Këtë paradite është prezantuar në Vlorë Laboratori i Turizmit, në bashkëpunim me palën italiane dhe Bashkinë.
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, gjatë takimit që ka pasur në zyrën e tij me përfaqësuesit italianë, me drejtorin e asgjësisë italiane për bashkëpunim dhe zhvillim Nino Merola, konsullen e përgjithshme të Italisë në Vlorë, Luana Mikeli si dhe presidentin e “Biznes Albania”, u shpreh se ky projekt i rëndësishëm është në fazat e fundit të realizimet të tij.
“Laboratori i Turizmit, është një projekt i rëndësishëm, për të cilin Bashkia Vlorë ka vënë në dispozicion një godinë përgjatë Lungomares, e cila deri dje përdorej si zyrë magazinimi për objekte të ndryshme, në pronësi të Bashkisë. Ky projekt do të jetë një qelizë shkollimi për të gjithë ata persona që do të japin shërbime në turizëm, për kamarierët, kuzhinierët, dhe të gjithë ata që do të punojnë në shërbimet e hoteleri turizmit”, u shpreh Leli duke thënë se në këtë mënyrë ata do të mund të rrisin standardin e tyre dhe u jep më tepër njohuri, të përcaktuara qartë në këtë sektor.
Ndërkohë nga ana tjetër presidenti i Biznes Albania, Luan Bregasi, u shpreh se “në Vlorë do të sjellë një shkollë modeste profesionale, e financuar nga projekti “Jaca”, e financuar nga fondet shqiptare dhe ato italiane”.
“Shumë shpejt do të inaugurojmë shkollën profesionale të Turizmit në Vlorë”, u shpreh Bregasi.
Ky projekt në bashkëpunim me “Biznes Albania” dhe në mbështetje nga “Jaca”, është vendosur në një nga vendet më të rëndësishme të qytetit, në mënyrë që të jetë më i arritshme nga njerëz që i shërbejnë ose ofrojnë shërbime turistike, të cilët do të kenë mundësi që të trajnohen nga mësues.