Serbia me sytë nga Hollivudi, Brnabiç: Do të bëhemi destinacion për produksionet kinematografike

2 Prill 2019, 14:24Rajoni TEMA

Në Serbi, qeveria synon ta kthejë vendin në një nga lokacionet me prestigjioze dhe të preferuara për xhirimin e filmave dhe serive të huaja. Sezoni i dytë i serialit amerikan “Outpost” po xhirohet në Simanovci.

Kryeministrja Ana Brnabiç thotë se që nga viti 2015, kur u miratua një sërë masash mbi Iniciativën e Prodhimit të Filmit, Serbia është bërë destinacioni më konkurrues për prodhimet e huaja.

“Ju keni dëgjuar se si të gjithë njerëzit e lavdërojnë popullin tonë, ata lavdërojnë muratorët, zogjtë dhe prodhuesit njësoj. Ne kemi njerëz të mirë, një vend me bukuri natyrore dhe kjo është një avantazh i madh për ne”, citojnë mediat serbe Brnabiç, e cila ka shtuar se ekipi i produksionit amerikan zgjodhi Serbinë para Hungarisë, Rumanisë dhe Bullgarisë.

Serbia ka përfituar investime në vlerën 5 milionë euro vetëm për regjistrimin e kësaj serie, përgjatë tetë muajve xhirime.

Brnabiç thotë se qeveria serbe është e gatshme të investojë edhe më shumë në projekte të tilla. Ajo ka specifikuar se Serbia ka investuar rreth 13 milionë euro në prodhimin e huaj që nga viti 2015, ndërsa ka marrë 80 milionë euro në buxhetin e shtetit. (TemA TV)

3 komente në “Serbia me sytë nga Hollivudi, Brnabiç: Do të bëhemi destinacion për produksionet kinematografike”

  1. Alban says:

    Po po ju kasapet e ballkanit njerez te mire shume! Kesaj i thone te lajme m.t me shu,.e.

  2. Detari says:

    Shqiperia ka marre 100mil per te ndertuar xhami.

  3. shqiptari says:

    Jeni vendi i duhur per te realizuar film gjenocidi te races njerezore autoktone dhe keni pervoje.Madje mund te realizoni edhe film porno ku te jete protagoniste BERNA-BICI KURVE E PERDALE.FUCK SERBIA AND GREECE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje