Soreca prezanton programin më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë: Fokus zonat rurale, mbështetja e BE shkon përtej qyteteve

2 Prill 2019, 11:39Politika TEMA

Kreu i delegacionit të BE, Luigi Soreca ka prezantuar projektin për furnizimin me ujë të zonave rurale në Shqipëri,

Ai e ka konsideruar programin më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë.

Projekti është mbështetur nga Bashkimi Europian dhe Gjermania ku pritet të vihet në zbatim për 11 bashkitë e vendit.

“Projekti tregon një shembull shumë të mirë të partneritet evropian ndërmjet një shteti anëtar të BE-së, në këtë rast Gjermanisë dhe një vendi kandidat si Shqipëria. Në dekadën e fundit BE-ja dhe Gjermania kanë zbatuar së bashku tre programe të mëdha të ujit në Shqipëri, duke bërë më shumë se 100 milionë euro investime.

Nga nesër me mbështetjen, edhe të Zvicrës do punojmë për programin më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë, për të mirën e më shumë se 11 bashkive. Mbështetja e BE shkon përtej qyteteve, tek zonat rurale.

Shërbimet e mira atë ujit sjellin benefite për zonat rurale, për shëndetin, bimësinë dhe tërheqjen e turistëve”, shprehet Luigi Soreca.(TemA)

1 komente në “Soreca prezanton programin më të madh të ujit në historinë e Shqipërisë: Fokus zonat rurale, mbështetja e BE shkon përtej qyteteve”

  1. Ago says:

    Zona me problematike per uje te pijshem eshte per banoret e zones se Sukthit deri ne Hamallaj. Uji eshte shume i kufizuar dhe ne disa lagje ne muajt qershor-shtator nuk vjen fare. Uji eshte i shperndare si mos me keq , shperdorohet dhe merret pa matesa. Duhet nje sistem i studiuar nga ana hidroteknike qe cdo familje te kete uji. Ujesjellesi duhet ujin ta sjell me rrjetin e vet deri tek matesi dhe te mbaj pergjegjesi per kontraten. Duhet nderhyrje urgjente ne kete zone me investime ne shperndarjen e rrjetit nga Ujesjellesi deri ne mates tek cdo familje, e cila nderpret vjedhjet dhe humbjet ne rrjet dhe shperdorimet.
    Shteti per zonen e Durres -Kavajes munde te ndertoje nje Ujembledhes si Bovilla ne zonen e Cudhise ne Kruje me rrjedhjen e lumit Zeze ose ne Shengjergj me ujin e Erzenit. eshte shume e thjeshte ne te dy rastet duhet vetem nje dige dhe rrjeti. Ky munde te jepet me koncension duke percaktuar cmimin e ujit qe ne fillim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje