Diabeti "pushton" shqiptarët , 4.000 raste të reja çdo vit

31 Mars 2019, 20:09Sociale TEMA

Sëmundja e diabetit po merr përmasa të frikshme në Shqipëri dhe jo vetëm. Çdo vit numërohen 4.000 raste të reja që diagnostikohen.

Përveç 75 mijë pacientëve që sot tajtohen me diabet, një numër i madh personash e kanë sëmundjen, por nuk e dinë.

Ndërkohë që niveli i lartë i sheqerit në gjak dëmton zemrën, veshkat, trurin dhe sytë dhe ajo që është edhe më shqetësuese, sot ka fëmijë me diabet.

“Nuk duhet të harrojmë që kemi rreth 15 për qind të popullatës që është me prediabet. Pra, persona të cilët ende nuk plotësojnë kriteret për diabet, por që po nuk ndryshuan mënyrën e tyre të jetesës, brenda 5 deri në 10 vitet e ardhshme, gjysma e tyre do të kthehen në diabetikë. Mosha e fillimit të diabetit 2 po ulet në mënyrë drastike. Sot, diabeti tip dy po fillon që nga mosha 30-35 vjeç, ka edhe fëmijë 10 vjeç me këtë diabet, sepse sot në Shqipëri kemi fëmijë obezë”, tha profesor Florian Toti.

Por, parandalimi i diabetit duket se është lënë vetëm në ndërgjegjen e individit, pasi nuk ka një strategji kombëtare për të frenuar sadopak këtë sëmundje që vret në fshehtësi.

“Për fat të keq ne, ende edhe sot nuk kemi një regjistër kombëtar të diabetit, nuk kemi një strategji kombëtare për diabetin, nuk kemi ende mjekë familjeje të trajnuar sa duhet për një ndjekje sa më të mirë të personave me diabet”, theksoi më tej profesor Toti.

Shoqata europiane e Diabetit ka mbledhur në Tiranë mjekë të njohur endokrinologë nga e gjithë bota, për të përcjellë mënyrat e reja të trajtimit të pacientëve me diabet.

Kostot e trajtimit të pacientëve me diabet janë shumë të larta, ndaj kërkohet të ndërhyhet sa më parë, sidomos te nxënësit e shkollave, nëpërmjet një strategjie kombëtare.

“Hapi i parë është ndryshimi i mënyrës së të ushqyerit. Disa kohë më parë u bë një diskutim shumë i gjerë në lidhje me ndryshimet e menyve nëpër kopshte e çerdhe, gjë për të cilën unë isha pro. Për fat të keq, ky ndryshim u reflektua vetëm në kopshte e çerdhe shtetërore. Unë jam shumë i kënaqur që sot nëpër shkolla, deri në 9-vjeçaret, fëmijët kanë në programin e tyre 3 herë në javë aktivitetin fizik. Por, a bëhet vërtet ky aktivitet fizik?”, ngriti dyshimet mjeku Florian Toti.

Nëse do të rritet aktiviteti fizik, apo do të ndryshohet mënyra e të ushqyerit, do të reflektohen menjëherë në gjatësinë e trupit të fëmijëve, si dhe në peshën trupore të tyre.(tch)

2 komente në “Diabeti “pushton” shqiptarët , 4.000 raste të reja çdo vit”

  1. beni says:

    Një këshillë për ata që jan ne fazën e fillimit të semundjes që quhet diabetis
    melitus,pra jetë e ëmbël?
    Mos pranoni të merrni mjekim si Metformin??
    Me t’u diagnostikuar reduktoni në maksimum kaloritë,pini sa më shum te hidhura jo të ëmbla harrojeni mishin,sa më shum zarzavate e jeshil,pak buk e undyrna!
    Nadh quhet vitamina për t’i dhënë fuqi qelizave të funksionojne mitokondritë për të prodhuar energji organet!
    Gjithnjë origjinali nadh jo kopje 20mg deri në 50 mg për 6 muaj rresht!!
    Dikush tjeter thot,se nuk vjen nga pankreasi,por Hepatitis b e kjo është për të reduktuar popullsinë?
    Ka një formulë pa marrë Metformin por do te lem pa
    Xhec grupet e interesave,pra farmaceutikën pra jemi në kapitalizëm,Mani mani se kështu me do Xhani!

  2. sali says:

    Po normale se ato kioskat e Vjollces se Topit qe kane mbire kudo neper Tirane vetem sheqerna shesin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

2 Komente

  1. ラブドール

    小学生 ダッチワイフ ダッチワイフの税関の自由度夢のダッチワイフの最も異常なダッチワイフシリコーンのダッチワイフを利用するためのヒントダッチワイフを購入するとお金を節約できます

    Përgjigjjuni
    1. ラブドール リアル

      日本 製 ラブドール あなたの実用的なダッチワイフのトリックや扱いに対処する方法、ハロウィーンのダッチワイフ新しいWM人形の新しい写真162cmEカップDS145以上–サテからの概要ビデオ

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje