Në një kodër të thepisur të Shqipërisë së Veriut qëndron një portë e së kaluarës komuniste. Një derë e madhe çeliku hapet, për të zbuluar një bazë ushtarake që fshihet në zemër të malit.
AFP i ka kushtuar një reportazh avionëve të Gjadrit. Baza ajrore e fshehtë, sot është thjesht një depo që mban në errësirë dhjetëra avionë MiG të periudhës komuniste, që mbledhin pluhur prej vitesh. Tre dekada pas shpërbërjes së komunizmit, autoritetet shqiptare po përpiqen t’i shesin avionët sovjetikë dhe kinezë që kanë dalë jashtë përdorimit prej më shumë se një dekadë.
Shefi i shtabit, Bardhyl Kollçaku thotë se një pjesë e avionëve MiG do të mbahen në muzeun e ushtrisë.
“Përveç nostalgjisë, për të cilën ne do t’i mbajmë disa prej tyre në muzeun tonë… pjesa tjetër do të trajtohet sipas legjislacionit vendas për shitje ose përdorim tjetër”.
Kur Shqipëria diskutoi për herë të parë shitjen e avioneve MiG në vitin 2016, kërkesa e parë erdhi nga Muzeu i Hapësirës Ajrore në Francë, si dhe nga një shkollë fluturimi në Gjermani. Në listën e pritjes ka gjithashtu edhe individë, përfshirë biznesmenin francez Julien Roche, i cili planifikon të instalojë një avion të tillë në kopshtin e tij. Megjithatë, asnjë shitje nuk është realizuar deri më sot.
Ashtu si 7000 bunkerë të sigurisë, baza e fshehtë e Gjadrit ishte pjesë e planit të ish-diktatorit komunist Enver Hoxha për të forcuar shtetin e tij të egër nga frika e pushtimeve të huaja që kurrë nuk u realizuan.
Nje prej ketyre avioneve duhet te vendoset ne vendin ku ishte kerpudha e kryeministrise, nje tjeter ne tarracen e bashkise, nje tjeter tek kuvendi i deputeteve tane trima te shqiperise dhe nje avion tjeter tek sheshi skanderbeg dhe keshtu plotesohet nje ender e vjeter e komandantit qe la partine plot me komisare qe i kemi sot ne krye te vendit