Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të DASH, në fokus zgjidhja e krizës dhe mbështetja për integrimin: SHBA, engjëlli mbrojtës i Shqipërisë

5 Prill 2019, 21:46Politika TEMA
Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të DASH, në fokus zgjidhja

Deputetja e PD Rudina Hajdari ka zhvilluar një takim ditën e sotme me zyrtarin e lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH) Jonathan Moore.

Siç shkruan Hajdari, në qendër të vëmendjes gjatë takimit ka qenë situata politike në të cilën ndodhet vendi, pas daljes së opozitës nga Parlamenti.

Deputetja e PD, e cila nuk pranoi të digjte mandatin ka theksuar se aktorët politkë kanë përgjegjësinë që të angazhohen në gjetjen e një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria.

Postimi i plotë i Rudina Hajdarit:

Sot zhvillova një takim me Z. Jonathan Moore, Zëvendës Ndihmës Sekretar i Përgjithshëm në Departamentin Amerikan të Shtetit për Organizatat Ndërkombëtare.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka në vëmendje të veçantë situatën e pazakontë politike në të cilën gjendet vendi ynë aktualisht.

Shqipëria është prej më shumë se dy dekadash anëtare e Këshillit të Evropës, prej 10 vitesh anëtare me të drejta të plota e Aleancës së Atlantikut të Veriut dhe aspiron që së shpejti të jetë anëtare Bashkimit Evropian.

Të gjithë ingredinetët diktojnë domosdoshmërinë për rivendosjen e rendit Kushtetues dhe Shtetit të së Drejtës.

Qytetarët Shqiptarë meritojnë dhe duhet të gëzojnë paqe sociale, rend dhe siguri, sundim të ligjit, politika afat-gjata zhvilluese, progres ekonomiko-social, integritet institucional, përgjegjshmëri dhe mirëqeverisje.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës përfaqësojnë për çdo qytetar Shqiptar aleatët e bekuar të Shqipërisë që na janë gjendur pranë në sfida jetike të përmasave historike si engjell mbrojtës duke na udhëzuar në zgjidhje të dobishme dhe largëpamëse që nxjerrin faqebarrdhë Shqipërinë dhe qytetarët e saj.

Aktorët politik kanë përgjegjësinë që të angazhohen një orë e më parë në mënyrë serioze, të sinqertë dhe profesionale për të orientuar një zgjidhje politiko-institucionale afatgjatë në frymën e Kushtetutës që të jetë e gjithëpranueshme për t’i dhënë fund krizës së paprecedentë në cilën gjendet sot Shqipëria, me objektiv për të siguruar një zgjidhje që garanton në radhë të parë interesin e qytetarëve dhe të kombit për forcimin demokracisë dhe aspiratës Evropiane. ????

5 komente në “Rudina Hajdari takon zyrtarin e lartë të DASH, në fokus zgjidhja e krizës dhe mbështetja për integrimin: SHBA, engjëlli mbrojtës i Shqipërisë”

  1. Aldo says:

    Po Z. Sal-lehi i Vicidolit cfare thote per kete takim?! Me siguri thote se zyrtari i larte i Departamentit te Shtetit nuk perfaqeson politiken e SHBA, dhe se Rudina Hajdari nuk perfaqeson PD, pra eshte e hashtligjshme, gjithnje sipas Salehut.
    Bravo Rudina, vazhdo jete rruge se kjo eshte e vetmja rruge e drejte pernje politikane si ty!
    Suksese!

  2. Komentuesi says:

    Bravo Rudina.Mos u tut fare nga presionet e Berishes dhe Bashes.Duaje partine tende dhe ec perpara.

  3. Bilbilenjet says:

    I themi Rudina Hajdarit te bashkepunoi me faktorin nderkombetar sidomos me Ameriken,qe te na vije nje dite e mbare per ta rregulluar shqiperine.Pd-ke eshte Rudina Hajdari.Ajo do votohet masivisht dhe ne menyre te habiesheme nga shqipetaret.Berisha dhe Basha kane per te ngelur me gisht ne goje.

  4. xy says:

    Nuk ka rendesi ke takon, kjo eshte pa vlera,pa personalitet, e shtrember qe ne gen.

  5. like says:

    zoti Moore,
    a ka mundsi me sqaru içik kush e hoqi rendin kushtetues? se mue me duket se PD si gjithmone i ben kto pune. masanej, qysh shkoke ti me kerku me zor me fut n´binare PD kur simas llogjiks me te thjeshte te demokracise, PD duhet me u shpall anti-kushtetuse? pse i mbani kaq me hater ata qe shkelin ligjet or taj? se nuk eshte as si hera e pare, por nje serial 30 vjeçar.

    ne demoraci pakica nuk i imponohet shumices or zotni!
    Ku fle lepuri zoti Moore?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje