Nga Frrok Çupi
Ky është kali ku hip herë njëri e herë tjetri, për të kalëruar drejt pushtetit.
Kryetari i PD shkoi sot në Shkodër për të përkujtuar 2 prillin dhe iu mblodhën rrotull më pak se në varreza për përvjetorin e një të dashuri.
Basha i PD, me këtë rast, provoi se 2 prilli nuk ishte as ‘një varrezë’.
Për katër djem të pashoq që ranë në 2 prill 1991, me ide demokracie në shpirt, do të ishte mbledhur gjithë Shkodra atje te varrezat, por jo në mitingun e Bashës.
Kështu kanë bërë edhe të tjerët deri më tani.
Basha provoi se 2 prilli nuk është as ‘dhimbje’. Ai sot kishte një zë të tmerrshëm lufte, të çjerrë- natyrisht, por edhe pa pikë oktave të ulët e njerëzore. Vetë fjalimin e tij e dedikoi për luftën, jo për humbjen e dhimbshme, as për ide demokracie.
Kështu kanë bërë edhe të tjerët, deri më tani.
PD e Bashës, pjesa e mbetur pas goditjes së fundit që i dha lidershipi i saj, provoi sot se 2 prilli është një ‘shkelje’ dhe hajt kalo! Sa e dhimbshme është, por shumë e vërtetë, se edhe sot u shkel mbi trupat e katër të rënëve si heronj të demokracisë. Këta mendojnë se prindërit dhe të dashurit e katër djemve dëshmorë e pranojnë ‘shkeljen’ me lumturi, sepse ‘mbi ta po shkel këmba e liderit’… Sa turp. Këtu kanë kaluar dhe kanë shkelur që të gjithë, që nga 2 prilli i vitit 1991.
Këta nuk janë njerëz, e jo më liderë…Media pranë Bashës, idiote e vetvetes, sot transmetoi foton e nënës së një nga 4 djemtë që ranë për demokraci. Nëna e shkretë që fliste për djalin, nuk kishte dhëmbë në gojë, e rrënuar deri në fund, një grusht kocka të paushqyer e të pa kuruar… Këtu, mbi trupin e kësaj nëne kaluan të gjithë. Qeveria e Partisë Demokratike, 13 vjet në pushtet, nuk i shkoi kurrë te koka këtyre nënave. Vetëm i shkel sa herë vjen 2 prilli dhe ‘bye-bye!’ tani në akcent ‘dutch’. As qeveria socialiste kurrë nuk u ndal mbi gërmadhat e ‘gjermanit’ armik, që të dëshmonte pak fisnikëri për nënën e armikut nga Shkodra.
Kështu kanë bërë të gjithë.
4 dëshmorët e demokracisë paskan qenë ‘gurë’, nuk paskan qenë njerëz. Kështu i trajtuan teksa u kaluan pranë. Ata ishin vënë në ‘tabelën e Mendelejevit’ për të qenë trupa të ngurtë, ndërsa të tjerët kishin lindur për të ‘hipur, në kalin prej guri. Luli kishte lindur për të qenë një Zero, por me fat që takoi Berishën. Pas kësaj ai mori bekimin për të shkelur mbi Arben Brocin dhe mbi tre të tjerët; mbi Azem Hajdarin, Gramoz Pashkon, Gjovalin Çekinin dhe Sokol Olldashin. Çfarë ishin këta heronj mendjendritur të demokracisë, para Lulit dhe bandës së hipsave të ‘kuajve’? Luli i bëri zero!
Kështu bënë të gjithë.
Nganjëherë, në një tmerr të zi shpirtëror, mund të thuash ‘sa mirë që nuk janë’ as Arben Broci, as Azem Hajdari, as Gramoz Pashko, as Sokol Olldashi… Se po të ishin, po ta shkonin Partinë Demokratike të rrëzuar në baltën ‘bashiane &Co.”, atëherë do të pëlcisnin nga vreri. Po kush po i linte që të pëlcisnin?! Para se të pëlcisnin, do t’i kishin përjashtuar nga Partia Demokratike. A nuk e përjashtuan vajzën e Azem Hajdsit, Rudinën, veç pse kërkoi demokraci të stilit Perëndimor- si i ati, si Gramozi, si Arbeni, si Sokoli…
Të gjithë që kanë ardhur në Shkodër për 2 prill, kanë ardhur si osmanët te varri i Skënderbeut. Luli e tha qartë sot: Kam ardhur të marr pushtet si në vitin 1991! Ai i bëri thirrje 4 dëshmorëve që të ngrihen nga varri, t’i japin hajmalitë dhe pushtetin Lulit dhe… prapë në varr. Luli kërkoi kalin e Kostandinit.
Vetë 2 prillin e kanë kthyer në kalë për të mbërritur te pushteti.
Të gjithë njësoj!
Je i sigurtë që janë osmanët që ja dhunuan varrin Skënderbeut?!
Kam frikë se ja bënë shqiptarët vetë, pas masakrave që kishte bërë vetë Skënderbeu kundër shqiptarëve të islamizuar, në emër të Krishtit, të Vatikanit, të Napolit që i shërbente si vasal dhe kryqëzatës që donte të udhëhiqte.
Pak a shumë e njejta egërsi dhe hakmarrje që shfaqën edhe komunistët fanatikë me vetë partinë e tyre dhe kockat e Enver Hoxhës, kur erdhi puna të qeverisnin me të tjerë vasalë.
????♿???
Ja edhe injoranti islamik shqipfoles….ku ka pas shqiptar te islamizuar mor budalle kto jane rrenat qe te thote hoxha ne xhami ty??? Po ik more plehre e the qafen ne Anadoll
??, JESSSS!!!!
Te lumte 76 ?
Pa pa pa sa i ditur qenke ti 76…!
Me ne fund ka dhe ndonje analize si kjo….. Kjo e sotmja ne Shkoder eshte turpi i radhrs i Lulit i cili per te fituar perkrahje e pushtet shkel mbi gjakun e te reneve. Kur i dashka kaq shume perse PD i ka leme keto familje ne mjerim dhe me kryesorja bashkia e Voltanave se dihet qe keto kane sunduar ne Shkoder kaq pa moral jane….. Familjaret e ketyre viketimave duhet te distancohen dhe kujtimin e tyre ta ndajne me mjerzit qe i duan.
KY QE KA SHKRUAR ME NUMRIN….. 76 QENKA INJORANT KOMPLET……
Me vjen mire qe Z.Cupi eshte kthyer ne Frokun e diteve te para te Demokracise.Krahasoni analizen e tij me ate te Llacifacit Lubonja ,qe e gjen Lul Sumkapucin si alternative superiore per te marre pushtetin ne Shqiperi.!!!????.Mprehe sa me shume penen Zoti Cupi kunder Hajduteve,e tradhetareve. Rrofte Demokracia e Vertete e Rrofte Shqiperia.
Mje halle e ka ky frroku qe e ka kthyer pllaken ose qe i ka vajt truri ne vend.
Me mire vone se sa kurre,por frika eshte se ky e dredh si shume…
ÇUPI-GAZETATRI I MADH E MENDJE NDRITUR.MËNDJE NDRITUR PËR ANALIZËN E THELLË,I MADH PËR ARRATISJEN, PËR TA PARË SHQIPËRINË NGA LART I PA NDIKUAR NGA MËKATET NJERËZORE.
Vone u shkepute nga Magjia e Zeze e PD- se. Me mire vone se kurre.
Per sa kohe Shqiperia do “informohet” , nga gijeshthurrurit e ish ZP , nuk ka kaluar tranzicioni.
Besoj se gjithe Shkodra e di fort mire se cilet jane vrasesit e vertete te 4 deshmoreve te 2 Prillit !
Je nje kale troje 76 ,por nje kale qe hedh vec helm.
Largimi i keti gazetari qikllop ( gjigand) ishte goditja e pare qe mori PD , 20 vite me pare! Eshte pene e thelle z.Cupi! Mjafton kjo persiatje per Bashen! Dhe eshte mjafte…. i mbaruar!
Frrok,nuk jam dakord me “Te gjithe njesoj!”…
Per te tjerat dakord…
Cup ! Jam kureshtar te di , nese keto kohet e fundit ke patur ndonje kontakt me “alienet”!?
Pene e thelle ka qene edhe ne 97 kur bente ca artikuj te papare. Ai Frrok eshte efhe kur e beri Saliu drejtor kulture. Ai eshte edhe tani. Eshte koha e Frrokeve.
Hahaha ku ka pas musliman ne kohen e Skederbeut??? Shumica e shqiptareve jane kthy ne musliman gjate shekullit te 18.