Haradinaj mban premtimin, i jep 500 mijë euro kombëtares kosovare

2 Prill 2019, 17:54Sport TEMA

Kombëtarja kosovare e futbollit po kalon një moment magjik. Paraqitjet në takimet ndërkombëtare kanë bërë jehonë në mediat botërore, duke e cilësuar skuadrën “Dardane” si “Brazili i Ballkanit”.

12 takime pa humbje konsoliduan pozitat e kombëtares së drejtuar nga Bernard Challandes, që për këtë fakt kanë marrë edhe shpërblimin e merituar.

Në fillim të Ligës së Kombeve, Qeveria Kosovare e udhëhequr nga kryeministri Ramush Haradinaj premtoi premio prej 500 mijë eurosh nëse do të fitonin grupin D, objektiv të cilën e arritën pa shumë sforco. Kështu, Qeveria Kosovare ka mbajtur premtimin, teksa ditën e sotme ka akorduar edhe ndarjen e premios për Kombëtaren e tyre.

“Qeveria e Kosovës ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin sipas të cilit ka ndarë 500 mijë euro për Kombëtaren e Kosovës në Futboll”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Grupi 3 në Divizionin D u fitua nga kombëtarja e Kosovës me 14 pikë të grumbulluara pas 6 ndeshjesh, duke mos pësuar humbje ndaj kundërshtarëve si Azerbajxhani, Ishujt Faraoe dhe Malta.

1 komente në “Haradinaj mban premtimin, i jep 500 mijë euro kombëtares kosovare”

  1. ZoguZi says:

    Hajde kryetitull hajde!!!
    Po pse mo ky kokeboshi nga xhepi ja dha apo jua hoqi femijeve te vet nga goja ncncnc…
    Eurot e popullit i dha ky zemerbardhi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje