Basha në kërkim të "rrënjëve": Para dy muajsh isha te dajat e mi në Hot...!

1 Prill 2019, 18:52Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi me qytetarët e Malësisë së Madhe tha se largimi i banorëve nga ky qytet dhe nga Shqipëria përbën shqetësim të madh.

Basha deklaroi se edhe në Hot te dajat e tij vuri re largimin masiv të qytetarëve, ashtu si në Malësi dhe në Koplik.

“Para disa javësh, u mbushën dy muaj faktikisht, isha në Hot te dajat e mi dhe ajo që pashë me trishtim të madh ishte mbyllja masive e shkollave, zvogëlimi i klasave për shkak të largimit të prindërve. 

Të njëjtën gjë më tha edhe Gazmendi në hyrje të Koplikut që shet artikuj shkollorë. 

Gjimnazi i Koplikut nga 700 ka zbritur në 350 gjimnazistë. 

A ka gjë më të tmerrshme për një prind të ri me fëmijë të vegjël se sa të mendojë largimin nga qyteti, largimin nga komuniteti i tij, braktisjen e shtëpisë e katandisë.  

Asnjë vend nuk bëhet si vendi yt. 

Po pse nuk mundemi të ndërtojmë këtu në vendin tonë një të ardhme të sigurtë dhe të krijojmë mundësi më të mira”, tha Basha.

12 komente në “Basha në kërkim të “rrënjëve”: Para dy muajsh isha te dajat e mi në Hot…!”

  1. Pa vlere says:

    Ha ha ha…
    Ky mire qe vjedh rruge, dhe vret njerez,
    por eshte edhe shakaxhi..
    Çun kodosh eshte, s’ka te share! ?
    Fati Edi Rames ta kete kundershtar!

    1. Amy says:

      Po ky Basha harron qe familja e tij jeton ne Hollande dhe ai shkon atje shpesh, qe megjithese familje e pasur me para pushtet, prona, prape largohet per te jetura ne Hollande, atehere kujt ja ben kete pyetje ky mashtrues ordiner ? gjithe vitet e tranzicioinit ka patur largime, sidoms ne 1997- 2000, dhe vazhdon te kete , nuk arriti ndonje klim te mire ne kohen e saliut dhe te bashes, atehere vertete kishte para me shume ne treg, por kjo vinte nga droga qe ata lejuan te mbushej shqiperia, tani qe kjo u ndalua duket qe paraja ka renie, por ka renie edhe droga qe ky bashe dhe sali mbollen per vite.

  2. xxx says:

    Pasi 100 vjetesh, kur te jete shuar raca e plitikanve shqiprare qe po vjedhim si te babazitur, atehere do filloje shtimi i popullsise te shqiperise, kete e dine dhe e kuptojne basha, monika, meta dhe rama edhe nardi, muli, dashi, qirje vangjeli, etj.

  3. Njeri Koti says:

    Asnje vend nuk behet si vendi yt! Cdo rregull ka nje perjashtim. Gruas se Bashes, Hollanda i pelqen me shume se Shqiperia. Hollanda ka lopet me te mira ne bote, por Basha vazhdon te mjeli lopen Shqiptare. Ky passion I madh I tij ka bere qe Basha ta shtyje dhe per ca kohe qendrimin ne Shqiperi.

  4. Poli says:

    Ku I ke femijet e tu onjeri pagjak dhe mashtrues

  5. Doktori says:

    Ore kini besim te kto qe thote ky,se ky nuk din me rrejte,ky sa here flet,thote te verteten,pashi Zotin besojeni

  6. Mashkullori says:

    O po sa i squte ky Lulash karabushi…
    Nga pervoja e tij e paska kuptuar se:
    “Asnje vend nuk behet si vendi yt”
    Atehere perse nuk I kthen,perse nuk ju rikthen shtetesine Shqiptari gruas dhe femijve?
    I sqarove ” degjuesit per kete problem?
    Po cdo dite nga mengjezi ne darke genjen o ditzi,te pakte sot Diten e genjeshtrave” folu nje te vertete….

  7. Labi says:

    Nuk ke ci thua, cun artist eshte, po pse i ngjan kaq shume Enverit e temen e semes, kur flet ky e ke te sigurte se nuk genjen, vetem po ta pyesesh sa eshte ora ngaterrohet ndonjehere, ti hysh me familje ketyre dhe fisin e krushqine i kan dhe i kan pasur hajdute.

  8. nn says:

    s’ka problem cfare thote sot – dite genjeshtrash eshte, po he

  9. Taraboshi says:

    Ky me siguri eshte rritur ne befatrof se nje here del nip ne Diber .Tani na doli nip ne Malesine e Madhe.NESER TA po na del nip ne puke me qe eshte edhe Sala dhe Haradinaj e keshtu me rradhe Mor Lulash a e din se ke nene e baba se do tegjeshe se edhe kuj je nip nga ana e babes dhe te
    nenes.
    .

  10. Prela says:

    Po ku i ke dajat ne Hot mor Lul tuli.
    Ne hot jane tan katolik vec fisi delija qi jane barjaktar jane musliman mor rrencak!
    Ti nip prej Hotit nuk ke si me ken o Lul morri

  11. am says:

    Pse thote zagari sikur ka zbrit sot nga qielli. Po partia jote me brigadierin e partise e cuan shqiperine ne lufte civile mor zagar i qelbet. Po piramidat qe e rrenuan ekonomine e harrove? Po gerdecin po demonsteuesit e vrare, po grushtin e shtetit me arkivolin e hajgarit…po ja pra o zagar. Kjo i ben njerezit te ikin. Keto thirrjet per lufte qe po ben zotrote i bejne njerezit te ikin nga syte kembet se tremben nga surreterit tuaj prej larosh me xhelatine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje