Gazeta TemA ribotoi postimin tim mbi spartakbrahot dhe lexova komentet. Shumica e tyre te kujtojne mbledhjet e organizates baze te Partise per demaskimin e armiqve te brendshem. Sigurisht as ato qe shkruajta nuk lexojne, vetem ulerasin dhe shajne.
Shyqyr Perendise, thash me vete, qe ndodhemi ne Europe keshtu qe spartakbrahot u detyruan dhe lane qofte formalisht pushtetin sepse po te ishim andej nga Azia edhe sot Kore e Veriut do ishim.
Me siguri gjysma e komentuesve do punonin ende gardiane burgu ne Spac.
Nejse, meqenese mes komentuesve ka dhe prej tyre qe kane keqkuptuar komentin tim (sepse nuk eshte qellimi im te bej histori me postime ne facebook), nje sqarim i shkurter:
Sigurusht qe nuk denoj rezistencen ndaj fashizmit dhe as luften partizane (qe te dyja familjet e mia, e babait dhe e nenes, ndihmuan rezistencen kunder pushtuesve dhe paguan harac te larte per kete).
Them qe teza: lufta partizane shpetoi Shqiperine, duke folur me privilegjin e distances se kohes, eshte nje genjeshter e madhe qe u imponua me dhune si e vertete e pacenuesme ne epoken e terrorit Enverian.
Them gjithashtu qe rezistenca e Shqiptareve kunder fashizmit, kjo faqe e nderuar e historise sone, ne fakt perfundoi ne nje tragjedi te papare per popullin shqiptar. U be “prone“ e nje bande te dhunshme stalinistesh qe shkaterruan shoqerine shqiptare.
Por dicka e tille kerkon nje perqasje tragjike te historise, ndersa perqasja e tanishme eshte ajo e realizmit socialist (madje edhe nga ana e atyre qe e kritikojne luften si te persekutuar te regjimit enverist). Kerkon gjithashtu nje debat serioz se cfare ndodhi gjate Luftes se Dyte Boterore, te mbeshtetur mbi fakte dhe arkiva (ftkq shume prej burimeve arkivore u zhduken dhe falsifikuan nga banda e Enverit).
Por kerkon mbi te gjitha drejtesi minimale. Nuk mund te vijne prokuroret dhe xhelatet e nje regjimi kriminal t’u tundin gishtin viktimave sot. Eshte nje skandal ulerites dhe askush s’duhet te heshte.
Qe andej e tutje per luften partizane dhe tragikomedine e historise sone i ka thene te gjitha K.Th. Spiri:
Mora pushkën dola malit,
Të luftoja për atdhe,
Ku ta dija unë i varfri,
Se armiku ishim ne.
Mora pushkën, dola malit
Të luftoja per liri,
Ku ta dija une i shkreti
Se armiku ishe ti.
Mora pushkën dola malit
Të luftoja ne furtunë;
Ku ta dija une i ngrati
Se armiku isha unë