Fahri Vejuka, gjyshi i Asmer Bilalit ka folur për mediat sot në Shkodër, ndërkohë që po zhvillohet ceremonia mortore e dy vëllezërve Bilali, Astrit dhe Ibrahim.
Ai konfirmoi se nipi i tij, Asmeri, i cili mbahet në burg prej disa muajsh, do të jetë i pranishëm në ceremoninë mortore të të atit dhe xhaxhait të vet.
Vejuka bëri një apel për institucionet, që të gjejnë sa më shpejt vrasësit, ndërsa pati një lutje që nipi i tij, Asmeri të rrijë të paktën dy ditë në shtëpi, për të pritur vizitat.
“Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes, sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është shuar një familje, pas kësaj ngjarjeje dhe institucionet do të bëjnë detyrën e tyre për çfarë ka ndodhur.
Asmer Bilali është djali i Astrit Bilalit dhe është në burg prej disa muajsh. Ai do të jetë vetëm në varrim, por ne kërkojmë që të lihet të paktën dy ditë tek banesa e tij, për të pritur njerëzit, sepse nuk ka askënd.
Vëllai i tij 23 vjeç është shumë i sëmurë dhe nuk është askush tjetër. Shpresojmë që institucionet të vendosin dorën në zemër dhe të na mirëkuptojnë në kërkesën tonë.
I falënderojmë që e kanë lejuar të jetë në varrim, por kërkojmë të qëndrojë pak më gjatë, të paktën dy ditë dhe normalisht me prezencën e policisë. Për të tjerat, shteti të bëjë detyrën dhe nëse ka bërë diçka, mund të dënohet, por sot i kërkojmë ta lejojnë të paktën dy ditë që të qëndrojë, sepse do dalin dy kufoma nga shtëpia jonë”, tha Vejuka para mediave.
JO VETEM TE LEJOHET PO TE BEHET EDHE MINISTER I PUNEVE TE BRENDESHME,KUR AZEM ARKANI APO HAJDARI QE TERRORIZOI NJE POPULL TE TERE NE KRAH TE SERBIT BERISHA U VARROS SI HERO NE VARREZAT E KOMBIT PSE MOS BEHET MINISTER KY DJALOSHI QE I KAN VRA BABEN DHE XHAJEN!