FOTOT: Një atraksion i ri i shtohet Egjiptit, zbulohet varri 4400-vjeçar

3 Prill 2019, 15:09Lifestyle TEMA
FOTOT: Një atraksion i ri i shtohet Egjiptit, zbulohet varri

Varri i një fisniku të afërt ne faraonin në periudhën e vonë të dinastisë V, rreth vitit 2400 para Krishtit, është zbuluar një Saqqara, në jug të Kajros. Lajmin e bën të ditur faqja “Sada Elbalad”, duke iu referuar një komunikate të kohëve të fundit të Ministrisë së Antikitetit Egjiptian.

Ky zbulim është bërë nga një mision arkeologjik, i cili për herë të parë arriti t’i atribuojë një emër, “mbretëresha St ib Hoor”, bashkëshortes së faraonit Djedkara.

Në një tjetër varr u gjetën edhe vajrat që janë përdorur për balsamimin. Misioni arkeologjik përfundoi edhe restaurimin arkitektonik të pjesës së brendshme të piramidës së faraonit Djedkara.

Dy vitet e fundit, Egjipti është angazhuar në rigjallërimin e turizmit përmes fushatave për zbulime të reja arkeologjike. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje