Shkencëtarë gjermanë bëjnë zbulimin e madh: Krijojnë substancën që vret qelizat e kancerit

30 Mars 2019, 11:18Bota TEMA

Substanca përdor një mekanizëm në sipërfaqen e qelizave të kancerit që i bën ato më pas të shuhen. Tani do të hulumtohet nëse funksionon edhe jashtë laboratorit

Studiuesit kanë zbuluar në sipërfaqen e limfomave një kompleks proteinash që dëmton qelizat kanceroze.

Përdorimi i saktë i mekanizmit në sipërfaqen e qelizave të kancerit, çon në vdekjen e tyre. Nuk është ende e qartë se përse qelizat e kancerit e kanë lënë të hapur këtë “derë”.

Megjithatë, studiuesit e Universitetit të Bonit dhe kolegët e tyre në kompaninë amerikane Caris Life Sciences kanë zbuluar çelësin e kësaj dere, të ashtuquajturin aptamer. I përdorur siç duhet, ai bëhet  fatal për qelizat e kancerit.

Aptameret janë sekuenca të shkurtra të ADN-së që – varësisht nga radhitja e njësive ndërtimore gjenetike (nukleotide)- mund të kombinohen në forma të ndryshme. Günter Mayer, profesor i biologjisë kimike në Universitetin e Bonit dhe kolegët e tij kanë zbuluar pikërisht aptamerin e duhur.

Studiuesit duan të studiojnë tani se përse qelizat kanceroze mbajnë mbi sipërfaqen e tyre proteina që shkatërrojnë vetë qelizën. Për këtë ka disa teori.

Mayer thotë se kjo mund të vijë nga fakti që proteinat përdoren për të komunikuar me qelizat e tjera dhe për të përhapur tumorin.

Derisa të qartësohet, se a mund të përdoren aptameret edhe në terapinë e trajtimit të tumorit, hulumtuesit do të kenë shumë për të bërë.

“Deri tani ne i kemi testuar aptamerët vetëm në laborator”, thotë Meyer. Por ne duhet të testojmë tani se a kanë efekt këto fragmente DNA-je edhe mbi limfomat në trupa me jetë.

Pra, në vitet e ardhshme ata do ta testojnë substancën te minjtë. Veç kësaj, duhet gjejnë edhe mënyrën e dhënies së medikamentit. (DW)

3 komente në “Shkencëtarë gjermanë bëjnë zbulimin e madh: Krijojnë substancën që vret qelizat e kancerit”

  1. Haki Cobani says:

    Ka 30 vjet qe thuhet qe eshte gjetur ilaci per kancerin. Sidomos keto gazetat online e njerrin si lajm nje here ne muaj.

  2. ashtu posi! says:

    Ça i kini këto lajme kot mor aman?!
    E paraqesni me titull bombastik sikur gjithshka ka përfunduar,por pastaj filloni me pooorrr….,mbas disa vitesh…., dhe në fund,asgjë!
    Boll ore tallët bythën me lexuesit dhe të sëmurët me këtë sëmundje për ca klikime më tepër!

  3. Shqiponja says:

    Pordhe me rigon , lajme qe ndoshta mbajne me shprese dhe ne gjendje te mire psikologjike te mbarturit me kancer , ate te pankreasit nuk ka perendi ne qiell te perballoje , godet pa kuptuar dhe kur e meson , cdo gje ka mbaruar …………..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje