Kryeministri Edi Rama konfirmoi Safet Gjicin, si kandidatin e PS në Kukës për zgjedhjet vendore të 30 qeshorit.
Në kuadër të takimit “Bashkia që duam” që zhvilloi në Kukës Rama tha se jemi në moment të ndryshimit të madh që kërkon të shoqërohet për ndryshim në bashki.
“Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë çdo pyll ka derrat e vet! Kandidatët për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendet për kampion po nuk fituat kampionatin fitoni dhe bashkinë. Kundërshtarët i kemi jashtë forme. Sado skuadër e mirë të jesh kur duhet të luash me një skuadër jashtë forme është e vështirë të luash në formë të shkëlqyer.
Kandidatin nuk e solla unë e gjetëm mes jush. Ja ku e keni. Po s’fituat kampionatin të paktën fitoni Bashkinë. Nuk e sollëm ne e gjetëm mes jush”- tha Rama.
Kryeministri iu rikthyer gjithashtu dhe tarifës së “Rrugës së Kombit” , ku tha se ishte një gabim i madh nga ana e qeverisë.
“Ne ishim gabim dhe ju kishit të drejtë. Ajo që ka rëndësi deri dje Kukësi dhe e gjithë Shqipëria kishin një qeveri që gabonte shumë mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë. Ne jemi qeveri që gabon herë pas herë, mendon shumë dhe reflekton sa herë gabon. Edhe gabime si ai që nuk ishte i vogël sepse shqetësoi një komunitet të tërë. Ne jemi të vetëdijshëm që gabojmë”, tha Rama. (TemA)