Në 28 vjetorin e 2 prillit, Shenasi Rama: Në varrimin e Arben Brocit, me fishek në dorë. Vrasësit, në ceremoni

2 Prill 2019, 09:27Politika TEMA

Njëri ndër ish- liderët e “Dhjetorit”, Shenasi Rama përkujton 28 vjetorin e vrasjes së 2 prillit, ku Arben Broci dhe tre të tjerë u vranë në qendër të Shkodrës.

Rama e kujton ceremoninë e varrimit të katër heronjve të demokracisë, teksa thotë se plumbi ka qënë nisur për të, por që kapi një tjetër.

Ai thotë se në ceremoninë mortore të heronjve morën pjesë dhe ekzekutorët e tyre, të cilët patën dhe ndihmën e të huajve.

“Kjo ka kene dita e fundit qe kam dale legalisht ne shtetin shqiptar.

Kam kene ne krye te ketij varrimi te nje krimi te parise (ne bashkepunim me te huajt) ku u vra shoku im Arben Broci dhe tre protestues.

Kam ece me nje fishek 12.7 mm ne dore te ngritur qe nga monumenti i Pese Heronjve te Vigut e deri ne varrezat e qytetit.

Kam ece vetem dhe pa mbrojtje.

Kam dashte qe te tjeret me e dite se fisheku ka kene per mue.

Ne varrim kane kene edhe ata qe e kane urdheruar vrasjen time, edhe ata qe ekzekutuan dike tjeter…

Jena pa sy me sy dhe kemi ece secili ne rrugen e vet. edhe kjo eshte nje menyre me rrnue per me tregue”, reagon Shenasi Rama në rrjetin social.(TemA)

6 komente në “Në 28 vjetorin e 2 prillit, Shenasi Rama: Në varrimin e Arben Brocit, me fishek në dorë. Vrasësit, në ceremoni”

  1. Shaqo says:

    Rrno, trego, po mos genje…
    …i ditke vrasesit, trego pra, vrasjet kane qene te planifikuara, PD me ndihmen e te huajve i ka bere, dihet, ti i di, behu burre e trego; te tjerat jane dengla, .. leri denglat se s’kane lezet

    1. i revoltuar says:

      Shenasiu nje HALABAK “demokratik”, llumi i shoqerise. Nese e di kush i vrau fol publikisht dhe trego faktet, qe shqiptaret te mos nderojne me heronj te rreme te ” demokracise”! Po kush do flase? Ky Shenasiu eshte po ashtu nje funderrine si shoket e tij “demokrate” qe organizuan jo thjesht vrasjet e atehershme por gjithe shkaterrimin e vazhdueshem te Shqiperise. Keta “demokratiket” jane te gjithe ne nje kazan te ndyre te antishqiptarizmit ?

  2. Gjorku says:

    ” Rrnue me tregue ” Tè jetosh sot i ndershèm dhe punètorè èshtè shumè e vèshtirè. Tè tregosh tè vèrtetèn èshtè akoma mè e vèshtirè. Jetègjati nuk bèhet jetè shkurtèrt – thotè populli ! Zoti Shenasi ! Vrasèsit e 2 Prillit atèherè njihen, ju i paskeni parè me sytè e tuaj dhe keni heshtur ?! Mè mirè se sa You Prof kush e din se sa ka vuajtur Shqipèria pas asajè dite tè zezè ! Vrasèsit janè midis nesh dhe qè nga ajo ditè ata kanè ‘punuar’ tè qetè. Cila gjè èshtè mè e rèndèsishme me rrue pa diftue a me dek i koritun ???

  3. Xhoxhi says:

    Nuk do shumë mënd që janë njerzit e partisë demokratike dhe urdhëri nga Saliu i madha sepse po të ishin socialistë Shenasiu do i kishte thënë pa frikë sepse edhe do paguhej nga Sali leshi me shokë….

  4. Kimi says:

    Vrasjet e 2 prillit 1990 u beri Salih Berisha me Ali Spahine dhe dike tjeter qe dhe e majta e devijuar e bene hero demokracie.Por Berisha dhe Spahia ishin ata qe kishin patur lidhjet e drejtperdrejta me Udb-ne per shkakun se kishin qene te lire dhe jo ne burg duke qene referentet kryesore te celules se Udb-se ne Shkoder.Me vone Saliu i shpalli deshmore demokracie ata qe vrau dhe vellane e A.Brocit e beri gjykates,njelloj si veproi dhe me gruan e A.Hajdarit.Drejtesia e Re duhet te hapi edhe perseri hetimet per vrasjet e 2 prillit te 1990 per te zbuluar te verteten dhe te denoje autoret.

  5. Shpetimi Debatik says:

    Shume borgje na keni ne shqiptareve , ne keto tridhjet vjet shkodrane……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje