Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla tha se PS do të hyjë në zgjedhje edhe pa opozitën.
I ftuar në rubrikën Opinion në News24, Balla shtoi se partitë që nuk hyjnë në zgjedhje janë shoqata.
“Ne si PS do hyjmë në zgjedhje dhe pa opozitën.
Një parti politike që nuk hyn në zgjedhje humb të qenurit parti politike. Shoqatat nuk marrin pjesë në zgjedhje.
Ne do të hyjmë në zgjedhje edhe pa PD dhe LSI. Ne shpresojmë që opozita të hyjë në zgjedhje dhe gara të jetë e ndershme dhe të jenë të gjitha palët.
Një parti politike, si rregull hyn në zgjedhje dhe pret të fitojë”, tha Balla.
Sipas Ballës, PS ka bërë partneritet me popullin, ndërsa shton se PD dhe LSI nuk janë me popullin. Në pyetjen nëse Partia Socialiste do të kandidojë ata persona të përfolur nga opozita, ai tha se së shpejti do të dalin kandidatët me emra.
“PS ka kontratë me popullin shqiptar. PD dhe LSI nuk mund të gënjejnë dot popullin. Ne do të hyjmë në zgjedhje.
Sa i takon akuzave të opozitës, mund të them se kjo opozitë nuk ka lënë njeri pa bërë me baltë.
Kjo opozitë ka baltosur deri hoxhallarë dhe priftërinj, jo më politikanë”, tha Balla. (TemA)
Atanuk jane politikane ,por ca horra ish komunist dhe spiun te sigurimit.Ata nuk hyjne se edine qe nuk fitojne dhe eshte e qarte me mire keshtu duke bere rolin e lolos dhe duke sabotuar vendin.zhdukuni ore hajdute dhe vrases berisha ,meta basha shkolle madhi qe flet si analfabet e qe vodhi 2 miljon euro me medikamentet.bashkohuni me kazanin e medias nje fare lubonja qe ngjan si mefistofeli,apo jaguar,fevziu,shkullaku , bushati dhe ylli rakipi,harrova zhejin qe mos te thote eshte zhej se do u lendohen kockat intelektualve brez pas brezi.Armiku me I madh I te gjisha koherave eshte berisha qe vuri drejtesine e plepave,gjithe batakcinjte ,sic thote dramaturgu ,leka bungo qe ishin pa breke ne b.. u bene me vila dhe femijet u mesojne jashte qe nga zoti president