FOTOT: U lind 567 gramë… sot punon në spitalin që e shpëtoi

31 Mars 2019, 15:50Lifestyle TEMA
FOTOT: U lind 567 gramë… sot punon në spitalin që e

U lind tre muaj e gjysmë para datës së caktuar dhe peshonte vetëm 567 gramë.

Tani, 34 vjet më vonë, Tammy Lewis punon në repartin e kujdesit intensiv, ku jeta e saj u shpëtua.

“Unë isha foshnja më e re që mbijetoi në shtetin e Teksasit. Unë u linda pas 24 javësh shtatzëni, ndërkohë që normalja zgjat 40″, thotë Lewis.

Gruaja i kaloi tre muajt e parë të jetës së saj në kujdesin intensiv në spitalin ”Scott McLane”.

Vite më vonë, ajo punon së bashku me disa nga të njëjtët mjekë dhe infermierë që e shpëtuan atë, si një terapiste e frymëmarrjes.

Në vitin 2009, ajo filloi të punonte si terapiste e frymëmarrjes në ”McLane”, në një repart të kujdesit intensiv neonatal të nivelit të katërt, i cili është niveli më i lartë i asistencës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje