Mynyr Koni fut në kolaps Universitetin e Tiranës dhe favorizon njerëzit e tij, revoltohen dekanët

4 Prill 2019, 20:58Sociale TEMA

Rektori i Tiranës, Mynyr Koni është vënë jo pak herë në qendër të akuzave për arrogancë, mostransparencë, shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mosbashkëpunim me dekanët e fakulteteve lidhur me vendimmarrjen apo mbarëvajtjen e procesit të drejtimit të një institucioni.

Që në krye të herës ai e ka konsideruar drejtimin e Rektoratit si vegël për pushtet, duke parë ngushtësisht interesat e tij personale dhe të një numri të vogël individësh të cilët së fundmi kanë arritur të na “nxjerrin” bojën edhe tek ndërkombëtarët.

Dekanët e fakulteteve më te rëndësishëm, si ai i Juridikut, i Ekonomikut, i Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave Sociale ankohen se mungesa e transparencës dhe arrogancës me të cilin po drejton Koni, ka futur në kolaps Institucionin dhe po i “nxin” faqen edhe tek ndërkombëtarët. Sipas tyre, ai ka ndërhyrë dhunshëm në marrëveshjet që dekanët bëjnë me Universitet u huaja dhe nuk bën transparente listat e fituesve të Projekteve Erasmus dhe Erasmus Plus, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të Dekanëve drejtuar rektoratit për gjatë dy viteve të fundit.

Dhori Kule, ish-rektor, sot dekan i Fakultetit Ekonomik thotë se mungesa e transparencës, shkelja hapur e ligjit për arsimin e lartë e ka bërë të pamundur vijimin e funksionimit të universitetit në kushte normale. Ata nuk kanë asnjë informacion lidhur me stafin akademik, apo punonjësit që kanë lëvizur me mobilitete të Programeve Erasmus dhe Erasmus Plus. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë thekson që ky proces është i centralizuar në Rektorat dhe fakulteti që ai drejton ka numrin më të vogël të mobiliteteve, në një kohë kur është një nga më të rëndësishmit. Trajnimi i stafit dhe studentëve që përfitojnë nga këto projekte është një e drejtë themelore që çon përpara mbarëvajtjen e studimit shkencor.

Dekani i Shkencave Sociale sqaron se ata vihen në dijeni për mobilitetet që lëvizin, vetëm kur një pedagog apo student paraqitet për të marrë leje. Një qëndrim të rreptë lidhur me këtë problematikë mbajti Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja i cili pretendon se kjo është një betejë institucionale, dhe janë të vendosur të fitojnë këtë betejë kundër paligjshmërisë në rrugë institucionale.

Pak kohë më parë Mynyr Koni është bërë objekt i emisionit Fiks Fare për shkak të përplasjeve me ish- administratorin të cilin e detyroi të mbante një protokoll të veçantë dhe arriti deri aty sa e kyçi jashtë zyrës së tij, duke i mbyllur edhe derën e Rektoratit. Kjo përplasje la pa rrogë administratën për më shumë se dy muaj. Ministria pas Fiksit ushtroi një kontroll të detajuar ku u gjetën shumë shkelje flagrante të ligjit dhe tejkalim kompetencash. Raporti ish plot 110 faqe, por përveç 14 rekomandimeve nuk kishë asnjë masë ndaj Mynyr Konit.

Sipas dekanëve kjo që po ndodh nën drejtimin e Konit është një rast i pa precedent, dhe duhet të merren urgjentisht masa, aq më tepër kur jemi para një “Pakti për Universitetin” me studentët të cilët me të drejtë kërkojnë transparencë dhe plotësim të kërkesave. Së fundmi janë edhe partnerët ndërkombëtar që kanë shprehur shqetësim lidhur me atë që po ndodh. Ata thonë se kjo situatë është konstatuar edhe nga Ministria e Financave dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit. “Situata është shumë e rëndë dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt.” thekson dekani i Fakultetit të Drejtësisë.

Fiksi arriti të gjejë në rrugë konfidenciale një listë te punonjësve që kanë përfituar nga këto programe. Nga ku rezulton që sekretarja e rektorit ka fituar 4 herë. Drejtori i komunikimit që është edhe pjesë e komisionit përzgjedhës ka fituar 6 here. Por në përgjigjen zyrtare të Rektoratit për Fiksin theksohet vetëm numri i fituesve jo emrat, pasi sipas rektoratit ruhet konfidencialiteti. Ndërsa për sa i përket informacionit të kërkuar nga dekanët ata pretendojnë se i janë përgjigjur dhe nga ata nuk ka patur ankesa.

Në përgjigjen e Rektoratit, rezulton të kenë përfituar nga projektet Erasmus për katër vitet e fundit 322 punonjës, staf akademik dhe jo akademik si dhe 283 studentë. Në këto të dhëna na bie në sy fakti që Fakuleteti Juridik në këto vite ka vetëm katër trajnime për stafin akademik, ndërsa për punonjësit e Rektoratit 81 trajnime. Këto shifra për Dhori Kulen janë skandaloze dhe është e pa perceptueshme se si një administratë me 25 punonjës si ajo e rektoratit ka fituar 81 trajnime ndërsa Fakulteti i Drejtësisë në staf akademik vetëm 4 trajnime.

Fiksi kontaktoi edhe ministren e Arsimit e cila na konfirmoi se janë duke e parë më shumë vëmendje këtë problematikë dhe shumë shpejt do të dalin me një vendimmarrje për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj krize.

8 komente në “Mynyr Koni fut në kolaps Universitetin e Tiranës dhe favorizon njerëzit e tij, revoltohen dekanët”

  1. Andrea says:

    O njerez Menxyri asht lule para nje mega hajduti si Jorgaq Kacani tek UPT. Ka shit gjith vendet e punes me 10-20 mije€ po ashtu dhe titujt akademik. Ka ba miliona ky hajdut. Ndaj ketij merrni masa dhe mos e lini te livadhise.

  2. Fatmir says:

    Prap Mynyri.Ore shifini ketij katunari nga Mamimsi vetem sa shtepi ka,sa dyqane ka,sa llogari bankare ka,sa makina ka.Kur i ka bo,se kur ka ardh ne universitet ska pas shpi fare,se ka qene ne universitetin e Shkodres Shif vetem sa persona ka punesuar ne Rektorat

  3. Adelina says:

    Koleren Jorgaq Gaqi Kacani te UPT kur do ta zhdukni nga univerditeti?

  4. Sava says:

    Koleren Jorgaq Kacani qeroheni z. Kryeminister. Ai ka firmosur kunder tehe ne 2010, dhe beri fushate kunder teje ne 2011 bashke me kufomen Andrea Malikari

  5. Komentuesi says:

    Mynyr Koni eshte i deshiruari i Sali Berishes te cilit i ka sherbyer me devotshemeri.Ne se ju kujtohet para zgjedhjes se Konit Rekto, Besrisha nemenyre urgjente hodhi akuza kundra qeverise se po i benin puç Konit per te meos u zgjedhur.Keto ishin hamendesime te Berishes,se nuk kishte diçka te vertete.Mynyr Koni duhet te shkarkohet nje ore e me pare si njeri ngatrresaxhi dhe interesaxhi.

  6. Adelina says:

    Botoni komentet e koleres Jorgaq…..

  7. Alban Dega says:

    From: Alban Dega
    Date: December 19, 2018 at 12:27:43 PM EST

    PAK E SAK NGA BURIME TE GJALLA

    SHKENDIJA E MYNYR KONIT E CO. DHE ZJARRI STUDENTOR !

    – Dhurim gjel deti apo rjepie si gjel a deri te studenteve dhe familjeve te tyre !?

    – Ali Baba i Universitetit te Tiranes dhe Dyzet + hajdutet me cizme te Aresimit ne Shqiperi ne pranga ! Jo shkarkim… burgim! E ka derdhur kupen !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Prokuroria te nise menjehere hetimet per kete peshkaqen te familjeve te studenteve qe nuk u ka krijuar kushtet minimale per jetesen e mesimin e tyre!
    E vetmja miresi e Mynyr Konit ishte urdheri okult komplotues qe ai u dha dekanateve per rjepjen financiare te xhepave te familjeve te studenteve dhe atyre vete, si dhurate per Vitin e Ri 2019 …
    Ne vend ti dhuronte nga nje gjel deti cdo studenti te Universitetit te Tiranes per vitin e ri, Rektori i pangopur u orvatet ti ripte si gjela deti familjet dhe vete ata
    Kjo ishte shkendija qe Koni dhe konet e tij ne fakultete ndezen zjarrin e protestes se ligjshme te studenteve te Universitetit te Tiranes dhe mbare Shqiperise per te drejtat e tyre jetike njerezore dhe studentore !
    Ai ishte vetem zbatuesi i urdherit okult te protektorit politik te tij politik Sali Berishes dhe Bandes se Gangstereve politike, biologjike dhe mediatike te tij si fisheku i fundit per te sabotuar Reformen ne Drejtesi, Vetingun, SPAK-un dhe Byrone Kombetare te Hetimit!
    Qellimi I tyre kryesor ishte per te shpetuar kokat e tyre dhe miliardat inshore, offshore ne pasuriv te tundshme e te patundeshme te placiktura e te vjedhura shqiptareve e Shqiperise qe e rrenuan mbi 13 here ne 15 vjet SaLikekraci !
    Ligj e drejtesi !
    Ali Baba dhe 40 hajdutet e tij ne prangat e ligjit dhe drejtesise !
    Askush nuk qendron mbi ligjin !

  8. ce says:

    ky eshte rektori me i varfer ne bote vetem qe ka nje problem me ligjin ; firmos ne 12 bordero dhe eshte njeriu me i urryer per studentet

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje