn kalamajt e tyre qe shpifja karshi nesh te zgjasi pa fund , po raste kemi dhe te tjera plot .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje