Soreca: Shqipëria ka bërë progres, koha për bashkim që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE

1 Prill 2019, 15:25Politika TEMA

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luiggi Soreca, ndërsa ka kujtuar 10-vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, ka theksuar edhe njëherë se është koha për bashkim në mënyrë që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE.

“10 vjet më parë, më 1 Prill 2009, hyri në fuqi Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri dhe Shqipëria filloi zyrtarisht udhëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian.

Në këto dhjetë vjet, Shqipëria ka bërë përparim të prekshëm në shumë fusha.

Ende ka shumë sfida, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit.

Tani është koha që të gjitha institucionet shtetërore, partitë politike, shoqëria civile, sektori privat, të gjithë njerëzit të punojnë së bashku për të nxitur më tej vendin, edhe në pikëpamje të vendimit të ardhshëm të qershorit”– shkruan Soreca.  (TemA)

1 komente në “Soreca: Shqipëria ka bërë progres, koha për bashkim që vendi të shkojë përpara për integrimin në BE”

  1. Zambi says:

    Suksese te papara. Duket nga produkti qe po korrim.
    Vrasje, droge, korrupsion, largim i trurit, varferi e rritur etj etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje