Dash Shehi: Ka një rritje të entuziasmit, por ndoshta nuk ka mbërritur pika e vlimit

1 Prill 2019, 18:46Politika TEMA

Përpara protestës së radhës përpara parlamentit, e teta e thirrur nga opozita e bashkuar prej 16 shkurtit, për aleatin e demokratëve Dashamir Shehi, rezultati është i prekshëm.

“Ka një rritje të entuziasmit, ndoshta nuk ka mbërritur pika e vlimit, por do të mbërrijë shpejt”.

Shpresën qytetarët, sipas kreut të Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, e shohin pikërisht tek ndryshimi i sistemit që riciklon politika dhe politikanë.

“Bëhet fjalë për të përmbys sistemin nga rrënjët sepse është e vetmja mënyrë që matrica jonë politike te mos prodhojë gjithnjë Rama, të tjerë dhe kjo është shpresa për shqiptarët dhe mbi këtë ide të re po përqasen qytetarë”.

Në kushtet ku jemi sot, hyrja në zgjedhje nuk është opsion sipas Shehit.

“E vetmja mënyrë për të shkëmbyer pushtetet janë zgjedhjet, por të lira dhe të ndershme dhe me rregulla loje, që nuk vidhen votat në kuti dhe që mund të prodhojnë një gjë të re për shqiptarët.

Ditën që mbushen këto kushte ne do hyjmë dhe do i fitojmë zgjedhjet”, thotë ai për ABC News.

Trampolinë e këtij ndryshimi mund dhe duhet të jetë sistemi elektoral, pjesë e shkakut të klimës politike të krijuar në vend sipas tij.

“Unë për vete e kam menduar që ky sistem është një nga burimet që ushqen këtë të keqe të madhe.

Nëse do bëjmë një qeveri teknike nuk do e bëjmë vetëm për të larguar Ramën, por mentalitetin e Ramës për të ndryshuar gjerat, teknikja në radhë të parë të ndryshojë sistemin.

Kemi hedhur jo një por disa teza bazë mbi të cilat mund të ndërtohet një dialog politik, sepse ligji i ri sistemi i ri nuk bëhet i njëanshëm.

Ne do fillojmë debatin tonë, por të paktën kemi mbërritur që të kuptojnë në krahun tonë që duhet ndryshuar jo vetëm mënyra si numërohen votat, por si votojnë shqiptarët për alternativën e vet”.

Shqiptarët nuk do të mbeten jashtë frymës së re që po fryn në Europën Lindore thekson Shehi, duke marrë si shembull presidentin në Sllovaki, atë në Ukrainë apo edhe në Turqi. Por ndryshimi i sistemit mund të vijë vetëm përmes një marrëveshje të madhe politike, përfundoi ai.

8 komente në “Dash Shehi: Ka një rritje të entuziasmit, por ndoshta nuk ka mbërritur pika e vlimit”

  1. Nardi says:

    Sa te vloje rakia,do vloni edhe ju o Dasho.

    1. Toni.D. says:

      Me shpirte neper dhembe
      me breke neper kembe
      ka mundesi te la arishe qellimit?
      Sa te ket jete njeriu me.shpresa jeton
      z.Shehi,enderro se te ben mire.

  2. Uji valon ne 100 grade, alkooli ne lengun e rrushit qe te kondensohet ne raki don nje temperature 132 grade fahrenai

  3. Hodo says:

    Si paska rritje entuziazmi o brryl kur pas cdo mitingu ka pak e me pak njerez? Mistere rakie……vetem Nard Filozofi mund ti jape pergjigje.

  4. Thanas says:

    Tja fusi eshe dy dopjo nga ne

  5. artan kurti says:

    O Dashi kishit 6 Ministriku i donit ju,Drejtori ,Agjensi ku mund te kontrollonit te gjitha ,perse dilni mbas 2 vjetesh dhe thoni se ju kane vjedhur.Numeruesit ishin PD me te flaktit ne KQZ ishit ju shumica ,perse beni gam gam .Qe te te respektojne me shume sec te respektojne tani fol paster jo si do Luli e te keqen.

  6. qazim says:

    Ky tipi flet si bilbil kur i ka fut dy dopjo raki.Tmerr qe edhe pas 30 vitesh keta injorante vazhdojne te jene ne politike.Kjo eshte arsyeja qe njerzit duhet te thone – “ky vend nuk behet” – persa kohe vazhdojne keta njerez tallava.

  7. fahriu says:

    Ti,kur kalon dopjon e dyte,te duket se cdo gje vlon,a mortja qe ste merr,se u matufepse me bythlepirje,po ske faj ti ,e kane fajin keta qe te fusin emrin ne liste,se ty ste ka ne liste kush,jeni ba per pampersa dhe prap aty doni te rrini,po kjo rradhe ishte e fundit,per ty dhe disa si puna jote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje