VIDEO: Ndëshkohet rëndë boksieri i njohur që puthi në buzë gazetaren gjatë intervistës

30 Mars 2019, 12:36Lifestyle TEMA

Kubrat Pulev është pezulluar pasi puthi forcërisht në buzë një reportere. Vendimi është marrë nga Komisioni Shtetëror i Atletikës në Kaliforni.

Boksieri bullgari i peshave të rënda, puthi gazetaren në transmetim direkt.

Ndërsa gazetarja e Vegas Sports Daily, Jennifer Ravalo i bënte pyetje, bullgari e kapi dhe e puthi.

Në deklaratën e CSAC thuhet: “Përpara se të licencohet për tu ndeshur edhe një herë boksieri Kubrat Pulev duhet me patjetër të dalë para komisionit dhe të demonstrojë principet e respektit.”

Ravalo tha se incidenti ishte i turpshëm. Por në një postim në rrjetet sociale, Pulev pretendon se janë miq dhe bënë shaka për puthjen.

“Gazetarja, Jenny është një mike e imja dhe pas intervistës isha aq shumë i gëzuar saqë i dhashë një puthje. Më vonë atë natë, ajo na u bashkua mua dhe shokëve të mi në festën e fitores. Në video, pas puthjes të dy qeshëm dhe falënderuam njëri-tjetrin. Me të vërtetë që nuk ka asgjë tjetër,”-shkroi ai.

Incidenti ndodhi pasi gazetarja e pyeti nëse mund të përballej me ish kampionin e botës Tyson Fury në të ardhmen.

Pulev u përgjigj me ‘po’, para se të puthte me forcë Ravalon.

Tifozët e kritikuan rëndë 37-vjeçarin për veprimin e tij në mediat sociale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje