“Pjesë e dosjes 184”, Sterkaj i pergjigjet Bashës: Se di çfarë është kjo. Më vjen keq për Lulzimin, është i varfër nga llogaritjet matematike

2 Prill 2019, 10:55Politika TEMA

Deputeti i Partisë Socialiste, Paulin Sterkaj, ka reaguar pas akuzave të Lulzim Bashës, i cili tha se Sterkaj është përfshirë në dosjen 184 në prokurori, që ka lidhje me zgjedhjet e Dibrës. 

Në një intervistë telefonike për A2, Sterkaj u përgjigj se nuk ka gisht në këtë histori dhe është i gatshëm të dalë para drejtësisë, nëse do të thërritet.  

“Në zgjedhje kam punuar në një zonë në Dibër, të Selishtës, në një komunë ku Partia Socialiste nuk kishte fituar kurrë, por për çudi ne fituam atje, por kjo nuk ka lidhje me blerjen e votës, apo financim të paligjshëm. 

Nuk e di çfarë është kjo dosje, unë gjithmonë, edhe në sport kam qenë gjithë jetën kampion dhe e kam bërë me arbitër.  

Në polici, nga babai i tij politik, ish-Presidenti Sali Berisha, kam medalje “Shqiponjën e Artë” për kontribut në sigurimin e rendit dhe qetësisë.  

Edhe dekoratë nga ish-presidenti Bujar Nishani. Nuk e di të kem ndonjë dosje, por nëse më kërkon drejtësia i vihem në dispozicion në moment”, tha Sterkaj. 

Më tej Sterkaj ironizoi takimin e Bashës në Malësinë e Madhe, duke thënë se gjysmën e personave të pranishëm i kishte ftuar ai që të dilnin në shesh. 

“Më vjen shumë keq për liderin e Partisë Demokratike, është i varfër edhe nga llogaritjet matematike, por edhe në njohjen e përfaqësimit të deputetëve sipas zonave. 

Unë jam deputet i Malsisë së Madhe dhe më vjen keq për të që nuk i ishin mbledhur më shumë se 150 vetë në Koplik, ku prej tyre 75 ia çova unë për ta mirëpritur. 

Unë përfaqësoj Malësinë e Madhe prej 14 vitesh. Unë bëj pjesë në deputetët që nuk blejnë vota. Shkodra më njeh mirë, më njohin edhe demokratët e Shkodrës sepse kam qenë edhe një mandat deputet i Partisë Demokratike.  

Unë s’bëj pjesë te deputetët që blejnë vota, unë bëj pjesë tek ata që i shërbejnë komunitetit jo kundrejt lekëve, por kundrejt nevojave dhe halleve. Këtë do ta bëj sa të jem deputet, do t’i shërbej të majtëve e të djathtëve”- u shpreh Sterkaj.  (TemA) 

4 komente në ““Pjesë e dosjes 184”, Sterkaj i pergjigjet Bashës: Se di çfarë është kjo. Më vjen keq për Lulzimin, është i varfër nga llogaritjet matematike”

  1. Naim Frasheri says:

    Edhe ky Vari Kanarin është, Politikar i Trash Fare.

  2. Petrit says:

    Nje pyetje te thjeshte Paulin ?.
    Si i ndihmon ti njerezit ne komunitet ?.
    Sepse na e shpifet me kete shprehje ndihmoj njerezit.
    Njerëzit nuk duan ndihme.
    Njerëzit duan pune.
    Duan siguri per jeten e per pronen.
    Duan garanci qe kur te drejtohen ne zyrat e shtetit te mbarojne problemet qe kane.
    E jo te drejtohen te deputeti i zones per nje operacion ne spital jashte rralle apo nje vend pune te pamerituar.
    Ketyre ju thoni juve ndihma per komunitetin.
    Por ti dhe shume te tjerë si ti qe ndodheni ne fole krimi dhe korrupsoni nuk keni asnje lidhje me politiken.
    Ju jeni aty per te mbushur xhepat tuaj me parate e vjedhura nga ai popull i varfer.
    Dhe natyrisht per ti bere fresk shefit tuaj sa here ai ka nevoje

  3. gjela biba says:

    ik mor paulin spiuni kush po t’q….. merre ramutin e pjerdhinin bane i treshe si e keni zakon ju vatikansat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje