Bamir Topi del me një propozim për zgjidhjen e krizës politike: Komision ad-hoc

1 Prill 2019, 16:39Politika TEMA

Ish-presidenti Bamir Topi ka dhënë alternativën e tij për zgjidhjen e krizës.

Fillimisht ai tha se vendi duhet të dalë nga bipartitizmi, i cili po varros të ardhmen në Shqipëri.

“Fillimisht duhet të dalim nga bipartitizmi, i cili po varros të ardhmen në Shqipëri. Duhet të hapet sistemi dhe pastaj janë njerëzit që zgjedhin. 

Janë njerëzit që përcaktojnë mënyrën se si konfirmohet, se si strukturohet Parlamenti dhe përfaqësimi i tyre në qeverisje.

Jo për shkak të Metës president, institucioni i Presidenti është i dobët. Është i dobët, nuk ka fuqi interlogutore mes palëve sepse në rastin konkret, kushdo që do ishte president, ishte një president që votohet Politikisht. 

Në rastin konkret është votuar nga socialistët dhe sot paragjykohet nga socialistët për shkak të lidhjeve të tija me opozitën. 

Presidenti do bënte mirë t’i thërriste të dyja palët për të nxjerrë në transparencë të plotë mungesë në e vullnetit të zgjidhjes së krizës së njërës palë. 

Në këto kushte, e ka parë që një palë nuk do pranojë të ulet në tavolinë, duke konsideruar Presidentin si të paragjykuar”, argumentoi ai duke folur për emisionin “Top Talk”.

Më tej ish-presidenti folu edhe për propozimin e tij, duke kërkuar krijimin e një strukture konsultative, ndoshta dhe të atyre që kanë shërbyer në zyrën e presidentit të Republikës.

Palët politike janë ekstremisht të largëta, me një retorike të ashpër. Presidenti nuk dëgjohet dhe nuk besoj se për çdo gjë të drejtohemi tek ndërkombëtarët. 

Unë do të propozoja që mund të krijohet edhe një strukturë konsultative, ad-hoc. Ndoshta dhe e atyre që kanë shërbyer në zyrën e Presidentit të Republikës për kaq vite sepse figurat e tyre kanë shkuar për të shërbyer si kryetarë të shtetit dhe duke pasur një mandat në emër të gjithë popullit. 

Eksperienca politike dhe njerëzore, do e bënte këtë proces më të përshtatshme për t’i ardhur në ndihmë Presidentit, për të hyrë në negociata të domosdoshme Duhet të dalim nga ideja e tavolinës së ‘Krokodilit”, sepse nuk prodhojnë një situatë normale por vetëm pazare.

 Propozimi është që të këtë një pjesëmarrje, angazhim i atyre që i kanë shërbyer në zyrën e kreut të Shtetit, sepse janë dy palë, që jo vetëm janë larg, por s’kanë asnjë predispozitë të komunikojnë mes tyre”, propozoi ai.

Gazetari e pyeti nëse zoti Topi është i gatshëm që ta marrë përsipër këtë iniciative, ai u përgjigj që jo. Edhe një herë ish-presidenti nguli këmbë që kriza nuk mund të zgjidhet nga ndërkombëtarët, por ekspertët shqiptar, sepse e njohin më mirë situatën në vend.

“Nuk mund të marr përsipër sepse do ishte e tepër. Unë shprehem, por kam besim që ky mesazh do absorbohet edhe nga kolegët e mi që kanë qenë presidentë. 

Nuk kemi pse të presim që dikush duhet të vij, sepse kemi parë që kanë ardhur misione, kanë ndenjur 24 orë dhe janë larguar.

 Situatën e njohim neve dhe përgjegjësi politike duhet të kenë të gjitha palët. Problemi është se duhet të jemi të kujdesshëm, të parashikojmë që gjërat mund të vijnë duke u agravuar. Ata që e vuajnë janë qytetarët. Futja në dialog është siguri dhe jo dobësi .

Ai që pranon dialogun, të jetë më interlogutor dhe do preferoja të ishte tavolinë serioze me garant moral politik që gjerat të zgjidhen sa më shpejt. Në rast se do kishte një thirrje të tillë, një thirrje që nuk është pjesë e konfliktit, atëherë çdo palë që nuk do pranonte të futeshe në dialog, do përktheheshe si humbje e tyre politike”, përfundoi Topi.

37 komente në “Bamir Topi del me një propozim për zgjidhjen e krizës politike: Komision ad-hoc”

  1. blerta says:

    Ky eshte bere si GJENERAI I USHTRISE VDEKUR…..

    1. armand says:

      Topi ja futi me top. Nga padija o nga ligesia gjykojeni vete . Kushdo qe thote se ka krize politike eshte vetem tellall i oborrit te familjes se krimit. Teorirat o pordhet me rigon , ne shqip , shkoni tregojani banoreve te Marsit. Vetem ata do mahniten nga pergatitja juaj teorike o ish president.

    2. Cudia says:

      Zoti Topi! Qe partia jote nuk ka anetare nuk eshte faji i popullit. Ti je bere si Namik Hoti dikur qe kishte pothuaj te njejtin numer njerezish ne parti por qe ka nje ndryshim mes teje. Namikut i kishte zinte fjala vend kur fliste per te drejtat ekologjike. Kurse ti flet tamam si zeri i traktorit qe inaguroi Mehmet Shehu dikur dhe qe nuk punoi me pas nje muaji. Ti u bere president se te vuri sala ti krije bishtin por jo se ke qene i lindur per president. Shko puno ne ndonje ferme se mund te japesh dicka ne ate fushe.

    3. Abdihoxha says:

      O Bame po shko futja nje paçe kembesh o aman, na mbyten veterineret dhe mesuesit e anglishtes ne politike, ti ishe i zoti vetem te zhvasje per emerimet ne drejtesi, palaço burre.

  2. tori says:

    asnje leshim.Ato jan larguar nga parlamenti me qellim e dashje.I dashur ispresident, per politikani sot ne boten moderne nuk mund te flitet per nje tager moral . Sot ideollogjia e filozofija cdo te qenurit politikan eshte “EDHE PO EDHE JO” ateher si mundte flitet per moralitet ne politik e moral politikanesh!

  3. Teoricieni says:

    Ky po, të kënaq, teoricien i modh shumë. Ka partinë aty dhe nuk i vete asnjë demokratikas. Po të kishin besim, do të mblidheshin aty “të zhgënjyerit” e PD-së.

  4. Rrufeja says:

    “Kur nuk do qe te zgjidhesh nje ceshtje,krijo nje komision parlamentar”… thenje qe qarkullon ne cdo vend parlamentar te botes

  5. 01vlora says:

    O Topi për mendimin tim do të kujtoja me respekt për çfar ke berë.Tani po ja fut kot.Respekte.

  6. Konica USA says:

    Bamiri mund te jete burre i mire, por fatkeqesisht eshte mefsho dhe frikacak,kur Saliu e quajti horr bulevardi nuk pati kurajo ti pergjigjej, prandaj inisiativat e tij jane pa vlere dhe per me teper ai dhe njrrezit e rij po ju lepihen Saliut.

  7. Cuku says:

    Bamke Qylollari
    Per cfare krize e ke fjalen ?
    Per krizen e Berishes,,,Likes,,Lulushit,,Mones dhe gjithe hajduteve bashke me ty zotni
    Je pjese e hajdutlleqeve qe keni zhvatur kete vend.
    Spo ta var.Rama per ndonje kocke te lepish dhe u turre nga stani I vjeter
    Ne fillim cove Gazmend Etiketen dhe tani po behesh gati
    Ik se dhe ti ke vjedh sa je tund O Bamke Qylollari

  8. Nabukodonosor1 says:

    Bujar uturaku te zgjidhi krizen?????.Vetem Alfred Moisiu ka patur vertet stof presidenti nga gjithe ju legenet qe keni kaluar ne ate zyre.

  9. Brahoo says:

    Nuk lat asnje te korruptuar pa i mare mendim.
    Edhe Bamka duhej qe nje pal syze dielli i kushtojn 50 mije euro.

  10. Refugjati says:

    Kjo krize politike e prodhuar dhe imponuar nga PD zgjidhet vetem në detyrim te kushtetutës,për te shmangur riciklimin e krizave te ngjashme në të ardhmen.Çdo zgjidhje ad-hoc e çdo lloji do ishte një shfaqe politiko-mediatike,thjeshtë per te kaluar rradhen dhe vetem se do te konservonte krizat,që te kesaj natyre jane te pashmangeshme te krijohen ne Shqiperi.

  11. Illi says:

    E paska zene edhe kete frika e vetingut.

  12. nurihani says:

    Zgjidhja eshte e thjeshte dhe kete e di edhe i madhi Nard Noka: Garanci se nuk do te preken nga reforma ne drejtesi dhe çdo gje eshte o.k

  13. kastriot says:

    Edhe ti me kriminelet ke qene .Te pame sa mire bisedove me kriminelin kur te tha horr bulevardi.Gje e mefshte.

  14. Ben says:

    Po.pse mor.Bamir bën sikur po propozon zgjidhje..Hajde në SHBA dhe i thuaj Trampit ik ti se nuk duam ne te vijmë në Kongress në ne opozite? Nuk behen zgjedhje të reja apo qeveri teknike apo ad-hokiday yt se ka qejf opozita. KjI nuk behet as në kohë krize por politikanet Shqiptare si rrota që janë janë marrë me të mirë nga Europa sa re mësojnë se cfare eshte Demokracia. Tani pas 27 vitesh Ndërkombëtaret dhe populli është lodhur me ju dhe është mirë që opozita të zbatojë rregullat dhe te presim radhënga kur te behen zgjedhjet dhe nëse populli e do të mare pushtetin. Ka rregulla Bamir. E ndjek sportin tu Bamir? Kush e fiton ndeshjen? Ai që bën gola apo ai që ha gola? Ti thua qe humbësi I ndeshjes të kërkojë ndeshje tjetër se nuk është dakort me humbjen. Iku ore meru me ndonje pune tjeter se President u bëre si pa dashje. Ju politikanet Shqiptare ose beni si budallenj ose jeni budallenj me te vertete. Prandaj sido që të jeni ose luani lojënë si duhet ose ikni dhe lëreni atë popull rehat. Nuk merren me Ndërkombëtaret me ju!

  15. Mali says:

    Po mire mo ish president
    Te pyes pse flet me pordhe si cpikes i fjalorit c’jane keto”bipartitizmi,interlogutore,konsultative ad-hoc” a ti kupton publiku keto qe thua!!!!!???? Per ke i thua???

    1. shqip says:

      Mbase e shoqja dhe gocat e tij e kuptojnë… Ky soj ish-kryetari që na flet me fjalë të huaja për të fshehur varfërinë e tij gjuhësore dhe na e tregon atdhedashurinë e tij duke mos përdorur fjalët e vendit të tij. (Po përdor edhe unë gjuhën e tij) Sektir!

  16. Tyronsi says:

    O Top kriza ligjore eshte zgjidhur, jan futur zevendesuesit ne parlament

  17. Mendimi jo profesionist says:

    Z.Topi,kush e perzuri opoziten nga Parlamenti ?Ai qe terhiqet nga beteja duhet te ri menjane e te mos merret me me politike.Ne asnje vend te lire nuk mund te abuzohet me voten e popullit.Qendrimi juaj ne kete rast eshte teper i pa percaktuar.Opozita,ciladoqofte ,nuk ka te drejte kur thote ;”TE IKI RAMA NGA KRYEMINISTER”Se me te ne krye nuk ka demokraci.Edi Rama gjate periudhes qe eshte ne pushtet ka bere gabime por qendron nga pa aftesia e kundershtareve ne krye te egzekutivit.Mos u bej edhe Ti ,si shume te tjere,sahanlepires qofte edhe nga partia jote.Kriza nuk zgjidhet duke bere pazar ne kurz te popullit por,duke u larguar ata qe e shkaktuan dhe te organizohen opozite e re me alternativa per te marr pushtetin e per te bere ndryshimet per te cilat ka nevoj vendi.Mos fol kodra pas bregut.

  18. LORA says:

    Te ngulen ne fronin presidencial me voten e trafikuar te gjashte nano-kurvave.
    Pergjate presidences tende u hodh nje fshat i tere ne ere,prej kusarise dhe antishqiptarizmit shteteror,e t’u pushkatuan afer portes Kater Burra me duar ne xhepa, o ish-president.Ti flisje atehere me heshtjen tende prej “horri bulevardi”.
    Te paska ardh zeri zotrote!T’u dashka edhe ty kriza!.
    Me krizen tuaj qeshet e gjithe Shqiperia,,,sepse ajo nuk eshte krize e Shqiperise.Kriza e juaj ne raport me procesin e reformimit qilizme ne drejtesi eshte shpetimi i shqiptarve dhe Shqiperise.
    Tung o ish.

  19. Heshtja qe flet says:

    Horr bulevardi!
    Mos mendoni se Berisha ia tha kot kete fjale?
    Po ky pse su ndje?

    Natyrisht qe je HORR, pavaresisht ne bulevard apo presidence, sidomos kur:

    Puneson DASHNOREN ne Presidence, kur ke nje grua dhe vajza gra….
    Ndaj fliste me heshtjen Bamka.
    Tani bilbilos

  20. Arifi says:

    Akoma floket me baluke i mban?? Dhe dhe “favoritet”te mbulojn veshin!? Se kam koh qe nuk te kam pare.

  21. luan says:

    Ti duhet, si ish-president, duhet te jeshe i pari te thuash se nuk ka krize. Partia ne pushtet ka fituar zgjedhjet ne menyre demokratike dhe opozita duhet te rrije ne opozite deri sa vine zgjedhjet e radhes, Ne se opozita ka fakte per cdo shkelje ligji nga Kryeministri apo cdokush tjeter, ajo duhet te shkoje ne Prokorori/gjykate. Pra ne drejtesi. Keshtu eshte rregulli ne demokraci. Po te quhet kjo krize atehere Demokracia ka marre fund dhe cdo humbes ne zgjedhje do te bente te njejten gje, pra perjetesisht pa qeverisje, perjetesisht ne krize/zgjedhje. Dhe kjo jo vetem ketu por edhe gjetiu. Ti duhet ta dishe me mire se kushdo se e kujt eshte kjo ide. Po ta them une se ti ben sikur nuk e kupton: Ai qe te tha ty “Horr bulevardi”. Ai eshte nje Hitler per Shqiperine edhe tani qe eshte pa pushtet real, dhe dihet cfar duhet bere ne nje rast te tille. Me vjen keq per ty.

  22. LABI says:

    TOPI DHE TI NUK KE MORAL SEPSE U ZGJODHE PRESIDENT ME VOTA TE BLERA NGA NANO..KESHTU QE JE I PA BESUSHEM….

  23. 666 says:

    O z. Topi, komisionin po ta krijoj une : Nishani , Meta , Klevis Balliu ,Mul Noka , Salianji , Fevziu , Lubonja , Zhej , Rakipi , Balliu ( plak ) Çim Peka , keto e zgjidhin ne menyren me te mire , a ta mbushin syrin . Po rri ore president , per çfare krize behet fjale kur qeveria punon , parlamenti punon si kurre me pare me shumic 94 votash qe tash 30 vjete nuk ka pat parlament si ky . Pra gjate 30 vjeteve kemi pare parlament me ushtare mercenar , parlament vetem grindjesh e sharjesh me liber shpije , parlament me deputet injoranta me deputet te trashe me deputet biznesmen qe nuk mbajme mend me keq se keto te opozites se ketyre 6 viteve qe nuk shkojne ne pune dhe kerkojne te paguhen po edhe kjo hyn ne vjedhje . Ndigjo o ti ish president thuaju qe do te anullohet reforma ne drejtesi atehere vrap kerkojne te marrin mandatet duke shkelur çdo lloj ligji ulen ne bisedime dhe shkojne vrap ne zgjedhje me kete qeveri dhe me kete kryeminister , ja pra ku fle lepuri .O z. Mero mundesisht njekyt koment tju çosh nderkombetareve ta lexojne .

  24. Shoku says:

    Presidenti Ilir Meta e zvogloi rolin e pereidentit me doren e tij.
    Se pari . Meta u zgjodh prsident,edhe pse nuk e kishte marr detyren sipas rregullave,por e votoi parlamenti. E duke e votuar parlamenti de fakto ai ishte president.
    Se dyti : Ilir Meta beri gabimin fatal. Edhe pse e dorzoi detyren e kryetarit te LSI-se , por nen shembullin e Berishes ai ishte kryetari real i saj. Kjo u duk kur menjanoi kryetarin fallco, llapaqenin Vasili, dhe mori vet drejtimin e fushates per LSI-ne. NUk i takonte. Ketu filloi tatpjeta e Ilir Metes si president.
    Se treti: Ilir Meta u “zvoglua” para syve te popullit si president e nuk do te ishte mbi palet, per faktin se per nje deputet beri thirrje qe te armatosej populli . Kunder kujt do te armatoste presidenti popullin ? Kundra grekut ? JO. Kundra Serbit ? Jo Kundra malazezeve apo Maqendonasve, kundra rusit apo amerikanit ? JO Pra presidenti donte te fuste popullin ne lufte civile ,peraresye se i rrezikohej nje deputet. A kishte mundesi ky njeri te fliste ne rolin e presidentit per ecurine e zgjedhjeve ? PO.
    Se katerti LSI-ne e ktheu ne parti familjare. Shkarkoi llapaqenin Vasili dhe zgjodhi bashkeshoren ne krye te LSI-se. Gabimi me fatal. Me fatal se Monika nuk eshte politikane,por nje politikane me tere kuptimin e fjales aguridhe… E pa besueshme.
    Se pesti: Ilir Meta nuk eshte treguar mbi paket ,por i rreshtuar ne ane te opozites. Kjo eshte postulat. “Fshati qe duket nuk do kallaus”-thot populli. Ndaj Ilir Meta nuk ka besimin e mazhorances ,po dhe te popullit. Sikur te kishte mundesi te votohej sot presidenti nga populli e kandidat te ishte Ilir Meta ,jam i sigurt se, nuk merte as 5 perqind te votave . Eshte i pabesueshem edhe per korrupsionin e madh qe ka bere. Populin e ka quajtur koepalare. Opinioni i tij ne popull eshte si njeriu kryesor i vjedhjes se floririt. Vet jeta lluksose e tij ,me vila e prona e fakton kete. Si perfundim dua te them se Ilir Meta nuk e meriton ate detyre te larte dhe nuk e luan dot rolin e presidentit. NUk e degjon asnje parti politike. Madje edhe antaresia e LSI_se nuk e beson. PO .Zgjidhjen ta mari ne dore Presidentet Mojsiu , Bamiri dhe Mejdani. Parite politike parlamentare te zgjedhin perfaqsuesit e tyre duke perfshire dhe politikan te respektuar,te cilet nuk mungojne nga dy palet. Me Fatmir Mediun, Nard Noken, Monika kryemadhin nuk zgjidhet kriza.

  25. Mere says:

    Edhe ne lufte ai ose ajo qe dorezohet e zihet rrob nuk i jipet mundesia te kthehet ne ball te frontit te luftes ndiqen procedura te tjera per te drejtat e njeriut ne baze te mareveshjeve nga palet e nuk dekurohen se u kapen rob.

  26. Beni USA says:

    O Bamke, po si nuk u poqe njehere mor jahuuu,behu njehere burre bre, mbasi dergove pararojen te ai qe te quajti horr bulevardi tani po behesh gati te shkosh vete. Eh mor Bamk, ngele te nje me lazem.

  27. Detari says:

    Z.Bamir,deri atje ku thoni te vendose populli ,e kini te drejte .Per te tjerat me mire mos ti kishit thene….Problemi I pushtimit te brendshem te Shqiperise zgjidhet duke u cliruare nga ky pushtim….Pushtetaret ne Shqiperi nuk I ka zgjedhur populli.Ata e kane marre pushtetin me force…dhe me force po e mbajne…Clirimi I Shqiperise nga bandat nuk behet me individe(as me presidente ,as me ata qe kane punuare ne presidence..,as me ministra e kryeministra dhe ministre me minifunde …….dhe pa libreze pune …as me fjalime kllounesh …as me thyerje xhamash ,as me te cpuare gomat ,as me premtime..,as me nderrime partishe ..as me nderrim gjeneratash…..dhe as sikur te zbrese vete “I
    plotefuaishmi”…as….as…aaaaaaasssss)por me vota z.Bamir,me vota dhe ne se jo me vota ,me protektorat ….me ndihme nga bota(por jo nga bota qe eshte autore e gjithckaje qe I ka ndodhur Shqiperise dhe Shqiptareve dje….dhe sot)por nga miqte e vertete te Shqiptareve si SHBA ,Gjermani,Austri …e kudo ae jane …. . 1.Referendum per te zgjedhur menyren e qeverisjes,per te reformuare Kushtetuten dhe ligjin zgjedhor,me qellim qe populli te administroje voten e tij deri ne destinacion ,qe popullit ti jepet e drejta te zgjedhe vete direkt drejtuesit politik ne qender dhe ne baze;per t’ju hequr partive politike te drejten per te marre pushtetin(ato jane banda ,sic vete ato deklarojne);per ti hequr te drejten e pushtetit Individit(kushdo aofte);per drejtimin e shtetit me keshilla dhe asamble(parliament )ku vendimet te meren vetem me shumice votash,pa presidente ..kryetare apo kryeministra …..,ku populli te kontrolloje cdo qlize te qeverisjes dhe te nderhyje sapo “uji te filloje te turbullohet…Ne te kundert te vazhdojme te presim nga ….pazaret e “partive “dhe te ….komisionereve Europiane ,qe si zakonisht I bejne aty afer ores …24

  28. FATMIRI says:

    BAMIRI TE JAPI LLOGARI PER ATA GJYQTARET QE KA EMRUAR ,SE ASNJERI PREJ TYRE NUK KA KALUAR VETINGUN ,DHE KY ESHTE ZGJEDHUR PRESIDENT ME VOTA TE TRAFIKUARA PRANDAJ MOS TE NA ÇAJ TRAPIN SE DHE KY ESHTE I DHJER DERI NE GRYKE SI TE TJERET MOS TE NA HIQET SI MODERATOR DHE I NDERSHEM

  29. Prind says:

    Bamka po ja fut Saliut ore, lexoni fjaline e fundit. Saliu eshte molla sherrit, nuk mund ti pergjigjet thirrjes per dialog te Bamirit, si rrjedhim llogarisni sa pike te humbura ka Saliu duke refuzuar.

  30. Floriri says:

    Te gjithe ish presidentet jane te PD , me periashtim te Mejdanit qe ish I P S Ahare te jape mendime Berisha qe u dha urdher demokrateve te djegin mandatet , a mund te mendoje ai per te gjithe kur po I hapen shume probleme qe mban personalisht penalisht pergjegjesi ????!!!!!!! Eshte epamundur se eshte e provuar qe ai I ve zjarrin vendit per interesin e ti C mendime do jape Nishani me ipaafti nga te gjithe ,mbrojtes i flakte i pd kur ish president tani ne krye. te saj sigurisht vetem pro demokrateve Vetem z Moisiu eshte me I ekuilibruar ,ndersa z Mejdani eshte I pakenaqur me socialistet se I hoqen djalin nga dogana Meta ke ane do mbaje kur ai eshte dora vete e kesaj gjendje te krijuar e kur partie e ti e zonja e pare jane ne opozite Presidentet nuk Kane qene figura te shquara te kombit , por partiake kjo mund te zgjidhet nga figura te shquara te kombit qe Ju peshon fjala e nga eksperte te demokracise e kushtetutes e nga diaspora

  31. askushi says:

    Cfar zqjidhe kerkon o Bamir
    Ku kemi fuqi me shqiptaret te matemi me ju politikanet
    Ju e lat popullin ne fukaradhek si Enveri
    As ju tani nuk keni fuqi te beni marveshje
    po vjen koha e hakmarjes jo nga ne. Po ne bijte e shqiperis nuk ju perkrahim ju se e meritoni te ndeshkoheni si shum Shqiptar qe lan djersen duke punuar sa Shqiptar ka neper burqjet e botes te denuar sa te vrar ka e sa te humbur qe nuk qjenden kur
    Pse te na vij keq per ju politikanet ju u erdhi keq per ne
    Me luftuam qe familjet tona te jetonin me mir ishim si ato bletet qe mblidhnim mjaltin dhe e binim ne koshere
    Ju e vidhnit si te kemi respek per ju
    Nuk ka politik ne bot te kercenoj e te vjedhi e te vrasi popullin e tij
    Ju e bet e bet se jeni te shitur
    Ju jeni qjuhe foles po jo kur shqiptar
    Zoti po ju denon nuk shqetoni dot ne na vodhet po zotin kur nuk e vidhni dot
    Po ardhur koha te jepni dhogari para Zotit po Zotit
    Boll veshen nenat tona shamin e zez rrobat e zeza per femijet e tyre te vrar e te humbur boll grat ndenten pa bura femijet pa baba vedhezrit pa motra e motrat pa vedhezer
    Ju nuk kishit zemer as shpirt
    Te ter politikanet e Shqiperis i bet dem Shqiperi i moret jeten e plagoset e helmuat e volley e vrat
    Po nuk e dije nje qje se ne jemi bijt e Skenderbeut
    Dhe nga vari cohemi ne nuk duruam as nje armik ne kete bot qjithmon e kemi luftuar
    Po nuk e mendonim se armiku me i madh qenga dhe jetoka me ne
    Nuk e keni kuptuar kur se ne nuk jetojm dot ne roberi
    vonon po nuk aron
    Jeten na i dha zoti jo djadhi ju paskeni ber pak me djadhin
    po zoti nuk fal
    Jeta e ne Shqiptareve do ishte e bukur po paju
    Tju vij zor ca i keni ber Shqiperis kur nuk do tju aroj Shqiptari per ate qe i keni ber tju vij zor nga vetja
    Ju te ter jeni diktator qesharak per kohen qe po kalojm
    Po na vjen zor neve qe ju komandoni Shqiperin akoma
    Shikoni populli pa buk dhe nuk ju godet se i vjen keq te godasi bijt e tyre kur se ju pa meshir pa meshir
    Se po te hishit te huaj e tja benin kete teror do ishit vrar me koh
    Lutuni perendis per mekatet e tuaja .po eshte von dhe zoti nuk ka cju bej me eshe von
    Eshte koha e shqipes te fluturoj pa u ndalur dhe e lir

  32. Jkoreshi says:

    Eshte e vertete kjo historia me komisjonin ad hock.
    Ma tregoi vete Bamka me gojen e tij.
    I kishte dale Lucio Dala ne ender mbreme dhe ja ja kishte futur kete ide ne koken e tij plot me ……… mendime te pa cmuara.
    Keto Jane syze, me falni, endra jo te lira qe i shkojne formatit Tim, -tha Bamka
    E pashe me habi. E vetmja gje shprehese ne fytyren e tij te formatuar me balluke presidenciale, ne ate fytyre qe nuk plakej kurre, ishin vetullat qe harkoheshin pa kontroll si ne nje film vizatimor.
    Ai mu kthye:
    Pse habitesh?
    Ngela keq, aty per aty mendova nje pergjigje:
    Bamke i thashe, ti gjithmome ke folur me heshtjen tende. Perse e ndryshon formatin?
    Ai buzeqeshi, dhe ndroi teme:
    Le te flasim per ullinjte e baces- tha
    eshte nje subjekt qe me terheq.
    Trekendeshi im preferuar me format presidencial, Jane Lucio Dala, syzet dhe natyrisht ullinjte e prones se Topeve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje