FOTOT: Instalohen semaforët LED dhe me numëratorë kohe në gjithë kryeqytetin

31 Mars 2019, 11:06Sociale TEMA
FOTOT: Instalohen semaforët LED dhe me numëratorë kohe në

Të gjithë semaforët në Tiranë do të jenë LED. Bashkia e Tiranës vijon punën për vendosjen e këtyre semaforëve në rrugët e kryeqytetit, si dhe konfigurimin e tyre.

Ndërkohë nga Drejtoria e Transportit (Salla e Kontrollit të Trafikut) po bëhet programimi i semaforëve, dhe po vendosen numëratorë kohe (që nuk ka pasur me parë ), llampadarë flesh, llampadarë këmbësori, dhe llampadarë biçiklete.

Më përpara këta semaforë kanë qenë inkandeshent, ndërsa tani, falë investimit të Bashkisë, po ndërrohen të gjithë në LED, për të patur shikueshmëri më të mirë dhe për të krijuar më shumë lehtësi për këmbësorët, çiklistët dhe shoferët, si dhe për të disiplinuar trafikun.

3 komente në “FOTOT: Instalohen semaforët LED dhe me numëratorë kohe në gjithë kryeqytetin”

  1. Lombardo says:

    Semaforet duhet te pastrohen perhere nga pluhuri, sic behet gjithandej, gjithashtu ne shume rruge kryesore , pemet e varura pengojne jo vetem shtyllat e ndricimit, por edhe semaforet.

  2. Kozmos says:

    Bravo , as ne europe nuk i gjen, por Shqipetaret Jane popull i padisiplinuar , nuk respektojne asgje .

  3. Qeveria të ... says:

    Sssss …. eeee … nuk …. çaaaa …. eeeeeeh … s’ka shtet ketu jo. O çuno, ma boj i kafe ne i tege, se s’ka shtet ketu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje