Debakli i Erdoganit, urimet absurde të Edi Ramës dhe një leksion për Bashën

1 Prill 2019, 14:02Blog TEMA

Autokrati turk Rexhep Taip Erdogan ka pësuar një humbje të madhe në zgjedhjet lokale. Për t’ia bërë qejfin atij ia kanë uruar fitoren – Edi Rama bashkë me Aleksandër Vuçiçin, Millorad Dodikun, Ilham Alijevin dhe kampionë të tjerë të demokracisë.

Nga Enver Robelli

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë Anadolu Agency (AA) ose – thënë më mirë – zyra për propagandë e Rexhep Taip Erdoanit ka njoftuar me tone triumfi se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama e ka uruar presidentin turk dhe «Kryetarin e Përgjithshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim» (AKP), Erdoan, për «fitoren e arritur në zgjedhjet lokale». Për cilën fitore? Erdoan e ka humbur Stambollin, Ankaranë dhe shumë qytete të tjera. Kjo është disfata më e madhe që ka pësuar ai që nga ardhja në pushtet më 2003.

Është interesante të shikosh se kush tjetër, krahas Edi Ramës, ia uron fitoren Erdoanit. Në mesin e uruesve hyjnë kampionë të demokracisë si Millorad Dodiku, lideri i serbëve të Bosnjës dhe aktualisht kryesues i kryesisë së Bosnjë-Hercegovinës, kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas, presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Alijev, presidenti i Guinesë, Alpha Conde, kreu i Partisë së Aksionit Demokratik të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq.

A duhet që një lider shqiptar duke mbyllur sytë para fakteve t’ia urojë fitoren dikujt që – në fakt – ka pësuar disfatë gjithsesi të merituar. Erdoan e ka dëmtuar rëndë demokracinë turke, ai e ka shfrytëzuar përpjekjen për puç më 2016 si shkas për të goditur çdo kundërshtar politik, ka futur në burg dhjetëra gazetarë, ka fyer rëndë vendet perëndimore, në vendet e Ballkanit është sjellë si padishah që i mban nën kontroll politikanët lokalë, kudo ku ka pasur mundësi është përpjekur të përhapë islamin e tij politik.

Represioni brutal kundër opozitës iu kthye si bumerang Erdoanit. Me gjasë edhe në çastin e humbjes me të kanë dëshirë të solidarizohen edhe bajraktarët e Ballkanit, sepse mënyra se si sundon Erdoani ngjall entuziazëm edhe në Tiranë, Prishtinë, Sarajevë e Beograd. Një burrë, një fjalë, një vendim.

Sidomos humbja e partisë së Erdoanit në Stamboll është kolosale dhe për demokracinë turke një lajm fantastik. Kandidati i partisë shekullare CHP, Ekrem Imamollu, është duke prirë me 27 mijë vota. Ky rezultat mund të ndryshojë vetëm nëse në kuti të votimeve i fusin duart militantët islamistë të AKP-së. Në Ankara humbja e AKP-së është edhe më e bindshme, por partia e Erdoanit ka paralajmëruar ankesa. Duket se AKP do të tentojë që përmes drejtësisë së kontrolluar prej saj t’ia vjedhë fitoren opozitës, e cila garoi në kushte të pabarabarta dhe e shtypur nga regjimi i Erdoanit.

Triumfi i opozitës në Turqi është një leksion për Lulzim Bashën, liderin e zbehtë të Partisë Demokratike të Shqipërisë. Opozita turke nuk bojkotoi zgjedhjet, nuk bojkotoi institucionet, nuk përdori dhunë, siç po vepron Basha në Tiranë me një grusht militantësh. Opozita turke futi në garë kandidatë seriozë, punoi me ngulm për të bindur qytetarët mbi domosdoshmërinë e ndryshimeve, nuk u dorëzua në asnjë çast. Basha nuk ka cilësi të tilla të liderit siç kanë kandidatët e CHP-së apo të HDP-se kurde në Turqi. Sot Partia Demokratike e Shqipërisë është një firmë private e Bashës dhe e familjes Berisha.

Duke qenë e tillë ajo nuk arrin të bind masat e gjera mbi nevojën e largimit nga pushteti të qeverisë aktuale socialiste, të zhytur thellë në skandale të korrupsionit dhe keqqeverisjes. Në Partinë Socialiste ka shumë funksionarë që janë të vetëdijshëm mbi batakun ku ka rënë partia. Hapi i ardhshëm do të duhej të ishte që figura me autoritet të PS-së të kundërshtonin valiun e Tiranës, i cili ngutet t’i dërgojë urime padishahut në Stamboll edhe kur ai pëson disfatë kolosale.

Mobilizimi i opozitës turke tregoi se edhe në rrethana shumë të vështira është e mundshme të bëhen kthesa të mëdha. Tani ndoshta edhe brenda partisë së Erdoanit disa do të marrin guximin për të kundërshtuar autokratin e ashpër. Para zgjedhjeve të fundit presidenciale në kopshtin e ish-presidentit Abdullah Gyl aterroi një helikopter. Prej tij doli shefi i ushtrisë Hulusi Akar. Qëllimi i kësaj «vizite» ishte që Gyl të «bindej» që të mos garonte në zgjedhjet presidenciale.

Gyl nuk kandidoi me gjasë nga frika se mund të kishte pasoja nga regjimi i Erdoanit, nga i cili ai ishte distancuar ngaherë. Së fundi në mediat turke është spekuluar se ish-kryeministri Ahmet Dautollu, ish-kryetari Abdullah Gyl dhe ish-ministri i ekonomisë Ali Babaxhan mund të sfidojnë Erdoanin: duke themeluar një parti të re apo duke i bërë konkurrencë brenda AKP-së. 31 marsi i vitit 2019 do të hyjë në histori si ditë kur Erdoani mori tatëpjetën politike. Këtë ashiqare nuk e ka kuptuar Edi Rama. Siç nuk e ka kuptuar as Lulzim Basha se ndryshimet politike nuk arrihen nëse si lider nuk ke kredibilitet.

20 komente në “Debakli i Erdoganit, urimet absurde të Edi Ramës dhe një leksion për Bashën”

  1. Kulufi says:

    Per mendimin tim, asnje ENVER nuk duhet te lehi ne media, sidomos ENVERET qe ushqehen ne Beograd.

    1. Vatra says:

      O koqet e Sali Serbit dhe Lulushes Turqia dhe Erdogani kane investuar me shume se ç’do shtet dhe ç’do individ ne Shqiperi. Po ju jeni qelbesira te Rusise. Te paguar nga Greket, Serbet dhe Rusia.

      1. Hoxh Armandi says:

        Mos ja sha baben turkoshqiptareve enver. Ata qajne dhe bejne be per recepin. E kane bab…skan faj.

      2. Flm says:

        O Varta ka..i.
        ###
        Pa informohu kush eshte investori me i madhe ne Shqiperi per 28 vjet rresht.
        Greqia ne vend te pare me 1.2 miliard € (3.4 here me shume se Turqia) … sipas listes pas Greqis, vjen Zvicer, Holland, Kanada, Itali … Turqi.
        ###
        Sa per pagesat, na fol pak per listat e Gulenit qe u publikuan, ku benin pjese shumica e elites politike, historian dhe gazetar shqiptar.
        ###
        Prandaj mos ha mut kote.

  2. Tarrasi says:

    RODELL injorant. Ai ka fituar 56% te votave ne zgjedhjet locale. Po e vertete qe humbi Ankarane dhe Stambolin si dy kryeqendrat me te medha por kjo sdo te thote qe nuk eshte fitues i zgjedhjeve dhe sduhet uruar. Ci botoni ketij bajge keto zhgarravina

  3. Ben says:

    Edi Rama e ka kuptu me kohe,o gazetar qorr,por duhet me thone k’aj here derrit daje,sipas situates qe eshte,nga ana ekonomike.Te jete per Edi Ramen,as nuk do me e pa Erdoganin,jane nga pergatitja complet ndryshe,keshtu o gazetar miop,por qorr i modh,mos shkruj per gjona qe jane mbi capacitetin qe keni

  4. Labi says:

    Hartime te tilla ne i kemi bere ne moshen 13 vjecare ne kohe te xhaxhit, per mua deri sa kministri Rama mbeshtet dhe ben reformen ne drejtesi nen drejtimin e nderkombetareve eshte ne rregull, ai jo Erdohanin po dhe kim jongun te uroje nuk me intereson, sa per kete Enverin , ky duhet te marri me pare respektin e Shqiptareve ne Zvicer pastaj te flasi per Edi Ramen, ky ka plot per te thene per Ramushin e te tjere ne kosove, Shqiperia dhe populli i saj i dine me mire punet e veta.

  5. Mediu says:

    Sakte. Nje mesim i forte per tanet.

  6. tropojaaa says:

    ashtu esht o robelli ke re drejte diktatoret urojne njeri tjetrin,edhe ky edvin noriega argat i serbise,vuçiçi e maduro edhe ai presidenti i jemenit, kongos ,fiset tuci edhe papa guinea e re ,bashke me edvin shkollepakun keta e urojne erdoganin,flm zoti robelli qe ju informoni shqiptaret, shihemi ne proteste se shpejti fitore

    1. pompa says:

      O zoti Enver, une nuk jam as hipokrit as servil, ndaj u gezova shume qe fitoi Erdogani, ashtu sic u hidherova shume kir fitoi Trapi i amerikes. Ndersa per ty tropojan po them qe je thjesht injoran dhe i klonumi i sal ram shiqere birishes dhe ilir floririt.

  7. Arben says:

    E rendesishme eshte qe populli Turk e ka kuptuar se nuk çahet me propagande boshe, nuk mund te behesh aleat me perçaresa dhe nuk eshte rruga e drejte dhuna ndaj vellezerve Turq, apo konsiderimi I tyre armiq per shkak te mendimeve ndryshe. Nuk mund ta izolosh me force nje popull i cili bente revolta te fuqishme edhe ne kohen e perandorise.

  8. Vlora 9 says:

    Eshte fitues i zgjedhjeve dhe pike, o pika qe s’te bie ty o Enver, qe e turperon kete emer te cilen prinderit ta vendosen ne respekt te atij burri qe nxori kjo toke pas 500 vjetesh.

  9. Niku says:

    Po e bastardoni shqipen si ju do bytha, po s’keni faj ju qe shkruani se aq dini, kane faj ata qe paguhen si redaktore dhe s’bejne gje hic. Cfare mutin fjale eshte “debakli” apo “aterroi”? Ju duket vetja me erudite duke perdorur fjale te huaja?

  10. olimpia says:

    O Robelli ,ne se do te kishe pak inteligjence dhe realizem ,nuk do te shkruaje kete artikull idiot .
    E para…Rama uron nje vend dhe jo thjesht nje president .Ne kushtet aktuale nderkombetare ,kur as Shqiperia dhe as Kosova nuk jane ne BE dhe Kosova as ne NATO,Shqiperia ka domosdoshmeri nje miqesi te forte me Turqine .Ne kohen e Trump nuk mund te parashikohet se cndodh dhe ne rast te nje rreziku me Greqine Rama e di qe nuk i ka me as 1400 tanket ,as mijra gryka zjarri dhe as mbi 300 mije forca te gateshme te para 90..s ne rast konflikti .Politika nuk eshte gazetari ,interesat jetike nuk jane debate idiotesh ne sallonet e ZHEJIT ,VASILIT ,ETJ.
    E dyta ,opozita turke ,ne teresi e qendres se majte ,nuk ka asnje ngjashmeri me PD dhe LSI,dy parti te korruptuara deri ne palce ,te drejtuara nga nje Berishe shkaterrimtar i Shqiperise dhe nga kryetari i trustit te lulelakres ,Meta .Pervec te kaluares se zeze ,ata nuk jane ne gjendje qe as formalisht te paraqesin nje program real ,bindes ,te arguementuar .Ata duan thjesht pushtet pa zgjedhje sepse zgjedhjet nuk i fitojne kurre .
    E treta ,ne te gjitha pikpamjet politike ,ekonomike , shpirterore ,kulturore dhe shoqerore ,pavaresisht retorikes ,midis Shqiperise dhe Turqise ka dallime thelbesore .Ne Turqi ka gati 100 vjet qe ushtria ka ruajtur karakterin laik te shteti ,disa here me grushte shteti .Ndersa ne Shqiperi edhe ne periudhen e para 39..s ,edhe ne vitet 44..90 ..ushtria kurre nuk ka vendosur ne ceshtjet e brendeshme .Edhe njehere qe Sali gerdeci u perpoq ta perdorte ,ushtria u shkerrmoq per 24 ore ,natyrisht per faj te kriminelit BERISHA .
    Robel,kur shkruan mos kerko te mesosh por te kuptosh dhe interpetosh ngjarjet .

  11. lesh e li says:

    Rames mos ja ki marakun, Robell. Shiko Ramushin qe te kerkuarit e Erdoganit i nis perdite drejte stambollit.

  12. rroku says:

    Enver TOROBELLI, ke bere nje krahasim idjot, Erdogani ka burgosur e vrare kundeshtare politik njelloj si sulltan, na thuaj nje te vetem qe te kete vrare Edi se sa per Berishen e Lulin dihet qe i kane duart me gjak….

  13. HD says:

    Shkrim tejet teori. Gazetari flet siku Edi te jete Tramp dhe duhet te kujdeset per demokracine turke! Shqiperine e lidhin me Turqine interesa ekonomike por edhe historike(duam apo sduam ne) dhe marredheniet tona me Turqine duhet te jene te mira, pavaresisht se kush eshte ne pushtet. Erdogani eshte ashtu si thote gazetari por kjo eshte ceshtja e turqeve dhe jo e jona. Perfitimi i ndersjellte duhet te jete taktika e pushtetit ne Shqiperi vecanerisht ne situatat kur kemi nevoje per mbeshtetje ne kontraditat tona me fqinjet. Me Turqine nuk kemi asnje mosmarreveshje. Sigurisht qe Shqiperia duhet te shikoje drejt Perendimit dhe nuk duhet te behet Turqi, por kjo nuk kundershton strategjine tone qe me Turqine ta kemi mire, pavaresisht kush eshte ne pushtet ne Turqi apo Shqiperi.

  14. Detari says:

    Rama eshte kelysh i erdoganit, i ndertoi xhamine me te madhe ne ballkan afer parlamentit me 4 minare. Po nderton dhe mijera xhami te tjera.

    O popull shqipfolsa turq, ne BE nuk futeni kurre, islami nuk pranohet ne Evrope prandaj merrni plackat dhe shkoni nga origjina juaj ne stamboll.

  15. Klodi says:

    Ne jemi te vegjel per ti dhene leksione demokracie Turqise se Erdoanit. Keshtu qe do ti bejme temena Erdoanit derisa ai te jete ne pushtet. Opozita turke e kupton kete dhe nuk do te na e ve re kur te vij ne pushtet.

  16. Mashkullori says:

    Moderator,ku eshte komenti im?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje